TEKNOLOGJI – SHBA – Blerjet historike në sektorin e teknologjisë elektronike

SAN FRANCISKO, 20 shkurt /ATSH-AFP/ – Blerja e aplikacionit për mesazhe telefonike, “WhatsApp” nga “Facebook” me shumën prej 19 miliadë doll...

SAN FRANCISKO, 20 shkurt /ATSH-AFP/ – Blerja e aplikacionit për mesazhe telefonike, “WhatsApp” nga “Facebook” me shumën prej 19 miliadë dollarësh një pjesë para në dorë dhe një pjesë në aksione shënon një nga blerjet më të rëndësishme dhe të mëdha në sektorin e teknologjisë.



Më poshtë vijojnë blerjet më të mëdha në këtë sektor në rend zbritës:

* Kompania “Hewlett-Packard” (HP) blen kompaninë ”Compaq Computer” në shtator të vitit 2001 për 25 miliardë dollarë. Një nga kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të kompjuterave HP bleu kompaninë “Compaq” për të konkuruar me gjigantin IBM.

* “Google” blen “Motorola Mobility” në gusht 2011 për 12,5 miliardë dollarë me shpresën që të konkurojë me “Apple”-in në sektorin e telefonisë. Por pas tre vitesh e rishet ”Motorola”-n tek kompania “Lenovo” për 2,91 miliardë dollarë.

* HP blen prodhuesin britanik të elektronikës ”Autonomy” në gusht 2011 për 10, 24 miliardë dollarë. Më pas një hetim u hap në SHBA dhe Britani sepse HP-ja akuzon britanikët se kanë fryrë faturat para se të kryhej blerja.

* “Microsoft” blen “Skype”, shërbimi telefonik në internet, në maj 2011 për 8,5 miliardë, blerja më e madhe e kryer nga kompania.

* “Oracle” blen “Sun Microsystems” dhe gjuhën programimit “Java”, në prill të vitit 2009 për 7,4 miliardë dollarë.

* “Microsoft blen  ”Nokia”-n në shtator 2013 për 7,2 miliardë, me shpresën që të çajë në sektorin e smartfonëve që dominohet nga “google” dhe “Apple”.

* “Google” blen “YouTube në tetor 2006 për 1,65 miliardë dollarë

* “eBay” blen sistemin e pagimit të pagesave ”PayPal” në qershor 2002 për 1,5 miliardë dollarë

* “Yahoo” blen faqen e blogut “Tumblr” në maj 2013 për 1,1 miliardë dollarë.

* “Facebook” blen “Instagram”-in në prill 2012 për një miliard dollarë.

Related

Teknologji 3055050393224916349

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item