Femrat fatale, 10 më të parezistueshmet
Amy Adams rikthen në modë gruan që arrin të gjunjëzojë këdo mashkull vetëm me pamjen e saj Të themi të vërtetën surpriza e vërtetë e America...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/femrat-fatale-10-me-te-parezistueshmet.html
Amy Adams rikthen në modë gruan që arrin të gjunjëzojë këdo mashkull vetëm me pamjen e saj
Të themi të vërtetën surpriza e vërtetë e American Hustle ishte: Amy Adams. Nuk mund të vinim në dyshim talentin e regjisorit David O. Russell pas filmave “The Fighter” dhe “Silver Linings Playbook”. Gjithashtu nuk mund të dalë dikush të vërë në dyshim kopjen Christian Bale dhe Bradley Cooper. Për të mos folur më pas për Jennifer Lawrence që, pavarësisht moshës së re, duket si një veterane e Hollywood-it, perfekte në çdo rol të saj. E ëmbla Amy na ka surprizuar po ashtu. Jo vetëm për performancën e saj të shkëlqyer, por për kalimin e një klisheje kinematografike gjithmonë të fshehtë: Femrën Fatale, atë që arrin të gjunjëzojë këdo mashkull vetëm me pamjen e saj. Me një rol si ajo i Sidnejt nuk mund të jesh në mëdyshje: Ose je protagoniste ose qesharake. Amy Adams ka merituar një 10 të madhe për rolin e saj, dhe bashkë me të në faqet e para të revistave është shpërndarë fotoja e saj, personifikim i gruas seksi dhe të rrezikshme. Në historinë e Hollywood-it ka pasur shumë të tilla. 10 prej tyre janë:
1. Sharon Stone (Casino, 1995)
Në një nga sallat e lojërave më të rëndësishme në Las Vegas, një bionde joshëse çmend këdo që ajo sheh. Quhet Ginger, dhe askush nuk mund t’i rezistojë. As Sam-i (Robert de Niro), drejtori i pasur i cili lë kokën për të. Një nga filmat më të mëdhenj të Martin Scorsese-s, edhe për meritën e një aktoreje, që përveç se shumë e zonja, ka një sensualitet “vdekjeprurës”. Kur flet për Sharon Stone shpesh të kujtohen akrobacitë e saj erotike në filmin Basic Instict.
2. Cameron Diaz (The Counselor, 2013)
Filmi ka pak kohë që ka dalë, por në dallim nga tre filmat e mëparshëm, këtu Cameron konsiderohet si “helm”. Quhet Malkina, një nga protagonistet e thrillerit të fundit të Ridley Scott, e fejuara e kriminelit Javier Bardem është aq trazovaçe sa nuk mund ta imagjinosh. Është e vërtetë që ka gjetur pak rehat me komeditë e lehta, por kur ajo e merr seriozisht është me të vërtetë e ashpër.
3. Scarlett Johansson (Match Point, 2005)
Nuk jam një admirues i madh i kësaj aktoreje dhe shpesh komentet rreth bukurisë së saj i shoh të ekzagjeruara. Por më duhet ta pranoj që, nën urdhrat e Woody Allen, ajo transformohet në një bombë të vërtetë, e aftë që të çojë në çmendinë Jonathan Rhys-Meyers-in. Ata njihen si kunetër, por më pas përfundojnë në shtrat dhe situata degjenerohet…
4. Nicole Kidman (Da morire, 1995)
Në një nga qytezat e një province amerikane, një vajzë ambicioze (një Nicole Kidman e re dhe e hatashme) është gati të bëjë gjithçka për të depërtuar në TV. Dhe kur bashkëshorti i saj (Matt Dilon), i çmendur pas saj, përpiqet ta tërheqë pas vetes, dhe më pas e bën të dashurohet me të e detyron të heq dorë nga tipi i bashkëshortes së rëndë. Gus Van Sant heq dorë nga ëndrra amerikane, duke i treguar një histori në dukje të besueshme. Filmi bën bujë vetëm falë protagonistes: një armë atomike e shënjestruar drejt universit mashkullor.
5. Michelle Pfeiffer (Scarface, 1983)
Për femrat në përgjithësi është e pashmangshme të largohen pa lënë shenjë. Shikoni Michelle-n: I duhen vetëm 30 sekonda në filmin e saj debutues për t’ia arritur qëllimit. Skena vihet në jetë në vilën e një bosi të Majemit. Në kohën që ajo zbret nga ashensori, e bukur dhe kryelartë, Tony Montana (Al Pacino) duket i paaftë t’i heqë sytë nga ajo. Dhe nuk është i vetmi…Një nga aktoret më të bukura dhe më shik të të gjitha kohërave.
6. Kim Basinger (LA CONFIDENTAIL, 1997)
Një diva dhe një personazh që nuk mungon kurrë nëpër top-lista. Basinger është verbuese pothuajse në të gjithë filmat. Kujtojmë aktoren në rolin e një prostitute të viteve 50’, e cila për të kënaqur klientët e saj kalifornianë, transformohet në klonin e divës Veronica Lake. Problemet fillojnë kur futen në telashe edhe dy agjentë të policisë (Russell Crowe dhe Guy Pearce). Edhe në këtë film ajo le të njëjtën shije: E paharrueshme.
7. Kathleen Turner (Brivido Caldo, 1981)
Një nga filmat klasikë më të bukur të viteve ‘80, me një nga kopjet që atëherë prekte mjaft lehtë ëndrrat e spektatorëve: William Hurt dhe Kathleen Turner. Të jemi të sinqertë historia është e vjetër ashtu si bota. Nën magjinë e një gruaje të mrekullueshme, një burrë bindet të vrasë bashkëshortin e saj në mënyrë që më pas të martohet me të. Sipas jush, si përfundon ngjarja? Me gjithë respektin për bashkë-protagonistin mashkull, Kathleen Turner është kryesore në film dhe e luan rolin e saj natyrshëm dhe në mënyrë erotike që do të shkrinte edhe ajsbergun e Titanikut.
8. Jessica Lange (The postman always rings twice, 1981)
Edhe këtu nuk është se na u desh të humbnim mendjen: vala ndërlidhëse mes vagabondit Jack Nicholson dhe gruas së një mjeku që i ofroi atij punë (Jessica Lange) ka mbetur në mendjen e të gjithë ndjekësve të kinemasë. Pa marrë parasysh kualitetit e saj artistik të padiskutueshëm, Lange është me të vërtetë e papërballueshme
9. Theresa Russell (Black Widow, 1987)
Ky film me siguri meritonte një popullaritet më të madh, që tregon për historinë e një gruaje të bukur e vdekjeprurëse (Theresa Russell): Në fillim martohet me më të pasurit dhe pasi ata vdesin në rrethana në dukje normale, ajo gëzon pasuritë e tyre. Deri kur një dedektive këmbëngulëse (Debra Winger) fillon të dyshojë që këto vdekje nuk ndodhin natyrshëm…
10. Juliette Binoche (Damage, 1992)
Një histori patologjike, e drejtuar nga Louis Malle, kur ndjenjat seksuale gjenerojnë në një tragjedi si ato të antikitetit grek. Në qendër të këtij të errët dhe tërheqës në të njëjtën kohë, është lidhja e ministrit anglez (Jeremy Irons) dhe vajzës së gruas së tij. Ajo çka i bashkon është fiksimi me pasoja të paparashikueshme. Jerermy Irons është i paarritshëm, por Juliette Binoche shkakton të dridhura.
Alberto Rivaroli Panorama.it/