Thirrje për çlirimin e "Epiri i Veriut” (VIDEO)

“Para 100-vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.” Këto janë disa nga fletushk...



“Para 100-vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.”
Këto janë disa nga fletushkat në gjuhën greke me thirrje antishqiptare të shpërndara nga komiteti qendror “Vorio Epir 1914" në Himarë.
Fletushkat në gjuhën greke me thirrjet antishqiptare dhe me foton e kryesisë së fshatit janë shpërndarë në çdo cep të Himarës.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur shoqërimin e një personi të dyshuar.
Filip Nestur Dhimojani, 28 vjeç është vënë në pranga. Policia ka sekuestruar dhe mjetin e tij me targa greke, raporton "shqiptarja.com".
Policia ka nisur hetimet por nuk ka dhënë asnjë version zyrtar mbi incidentin. 
Përfaqësues të Partisë, Agimi i Artë në Greqi vazhdimisht kanë shprehur qëndrimin se, me ardhjen e tyre në pushtet, Greqia do të çlirojë pjesën e territorit të saj që ndodhet brenda kufirit të Shqipërisë.


“Epiri i Veriut”

Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që Greqia e quan “Epiri i Veriut”, refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj.
Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e “Epirit të Veriut”, njihte zyrtarisht “Epirin e Veriut” si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë kësaj pjesë të territorit të Shqipërisë. 
Kjo ndodhi pas përfundimi të Luftës së Ballkanit, por protokolli nuk u zbatua asnjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa, anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.

Related

Lajme 3226397124086055753

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item