Mentor Petrela klasifikohet ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë
“World Academy of Neurological Surgery” përzgjedh profesorin shqiptar ndër 100 mijë neurokirurgë në botë Lorina Mixha Shefi i Neurokirurgjis...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/mentor-petrela-klasifikohet-nder-100.html
“World Academy of Neurological Surgery” përzgjedh profesorin shqiptar ndër 100 mijë neurokirurgë në botë
Lorina Mixha
Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, zgjidhet ndër 100 kirurgët më të mirë të botës. Revista shkencore, pak kohë më parë, ka njoftuar profesor Petrelën se vendin bosh në akademinë e ekselencës do ta zinte neurokirurgu shqiptar, pas vdekjes së njërit prej anëtarëve.
Për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.
“World Academy of Neurological Surgery” tanimë ka pjesë edhe profesorin shqiptar, shefin e neruokirurgjisë, Mentor Petrelën. Engelbert Knosp dhe James Rutka më kanë kontaktuar për vite me radhë. Kam kontribuar nëpërmjet botimeve të artikujve shkencorë përgjatë gjithë këtyre viteve”, thotë shefi i neurokirurgjisë, ndërsa na tregon revistën shkencore, më e njohura në të gjithë botën për veprimtarinë e saj në kërkimin shkencor.
Përgjatë gjithë përvojës së tij në krye të detyrës, profesor Petrela ka qenë pika e referimit për pacientët në të gjithë Shqipërinë, por edhe për trojet. “Më kanë njoftuar se jam përzgjedhur të jem pjesë e ‘World Academy of Neurological Surgery’. Bëhet fjalë për një akademi botërore ku për t’u bërë pjesë ka kritere dhe procedura specifike. Qindra operacione të vështira janë kryer nga profesor Petrela i cili përveç kontributit të tij si neurokirurg, jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në vend, por edhe në universitete të tjera europiane. Duke nisur nga ky vit, neurokirurgu është klasifikuar si një ndër 100 më të mirët në të gjithë botën, ashtu siç quhet edhe nga akademikët, 1 ndër 100 Augustët në shërbimin e Neurokirurgjisë. Engelbert Knosp dhe James Rutka, drejtuesit e revistës shkencore dhe njëkohësisht përfaqësues të Akademisë, janë kujdesur për të gjitha procedurat, modalitetet, takimet dhe konferencën që është mbajtur kur profesori shqiptar është përfshirë zyrtarisht në këtë strukturë botërore. Në mënyrë modeste, profesor Petrela na thotë se e kanë ftuar të jetë pjesë e “World Academy of Neurological Surgery”, por të gjithë ata që e njohin botën akademike, kirurgjinë dhe kërkimin shkencor janë në gjendje të kuptojnë se profesori shqiptar është klasifikuar ndër 100 më të mirët, nga 100 mijë neurokirurgë të njohur në të gjithë botën. Strukturat shëndetësore apo akademike në vend ende nuk kanë organizuar një ceremoni për këtë arritje të shefit të neurokirurgjisë, por pacientët, kolegët dhe miqtë e profesor Petrelës gjatë gjithë kësaj kohe kanë përcjellë urime për neurokirurgun shqiptar, ndër 100 më të mirët në të gjithë botën.