Kosova e zhytur në borxh
Qeveria e Kosovës nuk po mund t’ia dalë t'i kryejë të gjitha punët me para të buxhetit. Për t'i çuar deri në fund, siç është rasti i...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/kosova-e-zhytur-ne-borxh.html
Qeveria e Kosovës nuk po mund t’ia dalë t'i kryejë të gjitha punët me para të buxhetit. Për t'i çuar deri në fund, siç është rasti i fundit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ekzekutivi është detyruar ta fusë shtetin në borxh. E, shuma e këtij borxhi tani ka shkuar në 340 milionë euro, bashkë me 16 milionë eurot të marra ditë më parë për asfaltimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Kurse, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, deri në fund të qershorit 2013 ka qenë 1.5 miliard euro, 9 për qind më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Huat nga jashtë, njohës të ekonomisë po i shohin si të nevojshme. Por, ata thonë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes se për çfarë arsye po e fut vendin në borxhe dhe si do ta kthejë atë, shkruan Tribuna.
Në zyrën për informim në Ministrinë e Financave i kanë thënë gazetës se paratë e marra borxh shërbejnë për financim të projekteve specifike ose për mbështetje buxhetore. Ata tregojnë se borxhi aktual është 324.38 milionë euro, duke mos e përfshirë edhe 16 milionëshin e marrë ditë më parë. /Telegrafi/