Prishtinë/ Përleshje mes studentëve dhe policisë, 26 policë të plagosur (video)

Protesta e studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë është përshkallëzuar sot kur studentët u përleshën me policinë. Siç ra...


Protesta e studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë është përshkallëzuar sot kur studentët u përleshën me policinë. Siç raporton mediat kosovare bilanci i të plagosurve nga radhët e policisë është i lartë, ndërsa të paktën 30 protestues janë arrestuar. Protesta vazhdon akoma.
“Zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar se 29 policë janë lënduar si pasojë e protestuesve tëdhunshëm. Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë se deri më tash janë arrestuar 33 protestues. 26 policë të lënduar, katër rëndë.  26 policë të Kosovës janë lënduar nga protestat që po mbahen para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Zyrtarë të Policisë kanë konfirmuar se katër prej tyre janë lënduar rëndë dhe kanë pësuar nga gjuajtje e protestuesve. Edhe 10 protestues janë lënduar, ndërsa janë arrestuar 35 prej tyre. Ndërsa nuk ka shenja të përfundimit të protestës së studentëve dhe të shoqërisë civile, që kërkon dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, njoftohet për 33 protestues të arrestuar, ndër ta edhe përfaqësues të shoqërisë civile.Policia speciale tashmë ka përforcuar pozicionet në të gjitha anët e objektit të Rektoratit. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të mos provojnë të hyjnë me forcë në Rektorat. Protestuesit, ndërkaq, janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe thërrasin për dorëheqje të rektorit”, raporton Express.
Pjesëmarrësit  brohorasin “Universitet, jo pushtet!”, “Marre!”, “Dorëheqje!”…
Kjo është dita e nëntë e protestës së studentëve dhe anëtarëve të një numri organizatash të shoqërisë civile. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi pas zbulimit se kishte publikuar punime shkencore në një revistë të rreme në Indi.

Related

Video 6356039154455679715

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item