Merkel: Do të krijojmë internetin evropian

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka propozuar krijimin e një rrjeti të përbashkët evropian të internetit, për të përmirësuar mbrojtjen...


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka propozuar krijimin e një rrjeti të përbashkët evropian të internetit, për të përmirësuar mbrojtjen e të dhënave.
Nëse kjo do të ndodhë, do të bëhet e mundur shmangia e kalimit të e-maileve dhe të dhënave të tjera nëpërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një fjalim të përjavshëm adresuar kombit, Merkel ka theksuar se do të bisedojë këtë ide të mërkurën me presidentin e Francës, Francois Hollande.
Zbulimi i aktivitetit të plotë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në SHBA ka ngjallur një shqetësim të madh në Evropë.
Pas zbulimeve të Edward Snowden, marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA-në u dëmtuan ndjeshëm kur u mësua se në listën e personave të vendosur nën përgjim kishte qenë edhe Kancelarja Merkel. Sipas ekspertëve, midis shqetësimeve kryesore të Evropës qëndron edhe mundësia e spiunimit të sekreteve industriale. (TCH)

Related

Botë 8159622330573967622

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item