850 mijë somalezë vuajnë nga mungesa e ushqimit

Më shumë se 850 mijë somalezë vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe jetojnë në krizë dhe kushte të jashtëzakonshme, deklaroi drejtori i Kombeve ...


Më shumë se 850 mijë somalezë vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe jetojnë në krizë dhe kushte të jashtëzakonshme, deklaroi drejtori i Kombeve të Bashkuara për operacione humanitare, Xhon Ging, i cili kohë më parë u kthye nga vizita treditore në Somali.
Ai theksoi se edhe dy milionë somalezë nuk kanë siguruar ushqim.
Somalia është vend i goditur nga thatësirat, uria dhe përleshjet e armatosura, të cilat zgjasin me dekada. Vlerësohet se numri i banorëve të saj arrin rreth dhjetë milionë persona.
KB-ja ka dërguar apel për 933 milionë dollarë për krizën humanitare në Somali këtë vit, por Ging kumtoi se deri tani janë marrë vetëm 36 milionë dollarë.

Related

Botë 6918323719764991084

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item