FOTOT/ Çfarë marrëveshje? Nuk ka armëpushim në Kiev
Nuk ka zgjatur as disa orë marrëveshja për një armëpushim mes opozitës dhe qeverisë në Ukrainë dhe kryeqyteti është mbërthyer nga përplasjet...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/fotot-cfare-marreveshje-nuk-ka.html
Nuk ka zgjatur as disa orë marrëveshja për një armëpushim mes opozitës dhe qeverisë në Ukrainë dhe kryeqyteti është mbërthyer nga përplasjet e dhunshme.
Raportimet deri më tani janë konfuze, por flitet për 35 të vdekur.
Një gazetar raporton se ka parë të paktën 13 trupa në lobin e një hoteli.
Marrëveshja e armëpushimit u mirëprit nga vetë presidenti amerikan, Barack Obama.
Presidenti ukrainas deklaroi se e enjtja do jetë një ditë zie për viktimat.
Por nuk ka asnjë moment paqeje në Ukrainë, ndërsa ekziston frika se vendi po shkon drejt luftës civile.
SHBA ka vendosur që të ndalojë dhënien e vizave për 20 zyrtarë ukrainas, që konsiderohen si përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve./tema