VIDEO LAJM/ Ilaçi që mund të kthejë në jetë të vdekurit
(KUJDES: VIDEO ME PERMBAJTJE TE RENDE) Prej kohësh flitet për efektet e ilaçit Naloxone tek personat që kanë marrë overdozë heroine. Në përp...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/video-lajm-ilaci-qe-mund-te-ktheje-ne.html
(KUJDES: VIDEO ME PERMBAJTJE TE RENDE)
Prej kohësh flitet për efektet e ilaçit Naloxone tek personat që kanë marrë overdozë heroine.
Në përpjekje për të nxitur ekipet e shpëtimit ose urgjencat që të përdorin një ilaç të tillë, Sanjay Gupta i CNN tregoi një video ku shihet se si një 29- vjeçare kthehet në jetë falë këtij ilaçi.
Videoja tregon një vajzë, të quajtur Liz, që merrte drogë që kur ishte 11 vjeç, e cila ndërron jetë për shkak të një overdoze heroine.
Të afërmit e saj tentojnë që ta sjellin në jetë me frymëmarrje artificiale, por është e pamundur.
Atëherë i bëjnë një injeksion me Naloxene. Kur ajo nuk ngrihet, i bëjnë edhe një tjetër injeksion dhe ilaçi funksionon.
Në disa qytete në SHBA, policia ka nisur që të pajiset me këtë ilaç për të ndërhyrë sa më shpejt në rastet e mbidozës.
Vajza që shpëtoi nga ky ilaç, ka hyrë në një klinikë detoksikimi javën e shkuar./ep