Lady Gaga: Si dola nga depresioni

Lady Gaga rrëfen periudhën e vështirë të depresionit që kaloi në fund të 2013-s. Në një intervistë për “Harper Bazaar”, këngëtarja thotë se ...


Lady Gaga rrëfen periudhën e vështirë të depresionit që kaloi në fund të 2013-s. Në një intervistë për “Harper Bazaar”, këngëtarja thotë se vendosi të reagojë me ardhjen e 2014-s dhe gjeti mënyrën për të dalë nga dëshpërimi.
“Në fund të vitit 2013, isha bërë tejet depresive. E rraskapitur nga lufta me njerëzit, nuk mund të ndjeja as të rrahurat e zemrës sime. Isha e zemëruar dhe cinike dhe ndjeja një pikëllim të thellë. Thjesht, sikur isha ndalur së luftuari. Por më 1 janar jam zgjuar, kam qarë, e kam shikuar veten në pasqyrë dhe kam thënë: ‘e di se nuk dëshiron të luftosh. E di se nuk mundesh, por e ke bërë këtë edhe më parë. E di se është e dhimbshme, por këtë depresion nuk mund ta mbijetosh në këtë mënyrë’”, ka zbuluar Gaga në këtë intervistë.
“Vërtetë ndjeja se po vdisja, sikur po shuhesha ngadalë. Por pastaj vetvetes i kam thënë se duhet të luftoj. Për shkakun e vetes, për muzikën, për fansat, për familjen. Depresioni nuk ta merr talentin, por e bën të vështirë ta gjesh. Por gjithmonë e gjen disi. Pikëllimi nuk mund të rrënojë atë të mirën në mua. E kam gjetur atë copëz të vogël të dritës”, ka përfunduar ajo.

Related

Vip 9037733491624288130

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item