INTERVISTË ME STEPHEN SCHWARTZ: VETËVENDOSJE PO MË INJORON PËR SHKAK SE JAM KUNDËR ISLAMIT RADIKAL

Gazetari amerikan dhe drejtuesi i “Center for Islamic Pluralism”, Stephen Suleyman Schwartz që i pari kishte alarmuar për flirtin e Naim Tër...


Gazetari amerikan dhe drejtuesi i “Center for Islamic Pluralism”, Stephen Suleyman Schwartz që i pari kishte alarmuar për flirtin e Naim Tërnavësme organizata të dyshuara ekstremiste. Në një intervistë për Express Schwartz thotë se tash Tërnava në fakt është peng islamit radikal. Megjithëse thotë se wahabizmi po fillon të humbas territor edhe në bazën e tij, në Arabinë Saudite, prezencën e kësaj rryme dhe të ‘Vëllazërisë Myslimane “ në Kosovë e konsideron të rrezikshme.
Express: Si e shihni radikalizimin e përfolur të Islamit në Kosovë?
S. Schwartz : Nuk mendoj se Islami radikal ka një përhapje gjigante në mesin e myslimanëve të zakonshëm kosovarë. Radikalizmi ka “pengjet” e tij, siç është për shembull Efendi Naim Tërnava.
Por, është e qartë se mbajtësit e “mjekrave dhe mbulesave” nuk e kanë zgjeruar ende fushën e tyre të ndikimit.
Express: Kush mendoni që po e ndihmon radikalizmin e islamit në Kosovë?
S. Schwartz : Besoj se ka disa pjesë të ndara të zhgënjyera që influencojnë njerëz të ri, për të cilët Islami radikal është një modë. Por mendoj se si të gjitha modët tjera edhe kjo është e destinuar të dështojë.
Express: A ka wahabi në Kosovë dhe sa mendoni se është numri i tyre dhe pozitat e tyre në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK)?
S. Schwartz : Mendoj se Wahabizmi dhe përfaqësimi i ideologjisë së “Vëllazërisë Myslimane” paraqet një problem serioz në Kosovë, para se gjithash për shkak të gatishmërisë së tyre për të përhapur dhunë kundër të moderuarve, tradicionales, spiritualizmit madje edhe myslimanëve konservativë (por jo radikalë). Megjithatë, nuk besoj se dikush është i frikësuar nga kjo forcë, madje edhe ata që kanë qenë viktima të saj.
Fatkeqësisht, radikalët kanë pranuar komandën nga BIK-u, por një rezistencë ndaj këtyre intrigave është shfaqur dhe po merr forcë.
Express: Kush po i përkrah wahabinjët në Kosovë dhe si?
S. Schwartz : Besojmë se ka një mbështetje për Wahabizmin nga organizata të ndryshme botërore që dalin të jenë të lidhura me institucione dhe individë nga Mbretëria Arabe, por ne nuk mendojmë se Wahabizmi global “da’wa” është i financuar tani nga vendet arabe apo nga ulemaja (dijetarët)zyrtare saudite.
Kemi, megjithatë një mbështetje që del të jetë e infiltruar nga Wahabizmi në Beograd, mbështetur edhe nga strategjia e stilit ruspër të ndarë shqiptarët dhe myslimanët tjerë në mënyrë që t’i rezistojnë imperializmit ortodoks, ashtu siç e kemi parë në Maqedoni, Sanxhak dhe në Kaukaz.
Express: Në Kosovë është arrestuar një grup prej 6 të rinjsh kosovarë-shqiptarë, që dyshohen për akte terroriste: Si komentoni këtë rast?
S. Schwartz : Islami radikal përfaqëson një kërcënim madhor për të ardhmen e kombit shqiptar, në Kosovë, Maqedoni, Serbinë e Jugut dhe Sanxhak, ngjashëm si terrorizmi çetnik. Çetnikët dëshironin të vrisnin shqiptarët fizikisht, por islamistët duan t’i shkatërrojnë ata shpirtërisht.
Express: A prisni që të ketë edhe raste të tjera të kësaj natyre?
S. Schwartz : Jo, ne besojmë se Islami Radikal është në rënie në Arabinë Saudite dhe në Iran. Regjimi islamist në Turqi gjithashtu është në krizë.
Dështimi i “Pranverës arabe” ka diskredituar ideologjinë islamiste. Islami radikal na paraqitet më i fortë në shtetet e dështuara si Pakistani dhe Afganistani, në Irak, në disa vende margjinale në Afrikë, në diasporën e Azisë së Jugut dhe në Britani. Gjithkund po dobësohet. Ndërkohëmyslimanët sunitë përreth botës janë ta alarmuar nga rritja e brutalitetit që po ndodhë ndaj myslimanëve të pafajshëm në Siri, nga jo-myslimanët “Bashariyya”, kauza e Sirisë nuk ka shkaktuar një reagim global siç është parë në rastin e luftës anti-ruse në Afganistan ose atë anti-çetnike në Bosnjë e Hercegovinë .
Express: Cila është zgjidhja e problemit të radikalizmit të Islamit në Kosovë dhe mbajtjes së wahabinjëve nënë kontroll?
S. Schwartz : E vetmja zgjidhje e problemit të islamit radikal është triumfi i një lidershipi të moderuar myslimanësh, qoftë në shumicën myslimanë ose në pakicën. Islami ka mbijetuar për 14 shekuj pa ndërhyrjen e këtyre mercenarëve, vagabondëve dhe banditëve. Islami do të mbijetojë aq sa donë Allahu subhanewata’la, bazuar në mëshirë, por në formën e tij të moderuar, tradicionale e edhe konservative por jo radikale. /express

Related

Intervista 8054032264822552627

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item