Shpërthimi vdekjeprurës i vullkanit në Indonezi
Një vullkan shpërtheu në ishullin e Sumatrës në Indonezi duke mbuluar shumë fshatra me hi të nxehtë dhe duke vrarë së paku 14 njerëz. Mali S...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/shperthimi-vdekjeprures-i-vullkanit-ne.html
Një vullkan shpërtheu në ishullin e Sumatrës në Indonezi duke mbuluar shumë fshatra me hi të nxehtë dhe duke vrarë së paku 14 njerëz.
Mali Sinabung hodhi hi dhe shkëmbinj të nxehtë deri 2 kilometra në qiell në një seri shpërthimi mëngjesin e sotëm.
Punonjësit e emergjencave thanë se numri i viktimave mund të jetë më i madh por ata nuk i janë afruar zonës së shpërthimit.
Mijëra vetë u evakuuan në shtator kur Sinaungu shpërtheu pasi kishte fjetur për tri vjet. Shumë prej banorëve u lejuan të kthehen vetëm të premten e shkuar.
Kur vullkani shpërtheu më 2010, së paku dy njerëz mbetën të vrarë dhe 30 mijë të tjerë u larguan. Para vitit 2010, Sinabungu pati fjetur për 400 vjet. Ai është një nga 130 vullkanet aktive të Indonezisë.
Ekspertët thonë se ky mal nuk është studiuar mjaftueshëm dhe është më pak i parashikueshëm se sa vullkanët e tjerë.