Whatsapp & Facebook – Emigranti Jan Koum miliarderi sa hap e mbyll sytë

Emigranti ukrainas, Jan Koum me siguri nuk e dinte që vite pasi ai punonte duke vendosur pullat e ushqimeve në periferi të Kievit, në moshën...

Emigranti ukrainas, Jan Koum me siguri nuk e dinte që vite pasi ai punonte duke vendosur pullat e ushqimeve në periferi të Kievit, në moshën 37-vjeçare në Amerikë, “do të bëhej fituesi i 19 miliardë dollarëve”, pas një kontrate të nënshkruar me rrjetin social “Facebook” gjatë ditës së djeshme.

Bashkethemeluesi ukrainas i aplikacionit Whatsapp, nga nje vendoses pullash i ushqimeve, ne miliarder brenda nje nate, pas nenshkrimit te marreveshjes me Facebook

Koum, sipas “Daily Mail”, të cilët kanë realizuar edhe një speciale për shërbimin mesenxher Whatsapp, bëjnë të ditur se “ai ka qenë një emigrant ukrainas, i cili shkoi në Amerikë në moshën 16-vjeçare, në një komunitet të vogël pranë Mountain View në Kaliforni. Deri në moshën 16-vjeçare, Koum, u rrit në një komunitet hebraik, në periferi të Kiev-it, kryeqytetit të Ukrainës, në një shtëpi e cila nuk kishte ujë të ngrohtë apo elektricitet”.
Sipas “Forbes”, “babai i tij nuk u bë kurrë i gjallë, ndërsa e ëma e cila e siguronte jetesën në Amerikë, për të voglin e saj Koum, duke shitur fletore dhe çanta, u diagnostikua me kancer. Koum, ende pa mbushur 18-vjeç u përfshi si pjesë e një grupi hackerash të quajtur “w00w00″ në chat-in Efnet, duke “përgjuar” serverat e Silicon Valley si dhe duke bashkëbiseduar me një nga themeluesit e Napster-it, Sean Fanning”.
U regjistrua në Universitetin Shtetëror “San Jose” si dhe njëherazi u punësua nga “Ernst & Young”, si testues sigurie. Në 1997, ai u punësua nga Yahoo si inspektor i kësaj kompanie për sistemin e reklamave. ku edhe njohur Acton. Kur e ëma e tij vdiq papritmas nga kanceri në vitin 2000, i riu ukrainas u gjet i vetëm, pas vdekjes të së atit të tij në vitin 1997. Këtu u lidh së tepërmi me Acton, një miqësi, e cila vite më pas do të kishte rezultate “të kënaqshme”, duke ikur të dy për ski, luajtur frisbee, apo duke luajtur futboll. Acton e mbështeti Koum, duke filluar kështu edhe idetë e para të një shërbimi që do të lindte shumë shpejt…
Shërbimi Whatsapp, të cilin Koum e krijoi së bashku me Brian Acton në vitin 2009, çuditërisht ndodhet veçse disa blloqe larg zyrave të Mountain View, të Kalifornisë, ku gjatë ditës së djeshme u nënshkrua edhe marrëveshja me Facebook.

Bashkethemeluesit Brian Acton dhe Jan Koum. Fotografi nga Robert Gallagher per Forbes


Të dy patën idenë ta krijonin këtë aplikacionin në një kafe pranë shtëpisë së tyre e më pas ta zhvillonin atë, ndërsa si Koum dhe Acton “nuk ishin në gjendje ta kuptonin” se disa vite më vonë, aplikacioni i tyre do të kushtonte 19 miliardë dollarë. Kështu, 12 miliardë dollarë Facebook në emër të llogarisë bankare “Whatsapp”, 4 miliardë të tjerë para në dorë (Cash), ndërsa 3 miliardë të tjera “të futura” në llogarinë e bashkë-themeluesve e të punësuarve të këtij shërbimi, në se marrëveshja do të prishet në katër vitet e ardhshme.
Krijuesi i Faceebook, Zuckerberg, e ka konsideruar këtë marrëveshje “si një arritje të madhe, pasi pritet që aplikacioni të arrijë në një miliardë përdorues”. “Kombinimi Whatsapp me Facebook do të na lejojë të lna idhë më shumë njerëz nga e gjithë bota”, ka bërë të ditur Zuckerberg, ndërsa ka shtuar se, “është aplikacioni që ka më shumë rritje në përdorues, madje më shumë edhe se vetë Facebook”.
Ndërsa Koum, pas nënshkrimit të kësaj kontrate ka thënë për mediat se, “është një moment tejet emocionues për mua. Çdo ditë, dërgohen më shumë se 19 miliardë mesazhe e janë më shumë se 1 milionë përdorues ditorë. Ne ngaherë kemi dashur të jemi të thjeshtë në përdorim e të krijonim një shërbim më të mirë se thjesht, një SMS (mesazhe tekst)”.

Logoja e aplikacionit Whatsapp


Whatsapp…apo slang-u: Ç’kemi?

Shërbimi mesenxher apo aplikacioni Whatsapp, siç njihet nga të gjithë, është pjesë e gjithë telefonave Smartphone, e përkatësisht platformave Apple iOS, Symbian, Asha, Windows Phone, BlackBerry OS apo Android dhe është një prej shërbimeve më të përdorura në botë. Ndonëse një aplikacion “i çuditshëm”, i cili bën të ditur se një vit pas regjistrimit me numrin tuaj do bëhet me pagesë prej 0.01 dollarë në vit, aplikacioni ka vite që është falas për përdoruesit, duke u shkarkuar si i tillë nga paketa Store e aplikacioneve për telefonat jo-Androidë dhe Play Store për telefonat Androidë.
Me anën e këtij shërbimi, i cili funksionon në bazë të internetit nga telefoni juaj, dërgohen mesazhe tekst, fotografi, audio si edhe video. Shërbimi Whatsapp ka më shumë se 450 milionë përdorues aktivë në muaj, në krahasim me Twitter që ka pothuajse 241 milionë të tillë. Facebook bleu shërbimin Whatsapp, pasi kishte blerë më parë Instagram-in për 715.3 milionë dollarë.

Sipas “Financial Times”, “Whatsapp, ka bërë me mesazhet e shkruara nga telefoni, atë që Skype ka bërë me telefonatat ndërkombëtare”. Më 10 Nëntor 2013, Whatsapp regjistroi mbi 190 milionë përdorues aktivë në muaj, 400 milionë foto të shpërndara e mbi 10 miliardë mesazhe ditore, ndërsa një muaj më vonë, ky aplikacion regjistroi 400 milionë përdorues aktivë në muaj. /ATSH

Related

Teknologji 6721020958646196769

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item