Mediat sociale na bëjnë budallenj?!

Mediat sociale, e veçanërisht ato më të përdorurat si “Facebook-u” apo “Twitter-i” na bëjnë joproduktivë, madje nëse ju jeni të pamatur dhe ...


Mediat sociale, e veçanërisht ato më të përdorurat si “Facebook-u” apo “Twitter-i” na bëjnë joproduktivë, madje nëse ju jeni të pamatur dhe fyeni, kjo gjë mund të ndërlikojë edhe lidhjen tuaj. Këta fakte dihen pothuaj nga të gjithë përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, por ajo që na shfaqet e re është se të harxhuarit shumë kohë në Facebook apo Twitter na bën budallenj. Ky është përfundimi i studimit më të fundit të publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”.
Sipas këtij studimi nuk ndikon vetëm fakti që kohën, të cilën mund ta shpenzoni duke lexuar një libër apo duke mësuar diçka të re, në këtë mënyrë rrisni edhe inteligjencën tuaj, ju e shpenzoni duke luajtur në “Farmville” apo “Candy Crash” në Facebook, por problemi më i madh qëndron tek tendenca e njerëzve për të kopjuar të tjerët, raporton “Time”.
Ajo që studiuesit vunë re nga raporti i fundit, ishte që shumica e njerëzve të testuar mbi inteligjencën, të cilët ishin përdorues të Facebook-ut dhe Twitter-it jepnin përgjigje të sakta mbi pyetjet e bëra, por kjo jo sepse ata ishin vërtetë inteligjentë, por sepse kopjonin njëri-tjetrin. Kopjimi çon në moszhvillim të trurit dhe në mosvënie në përdorim të këtij të fundit, çka automatikisht çon në “budallallepsje” të njerëzve.
Ana e keqe dhe ana e mirë e përdorimit të rrjeteve sociale
Përdorimi i rrjeteve sociale duket se ka edhe një anë pozitive, e cila “ngushëllon” paksa përdoruesit e shumtë të Facebook-ut dhe Twitter-it.
Rezultatet e studimit treguan se të jesh i aftë të kopjosh nga të tjerët dhe të japësh përgjigje të shpejta në bisedat me grupe miqsh apo thjeshtë të njohurish, apo edhe të mbash premtimet për vendimet e marra, të bën që të dukesh i zgjuar dhe i shpejtë në sy të të tjerëve. Por për sa i përket inteligjencës së vërtetë individuale, rrjetet sociale të dembelosin, të bëjnë kopjacë, nuk e vë trurin në lëvizje, për pasojë çdo ditë e më shumë bëhemi budallenj.
Këto janë fakte të nxjerra nga studime botërore, vendimi është i juaji nëse doni të vazhdoni të përdorni apo jo rrjetet sociale, nëse doni të bëheni të zgjuar apo doni të bëheni çdo ditë e më tepër budallenj! 

Related

Teknologji 1032675322486037428

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item