10 hamendësimet e gabuara për femrat dhe paratë

Ideja se femrat vrapojnë pas parave, ndërsa paratë vrapojnë të largohen nga xhepat e femrave, mund të jetë thjesht një hamendësim i gabuar M...

Ideja se femrat vrapojnë pas parave, ndërsa paratë vrapojnë të largohen nga xhepat e femrave, mund të jetë thjesht një hamendësim i gabuar
MITET

Seriali “Seksi dhe qyteti” mund të ketë lënë një pamje të mirë për femrat në aspektin e modës, por gjithashtu ka lënë pas disa stereotipa, si për shembull që femrat e dhëna pas modës nuk dinë t’ia dalin me paratë. Ja hamendësimet dhe provat që ato janë gabim në lidhje me femrat.
1. Femrat fitojnë më pak se meshkujt
Shumë femra fitojnë më pak se meshkujt për të njëjtën punë dhe për të njëjtin profesion. Kjo është diçka e padrejtë, por censusi i zhvilluar në Amerikë ka zbuluar se femrat nga mosha 22-30 në fakt fitojnë më shumë sesa meshkujt në të njëjtën grupmoshë në zona metropolitane. Ka vetëm një problem, që femrat atje janë beqare dhe nuk kanë fëmijë. Lajmi i mirë është se ato nuk janë viktima të diskriminimit global, por për fat të keq privohen nga lindja e fëmijëve dhe u duhet të kërkojnë drejtpeshimin midis punës dhe familjes.
2. Femrat nuk ia dalin mirë me paratë
Stereotipi i femrës që nuk i bën mirë llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave të saj mund të jetë i përhapur, por e vërteta është se femrat kanë më shumë gjasa të përballojnë me sukses blloqet e çeqeve në Amerikë. Rreth 60 për qind e llogaritareve dhe financiereve janë femra, ndaj ato jo vetëm përballojnë ekonominë e tyre, por edhe të të tjerëve.
3. Femrat kanë më pak gjasa të kenë shtëpinë e tyre
Ëndrra amerikane konsistonte më parë në një çift të sapomartuar që blinin një shtëpi, ku rrisnin dy fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Sot, shumë femra po blejnë një shtëpi, por pa një burrë në krah. Sipas raporteve të vitit 2013, femrat beqare po blejnë dy herë më shumë shtëpi sesa meshkujt beqarë.
4. Femrat janë më të papërgjegjshme financiarisht
Sipas një studimi të bërë në fillim të këtij viti nga Lidhja Amerikane e Femrave në Universitet, femrat janë më pak në borxh se meshkujt dhe gjithashtu këta janë më me vonesë në shlyerjen e pagesave sesa femrat.
5. Femrat kanë frikë të jenë në krye
Pavarësisht imazhit se biznesi është bota e meshkujve, në fakt femrat kanë iniciativa më të shumta në fillimin e bizneseve sesa meshkujt. Sipas revistës “Forbes”, pritet që femrat të krijojnë më shumë se 9.72 milionë vende pune në biznesin e vogël në vitet 2014-2018.
6. Femrat kanë më pak ambicie
Për shumë kohë është diskutuar mungesa e ambicies dhe sesi duhet që femrat ta zhvillojnë. Por kur vjen puna për ambicien e shkollimit, duket se femrat ua tejkalojnë meshkujve. Kështu, në censusin amerikan të vitit 2011, u zbulua se femrat merrnin më shumë diploma universitare se meshkujt. Gjithashtu, femrat përbëjnë gjysmën e auditorit në universitetet ku studiohet për drejtësi. Në vitin 2003, për herë të parë në historinë e Amerikës, femrat i tejkaluan aplikimet e meshkujve në shkollën e Mjekësisë.
7. Vajzat janë keq në matematikë
Stereotipi i vajzave që janë jo mirë në matematikë është aq i përhapur sa hyri edhe në industrinë e modës, me bluza që kishin të shtypura mesazhe të tipit “Jam shumë e bukur për t’u marrë me matematikë”. Pavarësisht kësaj, studentet femra dalin po aq mirë sa meshkujt në provimet e matematikës.
8. Femrat nuk drejtojnë ekonominë e shtëpisë
Pavarësisht stereotipit që vazhdon edhe sot, ku femrat presin për princin e kaltër që të kujdeset përgjithnjë për to, më shumë se gjysma e femrave amerikane kujdesen lumturisht për veten. Sipas një vëzhgimi financiar në vitin 2012, 53 për qind e 1400 femrave të intervistuara drejtonin ekonominë e familjeve të tyre.
9. Femrat blejnë më shumë se meshkujt
Në fakt varet nga vendi i blerjes. Nëse bëhet fjalë për blerjet online, meshkujt ua tejkalojnë femrave. Meshkujt blejnë rreth 20-30 për qind më shumë. Një studim në Australi zbuloi se meshkujt shpenzonin 46 për qind më shumë se femrat kur bënin blerje online.
10. Femrat nuk ua thonë për investime
Kur shumica e njerëzve mendojnë për personazhe të njohura të Uoll Stritit, ata mendojnë për meshkuj si Gordon Geko apo Uoren Bafet (Warren Buffett). Rrallë mendojnë njerëzit për femrat. Studimet kanë treguar se femrat janë më të zonja se meshkujt në bërjen e investimeve të zgjuara. Për shkak të vetëbesimit të tepruar, meshkujt investojnë me më pak analizë.

Related

Psikologji 698626403115994291

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item