Homazhe në Tiranë dhe Lushnjë për ikonën e muzikës shqiptare (VIDEO)

Rreth orës 18:20 mbërriti në Tiranë trupi i pajetë të këngëtares së madhe shqiptare, Vaçe Zela. Në kryeqytet trupi është pritur me një cerem...


Rreth orës 18:20 mbërriti në Tiranë trupi i pajetë të këngëtares së madhe shqiptare, Vaçe Zela. Në kryeqytet trupi është pritur me një ceremoni shtetërore, ku ishin mbledhur familjarët dhe shumë qytetarë. Qindra qytetarë janë të pranishëm në homazhe për të nderuar artisten e popullit. Homazhet po zhvillohen në qendrën kulturore që mban emrin e saj, në Lushnjë si dhe në Tiranë.

14:00-Mbërrin trupi i pajetë i Vaçe Zelës në aeroportin e Prishtinës




Ashtu siç ishte njoftuar rreth orës 14:00 trupi i pa jetë i këngëtares Vaçe Zela mbërriti në aeroportin e Prishtinës. Tashmë po kryhen procedurat për nisjen e këngëtares drejt Tiranës ku pritet të mbërrijë rreth orës 17:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si dhe në vëmendjen e kryeministrit, Edi Rama. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore, do të bëhen ditën e shtunë, datë, 08.02.2014, ora 13.00 duke u nisur nga TKOB për tu prehur ne varrezat e Sharrës”, -thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Kulturës. 
Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë. Homazhet po zhvillohen edhe në qendrën kulturore në Lushnjë, qendër e cila mban emrin e saj. Qindra qytetarë janë të pranishëm në homazhe për të nderuar artisten e popullit.
"Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. KËNGA e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare. Faleminderit për emocionet që na dhurove, faleminderit që na ngrohe zemrat nga veriu në jug, nga Kosova, Shkupi, Tetova, Struga e gjithë diaspora", -thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Këngëtarja Vaçe Zela ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, rreth orës 2.00 të mëngjesit të djeshëm, në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, ku ajo jetonte së bashku me vajzën e saj dhe bashkëshortin, Pjerini. Artistja, prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pesë muajt e fundit ajo i pati kaluar në spital, prej ku kishte afërsisht dy javë që kishte dalë. Një prej pengjeve më të mëdha të artistes, të cilin e shprehu dhe në të gjallë, ishte jeta e saj larg Shqipërisë vitet e fundit. Edhe amaneti i saj ishte të prehej përfundimisht në tokën shqiptare.
/Shekulli Online/ E.B./

Related

Kultura 7784027194837075857

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item