Vrasësi i Utoya kërcënon me grevë urie: “Dua një Playstation të ri”

Anders Breivik, ekstremisti norvegjez që në korrik të vitit 2011 vrau 77 persona në Oslo dhe ishullin Utoya, është ankuar për kushtet e burg...


Anders Breivik, ekstremisti norvegjez që në korrik të vitit 2011 vrau 77 persona në Oslo dhe ishullin Utoya, është ankuar për kushtet e burgut dhe ka kërcënuar me grevë urie. “Po më vrisni, e në këtë pikë e vetmja rrugëzgjidhje që kam është greva e urisë”. Mes kërkesave që ai ka shkruar dhe bërë publike në media, është një Playstation i ri.
“Të burgosurit e tjerë kanë një version më të ri”, është ankuar Breivik, i dënuar me 21 vite burg. Mes të tjerave ai kërkon një shtesë prej 50 eurosh të pagesës javore “si të tjerët”, heqje të kontrolleve trupore, një kompjuter moden dhe “jo një makine për të shkruar me teknologjinë e vitit 1873”. Përveç kësaj, autori i masakrës së Utoya ankohet për “torturim” nga ana e medias. “Po më fusni në ferr dhe nuk do të mund të jetojë gjatë… por nëse vdes, të gjithë ekstremistët dhe radikalët e djathtë do ta dinë se kush me ka torturuar për vdekje dhe për disa do të ketë pasoja brenda pak kohësh, por edhe kur Norvegjia do të jetë sërish një regjim fashist, brenda 40 viteve të ardhshme”.
Më pas, Breivik i drejtohet sërish medias:”Duket se mendoni se ne militantët e të drejtave të njeriut, jemi mostra nazistë që duhet të shtyhen drejt vetëvrasjes”. Breivik nuk ka përcaktuar se kur do të nisë grevën e urisë.

Related

Lajme te rralla 6702340568494575078

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item