Nëse Facebook nuk do të ishte shpikur kurrë? Ja si do të ishte bota tani

Është e vështirë ta imagjinosh botën pa të, por le ta provojmë. Në pasditen e së mërkurës, më 4 shkurt 2004, studenti i Harvardit Mark Zucke...


Është e vështirë ta imagjinosh botën pa të, por le ta provojmë.
Në pasditen e së mërkurës, më 4 shkurt 2004, studenti i Harvardit Mark Zuckerberg lançoi një uebsajt me emrin “The Facebook”. Si fillim ishte i krijuar, në mënyrë të atillë që njerëzit mund të shpërndanin informacione të tyre mes shokësh – vetëm për studentët që shkonin në Harvard University.
Por çdo të ndodhte nëse nuk do të ishte shpikur?
Sikur Zuckenbergu mos e kishte krijuar Facebook-un, sikur mos e kishte shpërndarë në kolegje të ndryshme dhe në fund të përdorej nga çdokush si në datën 13 shtator 2006? Çdo ndodhte sikur mos ekzistonte ai butoni “Like”? Sikur 1.23 miliardë njerëz mos e përdorin këtë rrjet social në kompjuterat, celularët ose tabletat e tyre?
Nuk mund ta dimë me siguri se çfarë do të kishte ndodhur. Por në përpjekje të imagjinatës së jetës pa Facebook-un na bën të reflektojmë për mënyrat se si ai ndryshoi botën gjatë dekadës së parë.
Nëse Facebook nuk do të ekzistonte…
… Friendster nuk do të udhëhiqte internetin. Para se Zuck të lançonte versionin e hershëm të Facebook-ut në konviktin e tij, rrjeti sociale përfshihej në kategorinë e uebsajteve “hot”. Ideja bazë na kthen pas në kohë, deri në vitin 1997, kur ato u shfaqën me një rrjet të ri, por që nuk rezultoi i suksesshëm, i quajtur SixDegrees.com.
Dhe më pas në vitin 2002, u zbulua Friendster-i, që bashkë me të solli dhe konceptin e audiencës së madhe dhe dukej sikur kishte potencialin të kthehej në një nga pronat më të mëdha të web-it. Ky website fokusohej tek takimet mes njerëzve, dhe e arriti kulmin e saj përpara se çdo student i Harvardit të kishte një adresë Facebook-u. Biles dhe vetë shpikësi i Friendster-it, Jonathan Abrams, fajëson më shumë mungesën e shërbimit, sesa vetë Facebook-un për rrënimin e këtij website-i.
…MySpace do të kapitullonte, me apo pa praninë e Facebook
Vitet e para të krijimit të Facebook-ut, MySpace ishte një website shumë i klikuar, i cili përdorej dhe për të dëgjuar muzikë. Në vitin 2008, nuk ishte çudi që MySpace të fitonte luftën ndërmjet rrjeteve sociale. Pra a do ta kishte dominuar Myspace rrjetin social të Facebook-ut? Kjo duket e pamundur. Prona e Rupert Murdoch’s News Corp, deri në gusht të 2005-s, gjithmonë anonte drejt muzikës dhe fansave të saj. Shumëllojshmëria e muzikës në MySpace shkaktonte një kakofoni vizuale të vërtetë. Dhe –ashtu siç pritet nga një sajt i shkollës së vjetër mediatike – edhe MySpace e mbushi faqen e saj me reklama, në një kohë kur Facebook-u nuk po shqetësohej shumë për anën monetare. Ndërsa Facebook rritej vazhdimisht, MySpace nuk mundi t’i bënte ballë sfidës me të. Ajo nuk bëri asnjë ndryshim, gjë që e çoi në dështim. Edhe nëse Facebook nuk do të kishte ekzistuar, për t’i larguar Myspace-it fansat, me shumë gjasa ajo përsëri do të kapitullonte.
…me siguri diçka tjetër e madhe si Facebook do të ishte shpikur
Mark Zuckenbergu nuk shpiku rrjetin social, dhe rrjeti social nuk kishte nevojë për të, për të treguar potencialin e tij, si ide për ndryshimin e botës. Një tjetër rrjet social – i krijuar përpara Facebook – LinkedIn i Reid Hoffman kishte premisa për t’u bërë një website i madh, por meqenëse edhe ajo u fokusua tek biznesi nuk mundi të konkurronte krijimin e Zuckerbergut. Mosmarrëveshjet bënë që ne mos të kishim diçka të ngjashme me Facebook-un, një rrjet social me numër të madh përdoruesish në gjithë botën, duke dominuar në të njëjtën mënyrë siç Google dominon rrjetin kërkimor. Por me siguri nuk do të kishte ecur kaq shumë sa ambicia e guximshme e Zuckenberg-ut për të përparuar vazhdimisht.
…gjithsesi Twitter-i do të kishte ekzistuar
Kur ky shërbim, fillimisht debutues me emrin Twitter në qershor të 2006-ës, u krijua për dërgimin e mesazheve mes shokëve. Nuk dukej si Facebook-u, që ishte i mundur vetëm ndërmjet studentëve. Fakti që Facebook ekzistonte padyshim ka ndikuar në ecurinë e Twitter-it. Mbase do të kishte ecur më shumë nëse në mes nuk do të ishte Facebook-u.
…Google+ nuk do të ishte në formën që është tani, por mbase ai do të ishte më i fuqishëm
Në mes të dekadës së fundit, Google ka qenë kompania më e fuqishme e web-it. Dhe synimi i tij ishte të gjente një mënyrë për t’u bërë një motorr kërkimor akoma edhe më i mirë, siç kërkonin dhe kompanitë e tjera si Yahoo dhe Microsoft. Por, Facebook-u u bë rivali më i rëndësishëm i Google-it, me impaktin e saj në kulturë dhe duke e kaluar suksesin dhe në smartphone. Pra duket se në një botë pa Facebook-un ose diçkaje të ngjashme me të, përfitimet e Google-it do të ishin të paimagjinueshme.

…FriendFeed mund të kishte lulëzuar
Nga të gjitha shërbimet me të cilat Facebook ka konkutruar, FriendFeed ishte versioni nga i cili ai mori më shumë ide. FriendFeed kishte butonin ‘Like’ përpara Facebook-ut, dhe përveç kësaj edhe shumë funksione të tjera që Facebook i mori borxh. Më pas në 2009-n, Facebook e bleu FriendFeed-in.
…web-i do të kishte një rrjet gjigant më pak
Butoni “Like” u bë aq i përhapur sa ishte e vështirë të besohej se ai buton nuk ekziston në të gjitha pjesët e web-it. Shumë faqe web-i ju lejojnë të krijoni llogari nëpërmjet adresës së Facebook-ut, duke i dhënë kreditet këtij rrjeti social si një patentë e vërtetë për web-in. Disa e përdorin Facebook-un thjesht për të komentuar. Rrjeti social është si një fije ku bashkohet i gjithë interneti. Të gjitha këto karakteristika kishin paraardhëset e tyre, p.sh. butoni “Digg” ekzistonte në web përpara butonit “Like”. Microsoft-i u përpoq të përhapte një sistem të ri kodues të quajtur “HailStorm” në fillim të shekullit. Shumë shpejt Facebook-u e përfshiu veten në një mënyrë unike në web, duke bërë Google-in, Twitter-in dhe faqe të tjera ta ndiqnin pas.
…qëndrimi botëror drejt privatësisë online do të ishte plotësisht i ndryshëm
Në 2006-n, kur Facebooku paraqiti faqen e “të rejave të fundit” – një listë e gjërave që shfaqnin miqtë e Facebook-ut – ishte e paimagjinueshme ta mendoje këtë rrjet social pa këtë opsion. Ky model vazhdon edhe sot. Ndonjëherë Facebook-u has pengesa, ndërsa disa herë të tjera përparon shumë – si me rastin e famshëm të Beacon-it, një karakteristikë e 2007-s që na lejonte të njiheshim me blerjet e fundit të anëtarëve në sajtet e shoppingut.  Disa njerëz nuk i besuan kurrë këtij sajti. Por për të ruajtur privatësinë, Zuckenbergu e ka riformuluar disa herë ëeb-in e tij.
…biznesi mediatik do të ishte më i zakonshëm
Facebook-u e bëri mjetin e shpërndarjes jashtëzakonisht të thjeshtë, kështu që qindra miliona njerëz kanë shpërndarë ngjarjet e tyre në këtë rrjet. Që nga bloguesit, e deri tek agjensitë e lajmeve kanë marrë pjesë në këtë shpërndarje. Nëpërmjet kësaj shpërndarjeje ato kanë shtyrë përdoruesit e Facebook-ut të shtypin butonin “Like”. Ndonjëherë gjërat e shpërndara janë me të vërtetë interesante, por ka dhe nga ato që shpërndajnë foto pa rëndësi p.sh. të kafshëve shtëpiake
Sot ekzistojnë dhe website të tjera me shumë ndjekës si Buzzfeed, Upëorthy dhe Huffington Post. Ata mund të ekzistojnë dhe në mungesë të Facebook-ut, por është e vështirë të imagjinosh se ato do të shpërndajnë një model të ngjashëm me këtë industri.
Ky rrjet social e ka bërë dekadën e fundit më interesante. Jo vetëm se ajo ekziston por sepse çdo herë është e paparashikueshme. Ka bërë ta mendosh jetën të pamundur pa të, dhe të imagjinosh se çfarë do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme./Marrë nga revista “TIME”

Related

Teknologji 4762368545981788173

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item