Moda, një faktor i rëndësishëm i emancipimit të grave
Rajna Kova ç i Është interesant fakti që emancipimi dhe moda janë shumë të lidhur, madje rrjedhin nga njëra-tjetra. Kozmetika arti i të zbuk...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/moda-nje-faktor-i-rendesishem-i.html
Rajna Kovaçi
Është interesant fakti që emancipimi dhe moda janë shumë të lidhur, madje rrjedhin nga njëra-tjetra. Kozmetika arti i të zbukuruarit, është aq i vjetër, sa ç’është e vjetër edhe historia e njerëzimit. Ideja dhe dëshira për të qenë i ose e bukur, si dhe i ose e pëlqyer nga të pranishmit, ka qenë reale sëbashku me njeriun e lashtë. Egjipti është djepi i kozmetikës. Bustet ose skulpturat e gjetura nëpër varret e mbretëreshave ose princeshave egjiptiane, si ai i mbretëreshës Nefertit, i punuar në varovik, i datuar më shumë se 5000 vjet, e ka ruajtur bukurinë. Fytyrën e ka të grimuar me shumë shije dhe kujdes, vetullat janë të pikturuara, pudrimi i fytyrës i mrekullueshëm, tek grimi i syve dominon ngjyra jeshile, për shkak të lëkurës ngjyrë mat që ka patur.
Enët prej balte të gjetura në varret e të pasurve tregojnë për përdorimin e gjerë të kozmetikës natyrale. Egjiptologët që punojnë pa pushim për zbulimin e antikiteteve nëpër piramida dëshmojnë se tek të gjitha këto varreza egzistonte era e tamjanit. Kur u gjend mumja e Tutankamonit, kundërmonte era tamjan dhe kishte shumë kripë. Gjithashtu vera e mollës luante rol të rëndësishëm në përgatitjen e mumjeve. Në një poce me verë molle vendoseshin organet e nxjerra nga trupi i njeriut, atje i linin për një kohë të caktuar e më pas e hidratonin trupin dhe lëkurën e mumjes, më pas vendosnin përsëri brenda në trup organet. Doktorët që merreshin me ballsamosjen e njihnin shume mirë anatominë e trupit të njeriut.
Atje misteri është i pranishëm kudo. Recetat e bukurisë të Kleopatrës janë trashëguar deri në ditët tona. Romaket i kanë kopjuar prej saj, më pas greket e kështu me radhë deri në ditët tona. Kleopatra mbetet figura femërore që ka rezistuar të gjitha kohërave, mbetet idhulli i padiskutueshëm, jo vetëm nga bukuria por edhe nga mencuria. Legjendat për të janë të pranishme kudo. Filozofi francez Paskal thotë:” Nëse hunda e Kleopatrës do të ishte pak më e shkurtër , fati i të gjithë rruzullit tonë do të ishte ndryshe…”
Por si ishte pamja e jashtme e Kleopatrës. Fakte të besueshme kanë ardhur nga i madhi Plutark :”.Ajo kishte hundë të gjatë, zë magjepsës(shkruante autori grek), nga tingulli të ngjethej mishi dhe ndjehej si nëpër dejet e trupit depërtonte me mister dhe me sharmin magjik. Vështrimi i saj ishte hipnotizues, thonë që përdorte hipnozën kur i duhej. Lëkura e saj ishte ngjyrë qelibari, që e trashëgonte nga të parët e saj sirianë dhe persë, flokët e zinj…Elegancën dhe formën perfekte trupore e mbante duke notuar dhe kalëruar. “Kleopatra notonte si një sirenë dhe kalëronte si një amazonkë e vërtetë” shkruante Plutarku. Kishte kulturë të gjerë, i binte lirës dhe këndonte shumë bukur dinte shtatë gjuhë të huaja. Njihte me rrënjë Euripidin, Omirin, matematikën, astronominë, njihte shkencën dhe mjeksinë. Jo më kot ka marrë mbi vete idhullin e femrës së pavdekshme dhe fatale. Mendohet se është autorja e parë e traktatit të famshëm të kozmetikës, që u dogj sëbashku nën flakët zhdukmatare të Bibliotekës Aleksandrisë. Kleopatra mbetet personazh i rëndësishëm i historive të ndryshme që kanë lidhje jo vetëm me bukurinë por edhe me mencurinë dhe inteligjencën e gruas. Figurae kësaj gruaje të rrallë është paraqitur shekuj me radhë nëpërmjet romantikës, luftëtares, prijëses , strateges por edhe erotikës së fshehtë.
Kozmetika e Kleopatrës -Në varret e pasanikeve të Egjiptit janë gjetur pomada të përgatitura me terpentinë dhe tamjanë që përdoreshin kundër djersës . Mumjet femra kishin flokë të zeza si pendë korbi, me shkëlqim natyral. Për të patur flokë aq të bukur përdoreshin mehleme të përgatitura prej vaj recini dhe dhjam gjarpëri. Kishte mumje të lyera edhe me këna që zbusnin ngjyrën shumë të zezë të egjiptjaneve.
Për të patur lëkurë të butë dhe të tejdukshme, egjiptjanet përdornin një krem të shëndritshëm i prodhuar nga lulet e lotusit si dhe qumshtin e marrë nga kjo lule magjiplotë. Ndërsa toni i fytyrës ishte përgatitur nga pluhuri i përftuar prej trëndafili të egër të tharë e të bluar të bërë pluhur. Në buzë përdornin buzëkuq ngjyrë rozë.
Është fakt i pamohueshëm se vështrimi i ëmbël fshihet në thellësinë e vështrimit të syve. Kleopatra thonë se i lyente sytë me një vizë prej lapsi jeshil , pastaj me pika të vogla prej mjalti e në fund konturonte me laps të zi. Egjiptiologët dëshmojnë se Kleopatrës i pëlqente parfumi me aromë trëndafili si edhe esenca e lules së irisit, që obortarët i blinin nga India dhe Arabia. Disa autorë romak kanë dhënë disa fakte të rreme , se gjoja ajo përdorte erëza magjike për të bërë për vete burrat më potentë të shekulit. Por nuk është e vërtetë, ajo nuk kishte nevojë të përdorte erëza ndjellëse.Kleopatra kishte cilësi të rralla, njihte shumë mirë Euripidin,Sofokliun, Herodotin dhe Homenrin. Jo më kot ajo i dha një fizjonomi të vecantë personalitetit të saj si: gruaja e pavdekshme dhe fatale. Deri më sot ajo mbetet figura grua me të cilën janë marrë më shumë kineastët, regjizorët, shkrimtarët, kroniarët, piktorët, do të thosha arti në përgjithësi.
Recetat e bukurisë që përdorte ajo u përhapën me shpejtësi edhe tek romaket apo tek greket e lashta. E fshehta e bukurisë së saj qëndronte jo vetëm tek pamja e saj jashtme por edhe tek besimi që kishte në vetvete e në forcën e saj jo veteëm për paraqitjen por edhe për inteligjencën që ishte koshjente. Bima e aloes ishte një nga bimët me të cilat ajo lyente fytyrën dhe trupin. Ky lloj kremi ndalon mplakjen e parakohshme, ushqen lëkurën, por i jep asaj një ngjyrë shumë të bukur.
Papirusi i parë me këshilla dhe receta bukurie është quajtur “Papirusi i Ebertit”. Është vërtetuar se hartuesja e tyre është Kleopatra e të tjerët me kalimin e kohës i kanë përvetësuar.Është e sigurtë që këto receta janë të mirëpritura edhe në ditët tona. Efikasiteti i tyre është vërtetuar nga paraardhëset tona. Ato janë përgatitur para 5000 apo 6000 vjetësh. Gruaja e dytë e Neronit Popeja është autorja e dytë grua pas Kleopatrës që ka lënë këshilla apo receta për gruan. Është shumë i rëndësishëm ky fakt sepse këto gra thyen tabu, sepse për kohën që jetuan ishte gjë shumë e rrallë. Në shkrimet e saj romakja merrte si shembull Kleopatrën dhe sipas tyre: hgjena, uji, dielli dhe ajri janë të domosdoshme për të qenë të shëndetshme. Lanolina dhe qumështi janë nga substancat më të shpeshta që takohen në këto receta.ndërsa gruaja në botën ilire, ndryshe nga ajo e botës antike greke, ishte më e lirë, madje ajo kishte edhe të drejtën për trashëgimi. Nga zbulimet që janë bërë në Ilirinë e lashtë bukuria e gruas ka qenë në qendër të skulpturave dhe pikturave. Zbukurimet e gjetura janë fakt për nivelin shumë të lartë të gustos dhe shijes, si dhe mënyrën si janë punuar këto bizhu. Ne kemi fatin të kemi bukuroshen e Durrësit, e punuar në mozaik. Ku spikat kombinimi i ngjyrave të mozaikut, buzët shumë të bukura të kuqe dhe flokët si kurorë. Spikat bukuria, eleganca dhe freskia e kësaj vajze të re dhe shumë te bukur.gjithashtu edhe veshjet e grave ilire ishin shumë te bukura dhe nuk ishin me poshtë veshjeve të romakeve apo grekeve.
Më vonë erdhi shekulli i rokokosë dhe i parukeve të mrekullueshme – Po të hedhim një vështrim mbi periudhat e mëvonshme do të njihemi me gra që parfumoseshin me aroma çudiplota. Parfumi u zbulua në atë kohë. Poeti francez Pol Valeri thoshte: ” Gruaja që nuk përdor parfum nuk ka të ardhme…” ishte moda e parukeve të shumëllojshme dhe “ngjyrosjeve të tepruara me bojëra dhe të kremrave të shumëllojshme. Kishte gjithshka luks në të veshur, në mënyrën e jetesës por mungonte higjena. Aristokratet sforcoheshin shumë, zbukuroheshin me paruke të modeleve të ndryshme. Njëherë në një ballo që organizonte një nga Luigjët një aristokrate kishte vendosur një parukë që kishte të modeluar një kafaz me një kanarinë Brenda, shoqja e saj kishte vënë në kokë një frutjerë me lloj lloj frutash, e treta një buqetë me lule shumëngjyrëshe. Në atë kohë kozmetika decorative pati kulmin e vet. Hunda ishte e kuqe, faqet të kuqe flakë, sytë e dekoruara me laps të zi dhe jeshil, pa harruar nishanet që ishin kulmi I modës.do të desha të theksoja se nishanet ishin edhe një domosdoshmëri, sepse mbulonin pucrat e shumta që ju dilnin zonjave nëpër fytyrë nga mungesa e larjes së fytyrës. Ishte koha kur higjena mungonte plotësisht.kështu në pallatin e famshëm të Versajës në Paris kishte 2000 dhoma dhe asnjë banjë për t’u larë. Shpesh në parukat e aristokratëve parzitët lëviznin lirisht. Erërat e këqija që mbanin rrobat maskoheshim me aromat e forta të parfumeve. Rokokoja lehtësonte modelet e fustaneve por vështirësonte modelet e flokëve. Parukat stiloheshin në një mënyrë ku flokët fryheshin i shtoheshin flokë të tjera që gruaja të dukej tre deri në katër kokë më e gjatë. Kjo modë vazhdoi me dhjetra vjet. Që modeli i parukeve të mos prishej parukjerët vendosnin disa jastëcka të vogla, furketa, karfica, fjongo dhe lule natyrale. Të gjitha këto material peshonin 1kg, e në fund paruket pudroseshin dhe parfumoheshin. Lulet e zbukurimit ishin edhe natyrale, por më të sigurta për zonjat ishin lulet artificial të përgatitura prej flokësh të lyera me lloj lloj ngjyrash, që dukeshin si natyrale. Lulet vendoseshin nëpër shporta të vogla prej atllasi, kështu zbukuronin flokët e stërfryra.
Ampir –fundi I shekullit të 18 e fillimi I shekullit të 19- Klasicizmi ishte rryma e re që përshkoi njerëzimin e shekullit të 19. Revolucioni I madh francez dhe realizimi I parrullës së madhe: ”Liri, Vëllazërim dhe Barazi”, solli ndryshime edhe në kozmetikë. Ky revolucion si dhe revolucioni anglez apo amerikan i frymëzuan popujt me ide demokratike dhe përparimtare. Këto ide ndikuan edhe në emancipimin e grave. Zhorzh Sand, Elena Gjika Dora d’istria etj. Edhe gratë filluan të udhëtojnë e të bëhen udhëtare në të gjithë botën, ato u bënë pararendëse të shumë fenomeneve social kulturore. Por edhe në modë u ndje një përparim, veshje më të lehta, më praktike. Në modë filluan të hynin tendencat antike. Gratë flakën korsetë, parukat e rënda dhe shumëngjyrëshe. Në vend të këpucëve me taka të larta filluan të përdornin sandale me rripa që vinin kryq deri tek gjuri si edhe këpucë të sheshta. Filluan të zbulonin krahët deri tek supet. Flokët I zbukuronin me fjongo dhe e shumta me lule natyrale. Prerja e fustanit ku modeli vinte i prerë tek beli tani prerja vinte poshtë gjoksit. Ishte koha e elegancës e burrave galant, fundet nuk ishin aq të gjata sa pastronin tokën, u shkurtuan dei tek kyci i këmbës. Vajzat ishin shumë lozonjare dhe shumë elegante. Filloj muzika klasike ku vajzat fisnike, aristokrate filluan të kompozonin nëpër shtëpitë e tyre pjesë për piano dhe i luanin ato për shoqërinë dhe për familjen tyre. Kështu muzika e dhomës nuk ishte më vetëm për disa njerëz. U zmadhua orkestra dhe filloj interpretimi i muzikës simfonike dhe nga katër instrumentistë që i binin veglave në muzikë dhome u rritën në nëntë pastaj orkestrat që u bënë shumë të mëdha. Pra edhe muzika po përjetonte ndryshime. Dëgjohej me ëndje muzika e Moxartit, Bethovenit dhe e Hendelit. Gustoja filloj të ndryshojë, vajzat dhe gratë filluan të mbanin djeta që të dukeshin fine dhe të holla. Djeta që përdornin rëndom gjinia femërore e asaj kohe ishte pirja e një gote të madhe uji prej250gr. Plot me uthull para buke.
Romantizmi mesi i shekullit të 19 -Gjatë viteve 20 të shekullit të 19 moda ndryshoi përsëri , por këtë herë, mesi ose beli i fustanit ishte shumë i theksuar me qëllimin që beli i hollë të binte në sy. Zonjat dhe zonjushat shtrëngonin belin me ndihmën e dy shërbëtoreve, të cilat shtrëngonin rripat e korsesë. Tregojnë njëherë se një zonjusha e kishin shtrtënguar aq fortë saqë ajo kishte mbetur pa frymë dhe i kishteë rënë të fikët nga mungesa e ajrit. Rrobaqepësit për kontra punt të belit të hollë përdornin mëngët e fryra guf si dhe fundet e gjera. U kthye përsëri krinolini. Pasi përpunohej mirë kthehej në një tip jastëku të vogël që vendosej nën bel mbi vithet. Bukuroshet romantike kishin shumë kujdes për mënyrën e ecjes, moda ishte për ecje me hapa të vogla. Zhuponet dolën në modë po ashtu edhe çadrat. Verdi, operat e tij dolën shumë në modë muzika operistike nuk ishte tashmë kënaqësi vetëm për një grup të vogël njerëzish por për të gjithë popullin. Sepse Verdi bazën e muzikës e merrte ngs muzika popullore e vendit të tij. Ngjyra e fytyrës duhej të ishte e zbehtë. Që të ishin sa më të zbehta”sipas modës” madamat e asaj kohe përdornin pudër orizi por kishte edhe nga ato që përdornin kemëra të përgatitur prej pluhur plumbi. Nga studimet e bëra ka dalë se ky lloj pluhuri jo vetëm që ja u shkatërronte lëkurën por ishte edhe vdekjeprurës.
Filimi i shekullit të 20-të – Gjatë fillimit të këtij shekulli u shfaq në botë moda e lartë, e cila filloj të zhvillohej me një shpejtësi kozmike. Stilistët i hapën luftë rrobave të brendshme të përdorura deri atëhere sipas gustove të inkuizicionit, e në vend të korsesë së tmerrshme rekomanduan trupin e bukur e të lirë të femrës. Sipas tyre në harmoni me të shkonte lëkura e bardhë e lëmuar si mëndafsh, buzët e holla e vështrimi misterioz. Dekolteja zbriste gjithmonë e më shumë ndërsa gjatësia e fundit u shkurtua dhe dilnin corapet e holla të tejdukshme me vizë mbrapa. Gratë fituan të drejtën të mbanin në dorë pipë të hollë me cigare dhe ta pinin atë edhe para burrave, në ambjente të hapura, lokale apo restorante. Tashmë pirja e duhanit nuk ishte e ndaluar për gratë. Zonjat apo zonjushat nuk kishte nevojë të pinin nduhanin fshehtas nga meshkujt.Filluan të përdoren dendur bizhuteritë, në qafë mbanin disa radhë me perla , flokët e prera si djalë capkën. Truku ishte mbresëlënës, cdo grua apo vajzë mund të trukohej si të donte dhe sa të donte. Zonjat përdornin parfume të forta ndërsa zonjushat përdornin parfume më të buta. Mund të na duket e cuditshme por është e vërtetë se pirsingu është përdorur që në atë kohë. Njës fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se në atë kohë gratë e shumë vendeve europiane fituan të drejtën e për të votuar. Finlanda ishte një nga vendet e para që gratë e fituan këtë të drejtë.më pas filluan të fitojnë të drejtat themelore edhe gratë e shteteve të tjera të botës.
Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore – Gratë tashmë kanë mundësi të informohen dhe të informojnë për të gjitha të rejat e modës. Gazeta, revista me faqe të tëra për modën. Artistet e famshme të Hollyëodit , tradhëtira, thashetheme etj. Pra një numër i madh botimesh që flisnin hapur për botën e gruas. Ka shumë gra që duan t’i ngjasin Marlen Ditrih, Greta Garbos. Ato ishin të bukura vishnin costume burrash me këmishë të bardhë dhe kravatë madje edhe kapele-borselinë. Atëherë ishin shumë në modë gjyslyket e diellit, nga ku dilnin vetullat shumë të holla dhe të gjata. Era e luftës ndjehej gjithë andej, madje edhe në ajër. Kjë epokë solli ndryshime, si në çdo fushë të jetës edhe tek gratë si edhe tek moda e veshjes. Në këtë kohë edhe emancipimi i gruas shqiptare nuk kishte ndalur. Ishin motrat Qirjazi u shquan për angazhimin e tyre të suksesshëm për emancipimin e femrës shqiptare. Parashqevia u quajt Zhan D’Ark e Shqipërisë. Ato hapën shkollën e parë të vashave në Korçë. Shkollat e para laike femërore u hapën në Shkodër si ajo e Kushe Micës. Po të shohësh fotot e asaj kohe mund të dallosh fare qartë se motrat Qirjazi dhe zonja të tjera të kulturuara të asaj kohe ishin veshur me veshje shumë elegante dhe shumë moderne. Gratë u bënë luftëtare të cilat luftonin për krah burrave. Por edhe gratë shqiptare kishin shtypin e tyre. Në faqet e tyre aktivistet gra të asaj kohe ngritën probleme që shqetësonin femrën shqiptare. Kërkuan njohjen e të drejtave dhe lirive të saj, bën thirrje edhe për luftë ndaj zakoneve të vjetra. Në këtë lëvizje, një vend të rëndësishëm, zë intelektualja Ikbal Cika, ndër femrat e para në historinë e shtypit shqiptar. Ajo ka qenë kryeredaktore e gazetës “Arbëria”, pronare e revistës ”Java”, gazetar e revistës “Minerva”etj. Në organet që ajo drejtonte do t’i kushtonte një vend të rëndësishëm luftës kundër pabarazisë dhe shkallës së inferioritetit të gruas në familje dhe shoqëri. Nga fotot e saj, veshjet që ajo përdorte ishin shumë moderne, të stiluara prej stilist italjan të kohës. Kapele të vogla, fustane me prerje poshtë belit dhe me pala korenti. Palat ishin të mëdha dhe të vogla, kordelet ishin në modë, flokët e ngjitura pas kokës dhe të shkurtra. Dekoltetë nxirrnin në pah hijeshitë femërore.
Më pas pllakosi kriza e madhe që solli edhe shpërthimin e luftës së parë botërore. Christian Dior ka thënë: ”Sa më irë të jetë gjendja ekonomike e një vendi aq më të pasura janë modelet, sa më të varfra të jenë shtetet aq më të varfra do të jenë modelet…funde të shkurtra do të thotë gjendje e mirë ekonomike…” Ishte koha e grave me tik dhe veshje sportive. Kulti i trupit të fortë lulëzoi edhe në Rusi. Ruset visheshin me pantallona ku u dilnin në pah kofshët me muskuj dhe këmishat që nxirrnin në pah shpatullat dhe krahët me muskuj. Para se të fillonte lufta ,moda femërore konsistonte në kostum që dukej si uniformë ushtarake.
1950, xhentëllmenët preferojnë bjondet – Pas shkatërrimit, vuajtjeve si dhe urisë së tejskajshme që shkaktoj lufta e parë dhe edytë botërore. Njerzve u lindi dëshira për elegancë, ndjenjë që filloj t’inpushtojë dukshëm gratë e pas luftës. Në modën e atëhershme sunduan ngjyrat e forta, dhe veshjet me silueta të dukshme. Stili filloj të diktohej nga Christian Dior. Krijimet e këtij stilisti të famshëm jepnin tek gratë format që ngjanin me sahatin e rërës. Beli shumë I hollë, shpatullat e rrumbullakosura e të gjera dhe fundet me përmbajtje shumë të ngarkuara. Për qepjen e një fundi të tillë duheshin 10m. copë. Një përdorim të gjerë patën cadrat, dorezat, cantat, kapelet dhe këpucët me taka të larta e të holla. Pudra dhe ruzhi, të zhdukura deri në atë kohë, filluan të cfaqen përsëri. Merlin Monroe ishte femra idhull e asj kohe dhe e shumë kohëve që mundoheshin ta imitonin të gjitha gratë dhe vajzat. Nuk mohohet fakti që ajo ishte një femër plot hire por edhe trukatorët e Hollivudit I bënin asaj një grim të rrallë. Lëkurën e saj të zbehtë e pudrosnin me pudër ngjyrë të rrallë, mbi buzët e holla vendosnin dy-tre lloj të kuq buzësh të kremoze , qerpikët ja kuronin ja lyenin dhe ja zgjtnin deri tek vetullat. Mos flasim për ngjyrën e flokëve. Prej një ngjyre kafe të zakonshme në bjonde platin. Në këtë mënyrë Hollivudi prodhoj një idhull që mbetetet e pavdekshme deri në ditët tona. Akoma kur shfaqet në tv të gjithë mahnitemi prej bukurisë së saj. Përdorte përherë parfumin e saj të preferuar “Channel 5”. Të cilin e përdori deri në fund të jetës. Shumica e njerzve nuk e dinë se pas korsesë së shtrënguar fort, pas flokëve, ngjyrës së tyre dhe të lëkurës fshihej një femër fare e zakonshme e me ca kg. më shumë. Megjithatë ajo mbetet shembulli I bukurisë në historinë e sotme të njerëzimit.
Seks, narkomani, rok & roll & minifund, 1960-1970 -Vitet 60 dallohen si vite që karakterizohen nga revoltat të rinisë, që nuk do më të jetë besnike e rregullave strikte dhe traditave të vendosura prej prindërve. Për herë të parë moda e rrugës hyri në jetën e sejcilit. Kjo lloj mode u ndoq edhe nga klasat e pasura të shoqërisë. Në atë kohë moda dhe jeta sociale pësoj një revolucion. Burrat u çliruan nga moda e rreptë zyrtare e kravatës.kostumit dhe e këmishës së bardhë. Flluan të shkonin në zyrë të veshur sportiv. Kostumet u përdorën shumë rrallë. Moda femërore e atyre viteve u ndërthurë me shumë shije, kombinimi i modernes me klasiken, traditën, folkun etj. Në të mund të gjeje një kombinim kombesh që nga lindja e largët , tiroleze, cigane etj. Kjo mënyrë e të veshurit e bëri gruan më të lirshme, më natyrale, më të pavarur. U largua njëherë e përgjithmonë moda strikte e veshjes, rregullat e rrepta të sjelljes. Në Angli përherë të parë me ligj lejen e lindjes nuk ishte e detyruar ta merrte vetëm e ëma e fëmijës por edhe i ati. Kështu babai mund të qëndronte në shtëpi dhe mamaja shkonte në punë. Gruaja u bë fuqiplotë zgjidhte të gjitha problemet jashtë mureve të shtëpisë ndërsa burri qëndronte në shtëpi dhe merrej me të gjitha punët brenda shtëpisë.
Përsa i përket modës nëpër garderobat e tyre u shfaqën veshje me dizenjo grafike, geta me figura gjeometrike.këpucë dhe cizme me takë katrore. Natyrshëm nga Meri Kuant dhe Kurezh lindi minifundi.i Hyri stuhishëm në mënyrën e të veshurës dhe ende qëndron në krye edhe sot në ditët tona. U vesh nga vajzat e moshave të ndryshme por edhe nga gra që e pëlqenin. Ndërsa Merilini dhe Tuini i treguan botës rëndësinë e kësaj mode që nxirrte në pah bukurinë e femrës, 17-vjeçarja londineze me peshë 40 kg, ju imponua vajzave të moshës së saj dhe ato e imituan si në veshje, në mënyrën e krehjes dhe në peshën trupore. Për një kohë relativisht të gjatë ajo u bë idhulli i vajzave adoleshente dhegrave të reja. Psikolog dhe gastroentirolog akoma deri më sot nuk nuk janë në gjendje të zbulojnë dëshirën e vetësakrifikimit deri në vdekje për hir të elegancës dhe përmasave të trupit të shumë vajzave të reja. Aq e madhe ishte dëshira për tu bërë si Merilin saqë ato ishin që për hi të modës të duronin shumë lloje sëmundjesh si anoreksia apo neuroza e rëndë. Nuk kanë qënë të pakta rastet që këto vajza arrinin deri në vdekje dhe asnjë mjek nuk i shpëtoi dot.
Vitet ’80, koha e “Vajzave me material” – Në këtë periudhë në modë janë gratë punëtore, të shkathta, novatore, nëna të mira që punonin shumë fitonin shumë por edhe harxhonin shumë. Motivi që ishte karakteristikë për atë periudhë ishte: ”Unë jam vajzë e ndjeshme, nga ana materiale, jam vajzë materiale dhe jetoj në një botë materiale…”. Nëse mund të kujtoni Madonën në rininë e saj. Një vajzë e veshur pa gusto, e bëshme. Por sot Madona është një nga gratë më elegante dhe ekstravagante të botës. Në vitet 80 ishte moda e grave me flokë bjonde, të mbledhura bisht dhe cme balluke. Areobia e Xhejn Fondës, shëndërohet nga të gjitha gratë në mani të vërtetë. Në veshje spikataste elemente të dëtajuara sportive të ndërthurura me elementë ekstravagandë. Mbahen shumë getat ngjyra-ngjyra, fjongot apo zbukurime masive në ball, xhupa me ngjyrë floriri, florishente dhe argjendi. Gjyslyket e diellit mbahen nga mëngjesi deri në darkë, si në verë dhe në dimër. Një vëmëndje të vecantë ju kushtua aksesoarëve të ndryshëm, pra ngjyrat e ndezura, pantallonat me manshetë, fundet dhe xhupat e lëkurës, por edhe pantallonat në formë shallvaresh. U duk se po kthehej një nostalgji e shumë stilistëve që arritën me shumë mjeshtri kombinimin e modës mes të kaluarës dhe të tashmes.
Pas 1990-s Uniseksi -Nga vetë fjala del kuptimi “barazimi mes sekseve”.Kjo fjalë gjeti kuptimin teh veshja si p.sh blu xhinsi,tishërti, atletet, parfumi etj. Në fillim të viteve 90, një modë e tillë provokoi një shock të vërtetë, Ligjëvënësi Kelvin Klajn përdori një armë të fortë dhe morri si shembull vajzën e bukur Kejt Mos që ishte bërë idhulli i të gjitha vajzave. Ajo i përngjante një djali si nga veshja ashtu edhe nga flokët. Gjatë dhjtë vjetëve të fundit të shekullit të XX, kishte të rinj që shëtisnin rrugëve të metropolit dhe dalloheshin nga modeli i flokëve vajza me flokë të shkurtëra dhe djemtë me flokë të gjata. Të dyja srksrt përdornin të njëjtat parfume, corape të bardha. Po t’i shihje në kurriz dalloheshin me shume vështirësi. Kjo modë ishte edhe një revoltë e uniseksit, pra për të drejta të barabarta mes gjinive, ndaj sistemit social që shprehej në këtë mënyrë nga të dyja sekset. Kjo ishte një tip “revolte”që i shkundi gratë e asaj epoke , duke i paralajmëruar për ndryshime… por feminiteti përsëri paralajmëronte ardhjen në modë, të shumë aksesoarëve.
Ishte viti 1993, në pasarelat e modës në Paris, Vivjan Uestud demonstronte veshjet e saj. E vecanta ishte takat shumë të larta me dekolte dhe me rrypa të lidhura zik-zak deri tek kyci i këmbës. Këpucët ishin të larta edhe në platformën e përparme. Përdoreshin këpucë ngjyra ngjyra por edhe ato llustrafinet, kamosh etj. Përdoreshin dendur getat e bardha edhe nëse nuk shkonin me veshjen. Kishte edhe kombinime të tilla si p.sh veshje bojëkafe, geta të bardha dhe këpucë shumë të larta lejla.
Në vitin 1997 falë stilistit irlandez Lejini Keo bëri të qartë pas shumë kohësh se bukuria e një femre nuk qëndron në faktin e dobësisë së saj. Në këtë sfilatë sfiloj në pasarelë Dall, e cila kishte masën 52 të veshjes. Kritikët më të rreptë të modës e mbështetën sepse ishte hera e parë që në pasrelë dilte një vajzë me këtë përmasë. Ajo thyu tabu dhe vërtëtoj se bukuria vjen nga shpirti.
Përherë të parë në pasarelën e vitit 1998 stilisti i famshëm Alizandër Makkuin, realizoi sfilatën e tij të parë me vajza dhe djem me aftësi të kufizuar. Tantellat, palat, frutat ishin karakteristike për modën e atij viti. Sfilata u organizua me moton:” Bukuria e brendshme është më e rëndësishme se pamja jashtme…”kjo pasarelë u ndoq me shumë interes dhe gratë zgjodhën shumë veshje. Stilisti pati vlerësime shumë të larta sepse deri në atë kohë ishte i pari që kishte organizuar një sfilatë të tillë.
Viti 2000 –mijëvjecari i ri-Kam arritur në një përfundim të vetëm, për tiparet e vecanta që karakterizohet moda e mijëvjecarit të ri. Kombinimi i klasikes me modernen si dhe kombinimi i modeleve të orjentit me klasiken. Ne jemi dëshmitarë të fantazisë së pasur pa kufi të stilistëve të mrekullueshëm që po trondisin botën e modës. Nga cfarë frymëzohen ligjëvënësit e modës?.
Stefano Pilati thotë:” mora ide nga dorëshkrimet flamenge, ku përzihen asketizmi i linjave të rrepta dhe luksi i floririt, e purpurta si dhe argjendi.
Zhan Pol Gotje:” Në koleksionin tim të fundit tek frymëzimi im ishte e pranishme Rusia në fund të shekullit 19 dhe fillimi i shekullit të20. Me kaloshinat në mes të borës me tre kuaj, muzikën cigane dhe Anna Krenina. Ato më shtyn të kombinoj tuid me saten , lëkurë të butë dhe mëndafsh, cincilla dhe shifon.
Alber Elbaz:”vendosa të tregoj virtuozen dhe mjeshtërinë që duhet të ketë një mjeshtër për t’i krijuar dhe qepur një zonje. Një mbresë të thellë më lë xhaketa me bel të theksuar me supe të rrumbullakosura-këto nxjerrin në pah linjat e bukurisë femërore dhe kësisoj gratë më duken me bukurinë e statujave. “Elegancë, dhe ekuilibër “.Koleksioni dimëror për të ftohtin, përpunuar nga stilistët më të mëdhenj të botës, kanë parasysh disa prioritete si komforti, feminiteti, nostalgjia për të kaluarën, ekuilibri mes novatorizmit dhe klasikes. Tashmë asgjë nuk është e ndaluar, gjithshka varret nga ne gratë se cilën nga tendencat e modës do të ndjekim. U kthyen xhaketat prej lëkure. 2006 tregoj kthimin e fustaneve të merlin Monros por edhe tunikat me pala të greta Garbos, mantelet e shkurtra të Uma Truman të Anzhelin Zholis etj. Fundet e 2006 jo më kot janë quajtur ballona apo tullumbace por pa lënë më njëanë supet që janë si moda e viteve 80, që imponojnë tipin e gruas së fortë, autoritare, që nuk i toleron asgjë mashkullit. Pa harruar mantelet me gjatësi deri tek gjuri me volum të madh ku na kujton artin e futurizmit të Kaerdenit në vitet 60.
Vitet 2010 sistemi i modës do të transformohet - Mendohet se ka ardhur koha e modës teknollogjike. Pothuajse të gjithë stilistët më të mëdhenj të botës frymëzohen nga interneti. Në këtë kohë kur koha ecën me shpejtësi,duhet të reflektosh të kapesh diku, sistemi i modës ka ndryshuar i gjithi me 10 vite më parë. Përderisa ka ende gra që vazhdojnë të ëndërrojnë, të dëshërojnë të jenë të bukura, do të ketë ende sfilata. Nuk duhet të harrojmë se në këtë epokë koha ecën me shpejtësi, me shpejtësinë e dritës. Xhon Galiano thotë:”Kohët e fundit, interneti dhe mediat e reja më kanë ndihmuar të zhvilloj ide të reja. Për mendimin tim janë mënyra e vetme që ne mund të shohim vërtetë të ardhmen…moda është e shpejtë ikën. Duhet të jetë gjithmonë e pranishme për të mbijetuar.Ky është roli i saj dhe ambicja e përbashkët ”
Tashmë paradat e modës nuk janë vetëm sfilata, por edhe prezantime të reja , ngjarje të rëndësishme si dhe mbrëmje festive. Koleksionet e tashmë karakterizohen nga imitimet e lëkurëve të kafshëve të ndryshme si leopardi, zebra etj. Pa harruar edhe vijat të cilat mbeten aktuale. Mbeten të kombinuara me stile të ndryshme. Funde të ngushta të trikotuara të punuara me dorë apo me makinë që vishen si bluza, por paharruar edhe pelerinat që janë në modë. E zeza, ngjyra gri, e kuqja, nuancat e lejlasë etj, etj. Pallto si e skulpturuar, geta të trasha, të zeza gri, të kuqe. Mini por edhe deri tek gjuri, pantallona të ngushta por sigurtë,imponuese, plot autoritet, një femër që kërkon të jetë vendimarrëse dhe që jep kontributin e saj në të gjitha sferat. Një femër me një bukuri të brendshme që e pasqyron edhe me pamjen e saj të jashtme.Paharruar të përmend stilistin tonë të madh Joni Pecin, i cili është një personalitet i vecantë në botën e modës. Me inteligjencë,shije dhe profesionalizëm.Ai ka aftësinë e vecantë të ndërthur modernen me tradicionalen.Tashti ai po përgatitet për sfilatën e titulluar:”Joni Peci Fashion Ëeek”. Një ligj tjetër shumë i rëndësishëm i vendosur nga ligjvënësit e modës është :”Luftë kundër anoreksisë dhe dobësisë ekstreme” Pra numrat që jepnin imazhin e vajzave me dobësinë ekstreme përjashtohen përgjithmonë. Kjo do të thotë se numrat e masave janë rritur dhe gjithashtu tashmë po bëhen sfilata dhe për vajza të bëshme. Fundja moda është edhe për ato jo vetgëm për të hollat.
Është e vërtetë e pamohueshme që stilistët më të mirë të modës femërore kanë qenë dhe janë burra. Pra dashje pa dashje kanë qenë dhe janë këta stilistë që u kanë dhënë grave mundësinë që nëpërmjet modës të fitojnë shumë tipare të emancipimit. Megjithatë ne ,mbetemi në pritje të cudirave dhe të papriturave që do të na sjellin ligjëvënësit e pasarelave të modës, të stinëve shumëngjyrëshe të të vitit për 2010 dhe 2011. Por sot në2013- 2014 moda është shumë femërore, kur shikojmë gjyshet tona nëpër foto të ndryshme bardhë e zi duket qartë përputhja që ka me stilin e atëhershme. Kadifeja e mëndafshtë lisho, kapelet e bukura shumë të hijshme, qëndisjet e bukura të kombinuara me ruaza, pa lënë mbrapë edhe lëkurën apo imitacjonin e lëkurës. Pra gruaja sot është më shumë sensuale se ka qenë ndonjëherë këto vitet e fundit
(Autorja është analiste e çështjeve gjinore)