BRITANI – Media: vendi në alarm për 250 xhihadistët e kthyer nga Siria
LONDËR, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Britaninë e Madhe është në alarm për 250 xhihadistët britanikë të cilët, pasi kanë luftuar në Siri, janë kth...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/britani-media-vendi-ne-alarm-per-250.html
LONDËR, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Britaninë e Madhe është në alarm për 250 xhihadistët britanikë të cilët, pasi kanë luftuar në Siri, janë kthyer në atdhe dhe tani mund të organizojnë atetnate terroriste, njoftoi sot gazeta ”Sunday Times”. ”Shërbimet britanike të sigurisë në Londër po mbajnë nën kontroll të gjithë ish-luftëtarët xhihadistë që kanë luftuar në Siri”, shton gazeta. Vitin e kaluar MI5-a dhe policia arritën të mënjanonin një atentat terrorist të stilit Bombei, që një celulë me origjinë nga Siria po organizonte për të shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit britanik. Këta xhihadistë janë trajnuar në kampe që kanë lidhje me al-Kaedën dhe shumë prej tyre kanë luftuar edhe në Afganistan dhe Pakistan./ a.jor.