Kerri: Ballkani vuan nën zgripin e oligarkëve dhe korrupsionit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve deklaroi të shtunën në Mynih të Gjermanisë se aspiratat e qytetarëve të Europës Lindore dhe Ballkanit janë “vë...


Sekretari i Shtetit i SHBA-ve deklaroi të shtunën në Mynih të Gjermanisë se aspiratat e qytetarëve të Europës Lindore dhe Ballkanit janë “vënë përfund nga interesat e korruptuara dhe oligarkike,” ndërsa fliste për sfidat e sigurisë në Europë.
Konferenca për Sigurinë në Mynih zhvillohet çdo vit dhe ky është përvjetori i pesëdhjetë, me shqetësime në rritje për krizën politike në Ukrainë.
“Ndërsa unë them këtë, Shetetet e Bashkuara janë të parët që pranojnë se demokracia jonë gjithashtu ka qenë një punë në kryerje e sipër. Ne e dimë këtë. Ne jemi krenar që ne punojmë hapur për këtë, në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për t’u reformuar, për ta rregulluar dhe për ta fuqizuar kur është e nevojshme,” tha Kerri.
“Rishikimi i praktikave tona të inteligjencës nga ana e Presidentit Obama është një shembull për këtë. Unë ju siguri se ne vijmë te ky diskutim me përulësi. Por përulësia nuk është një arsye për të shmangur faktin se ne duhet t’i themi gjëra troç. Dhe fakti është se ne shohim një tendencë shqetësuese në shumë pjesë të Europës Qëndrore dhe Lindore dhe në Ballkan,” tha Kerri.
“Aspiratat e qytetarëve edhe një herë po vihen përfund nga interesat e korruptuara dhe oligarkike, interesa që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe disidencën, për të blerë politikanë dhe media dhe për të dobësuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë e të drejtat e organizatave joqeveritare.”
Kerri nuk dha detaje për të cilat vende e kishte fjalën. Dukshëm, në Hungari qeveria ka shfaqur tendenca të theksuara autoritarizmi ndërsa liria e medias në Maqedoni është shqetësim i madh prej shumë kohësh bashkë me mosndëshkueshërinë e korrupsionit në Shqipëri e vende të tjera.

Related

Lajme 5668259923678067554

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item