Më 2015, bota do të ketë 9.6 miliardë njerëz
Popullata e botës nga 7.2 miliardë do të shtohet në 8.1 miliardë në vitin 2025, përkatësisht në 9.6 miliardë deri në vitin 2050, thonë pro...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/me-2015-bota-do-te-kete-96-miliarde.html
Popullata e botës nga 7.2 miliardë do të shtohet në 8.1 miliardë në vitin 2025, përkatësisht në 9.6 miliardë deri në vitin 2050, thonë projeksionet e raportit më të ri të OKB-së.
Në raportin që u publikua sot, rritja më e madhe e projektuar e popullatës pritet në rajonet e botës në Zhvillim, kur pritet që shtimi i popullsisë nga 5.9 miliardë të tashëm të shkojë në 8.2 miliardë në vitin 2050.
Në të njëjtën periudhë, sipas raportit të OKB-së, popullata në vendet e zhvilluara pritet të mbetet e njëjtë në numër, përkatësisht 1.3 miliardë njerëz.
Në periudhën deri në vitin 2050, shtim veçanërisht të madh të popullsisë do të kenë Afrika dhe vendet në zhvillim që edhe tash kanë popullsi shumë të madhe, si India, Indonezia, Pakistani Filipinet dhe SHBA-ja./Indeksonline