Brazil, viza të posaçme falas për tifozët e Botërorit të futbollit

Brazili do të japë viza të posaçme dhe falas për të gjithë tifozët e huaj, të cilët dëshirojnë të marin pjesë në Kupën e Botës nga 12 qersho...


Brazili do të japë viza të posaçme dhe falas për të gjithë tifozët e huaj, të cilët dëshirojnë të marin pjesë në Kupën e Botës nga 12 qershori deri në 13 korrik, njoftoi sot kreu i diplomacisë braziliane, Luiz Alberto Figueiredo.
“Ne kemi vendosur të japim viza të përkohshme dhe të posaçme krijuar veçanërisht për të gjithë tifozët që do të vijnë në Brazil. Vizat do të lëshohen në bazë të prioritetit dhe do të jepen falas nga ambasadat tona dhe konsullatat jashtë vendit”, deklaroi ministri para Komisionit të Punëve të Jashtme në Senat.
Më shumë se 600 mijë të huaj priten gjatë Botërorit që do të zhvillohet në dymbëdhjetë qytete mikëpritëse dhe do të shtohet me më shumë se 3 milionë tifozë brazilianë që qarkullojnë në vend.
Brazili, i cili aplikon një politikë reciprociteti, kërkon viza hyrëse në territorin e tij nga të gjithë vendet që i imponojnë viza shtetasve brazilianë, si SHBA-ja. Sipas Ministrisë së Jashtme, këto shtetas të huaj mund të kontaktojnë përfaqësitë braziliane në shtetin e tyre, duke i pajisur me biletat e avionit, dhe një vizë afatshkurtër do të jepet falas brenda një afati kohor të shkurtër.

Related

Sport 7495899926327918768

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item