Psikologji/ Dhimbja nga vetmia njësoj si dhimbja trupore
Vetmia mund të jetë fatale për të moshuarit bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve, ANSA duke iu referuar një studimi të Universitetit te ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/psikologji-dhimbja-nga-vetmia-njesoj-si.html
Vetmia mund të jetë fatale për të moshuarit bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve, ANSA duke iu referuar një studimi të Universitetit te Çikagos, që nxorri në pah efektet e jetës së vetmur tek të moshuarit.
Sipas rezultateve të studimit, të vetmuarit kishin 14% më shumë mundësi të vdisnin para kohe, ndërkohë që për ata që jetonin në varfëri ekstreme kjo shifër shkonte në 19 %. Edhe më parë studime të ndryshme kishin hedhur dritë në lidhjen që ekziston mes vetmisë dhe një sërë problemesh shëndetësore si hipertensioni, ulja e imunitetit, depresioni, iktusi apo infarkti. Në fakt John Cacioppo, psikolog në Universitetin e Çikagos dhe pjesëmarrës në studim e ka krahasuar dhimbjen nga vetmia me dhimbjen fizike.
Sipas psikologut është shumë e rëndësishme që edhe pas një moshe të caktuar, individi të jëtë aktiv. “Kalojnë një pleqëri më të mirë fizikisht dhe psikologjikisht ata të moshuar që vazhdojnë të integrohen me miq, e familjarë” thotë ai.
Mosha e tretë përbën një kategori të rëndësishme në shoqërinë shqiptare. Aktualisht sipas treguesve më të fundit mosha e tretë përbën 9 % të popullsisësë përgjithëshmë. Në Europë, mosha e tretë zë 20% të popullsisë, ndërkohë që pas 15 vitesh mendohet që kjo shifër të jetë 33%.ATSH