Nuk jeni vetëm ju: Gmail-i është vërtet i ngadalshëm

Gmail-i po përballet me disa probleme lidhur me shpejtësinë e përdorimit të shërbimit në ueb. Ky problem nuk po vihet re tek të gjithë përdo...


Gmail-i po përballet me disa probleme lidhur me shpejtësinë e përdorimit të shërbimit në ueb. Ky problem nuk po vihet re tek të gjithë përdoruesit por vetëm tek një pjesë prej tyre.
Edhe pse jo aq problematik sa bllokimi që ndodhi fundjavën e kaluar, çështja është bërë shqetësuese për përdoruesit që përpiqen të aksesojnë biseda mes shumë njerëzve.
Mesa duket, problemin po e shkakton Gmail People Widget, e cila prek vetëm përdoruesit në ueb, thotë Google. Për përdoruesit që e kanë të aktivizuar këtë widget – automatikisht është opsioni fillestar, vihet re një vonesë në realizimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bisedat mes shumë personave.
Për ta rregulluar këtë problem, mund të shkoni në Gmail Settings (ikona me ingranazh në cepin e djathtë lart) dhe të klikoni tek “Hide the People Widget.” Në fund klikoni “save” për të ruajtur ndryshimet.
People Widget është shtylla në të djathtë të bisedave me e-mail e cila ju jep detaje mbi pjesëmarrësit. Google ka dërguar këtë imazh ku tregon se si të veproni nëse po përballeni me ngadalësi në Gmail. (PCWorld Albanian)

Related

Internet 659654365996580022

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item