100 vjetët e Charlie Chaplin-it në kinema

Në 1914-n Charlie Chaplin  (deri në atë moment komik teatri)  u shfaq për herë të parë në ekranin e madh. Iu deshën vetëm disa muaj për t’u ...

Në 1914-n Charlie Chaplin (deri në atë moment komik teatri) u shfaq për herë të parë në ekranin e madh. Iu deshën vetëm disa muaj për t’u shndërruar në një fenomen botëror të kinemasë. Ja disa kuriozitete mbi veprën dhe jetën e tij të sjella nga “Huffington Post”:
Në shkurt të 1914-s dilte në sallat e kinemasë filmi me metrazh të shkurtër “Making a living” (Për të fituar jetesën), që shënoi debutimin kinematografik të Charlie Chaplin-it.
Lindja e një miti – Pas suksesit të filmit të parë, Chaplin firmosi një kontratë me vlerë 750.000 dollarë, shumë që e krahasuar me fitimet e sotme hollivudiane, e bën atë artistin më të paguar të të gjitha kohërave. Në më pak se një vit, Chaplin xhiroi 12 filma me metrazh të shkurtër pa zë, praktikisht një në çdo muaj. Një periudhë që vite më vonë aktori britanik do ta kujtonte si më të mundimshmen por edhe më të lumturën në jetën e tij.
Nga “shejtan” në “diktator të madh” – “Charlot gazetarja” zgjat vetëm 9 minuta, por komiciteti i thellë i Chaplin-it në të është i pangatërrueshëm, duke e futur në mënyrë të pashlyeshme në zemrat e spektatorëve të të gjithë botës dhe duke i bashkëngjitur figurës së tij konceptin e vetë kinemasë. Ishte një kohë kur preferoi të ulte volumin e punës për të përmirësuar cilësinë e komedive të tij, duke xhiruar vetëm dy filma në vit. Në atë periudhë që regjistroi filmin e tij të parë me metrazh të gjatë, “The Kid” (Fëmija).
Chaplin dhe Lindja e Artistëve të Bashkuar – Ylli i “Charlot”, filloi të ndriccojë fuqishëm në vitin 1919, duke themeluar bashkë me disa kolegë artistë Korporatën e Artistëve të Bashkuar “United Artists Corporation”, shtëpinë e famshme të prodhimeve kinematografike që vuri firmën e saj mbi të gjithë filmat e Chaplin-it.
Në vitin 1927 debutoi “Jazz Singer” (Këngëtari i Xhazit), filmi i parë zanor në histori. Por, Charli refuzoi të prodhonte filma me zë deri në vitin 1936, kur në “Kohët Moderne” futi tinguj e parë. Prodhimi i tij i parë i zëshëm, ku përfshiu dialogun e plotë ishte “Diktatori i Madh” në vitin 1940.
Chaplin njihej për perfeksionizmin e tij. Dëshmitarë të shumtë tregojnë se skena e pangatërrueshme e këpucës te filmi “Ethet e arit”, u regjistrua dhjetëra herë, para se ai të ishte plotësisht i kënaqur.
Ironia kundër diktaturave – Chaplin përdori shakanë në çështje që të tjerët nuk do të kishin guxuar të trajtonin si: emigrimi, uria, diktatura. Në kryevepra si “Kohët Moderne” dhe “Diktatori i Madh”,  vuri në lojë regjimet që pikërisht gjatë viteve ’30 – ’40 sollën luftën në Evropë.
Kur disa keqbërës grabitën kufomën e tij në vitin 1978 për të kërkuar shpërblim në këmbim, vejusha e tij  Ona O’Neill tha se do të bënte atë që Chaplin kishte bërë në një nga filmat e tij në një situatë të ngjashme: Nuk pranoi të paguante asgjë për të marrë mbrapsht trupin e të shoqit./D.Gjuzi

Related

Kultura 6418734981956792386

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item