Magjia dhe mjekësia si ndikojnë në trupin e njeriut
Në të gjitha qytetërimet e lashta: të Egjiptit, Persisë, Indisë dhe Kinës, dijet mbi mjekësinë dhe artet e kurimit vlerësoheshin shumë. E nj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/magjia-dhe-mjekesia-si-ndikojne-ne.html
Në të gjitha qytetërimet e lashta: të Egjiptit, Persisë, Indisë dhe Kinës, dijet mbi mjekësinë dhe artet e kurimit vlerësoheshin shumë. E njëjta mund të thuhet edhe për komunitetet primitive, shumë prej të cilave ekzistojnë edhe sot, ku roli i shaman-it si shëronjës është i një rëndësie kryesore.
Natyrisht, arti i mjekësisë është akoma edhe më i vjetër dhe shkon më larg se sa dokumentat që zotërojmë sot. Padyshim që disa forma të këtij arti praktikoheshin nga shumica e paraardhësve tanë të lashtë. Receta më e hershme mjekësore datohet rreth vitit 1500 p.e.r dhe vjen nga Egjipti. Përmbajtja e saj sugjeron se doktorët egjiptianë punonin duke u mbështetur në parimin se efektiviteti i një ilaçi është në proporcion me shijen e tij të keqe. Megjithatë, kjo mund të ketë qënë një nga ato shërimet popullore ‘sharlatanësh’ që kanë gjetur treg në të gjitha epokat. Ka shumë arsye për të besuar se egjiptianët e lashtë kishin një art shërimi shumë të zhvilluar, ndofta të natyrës ezoterike dhe transmetohej gojë pas goje nga mësuesi te nxënësi.
Dhe këtu vijmë në atë që është mjaft e rëndësishme për të kuptuar artin shëronjës të botës së lashtë. Zbulojmë se mjekësia ka qënë thellësisht e mbrujtur në disa tradita magjike ose ezoterike ku rolin kryesor e luanin forcat e larta kozmike ose shpirtrat dhe energjitë e fshehura të qiellit dhe Tokës. Ja pse artet e shërimit konsideroheshin jashtëzakonisht të shenjta dhe sekret. Për të kuptuar nocionin e këtij sekreti, mjaft t’i referohemi fshehtësisë së madhe me të cilën rrethoheshin praktikat e çuditshme të shamanit primitiv. Shkurt, mjekësia ka qënë pjesë e traditës mistike dhe mbinatyrore që ka ekzistuar në themel të shoqërisë njerëzore në çdo epokë dhe në të gjitha rajonet e globit.
Ka qënë shumë i përhapur besimi se sëmundja është shkak i veprimit të forcave të papara – shpirtrat e këqinj të cilët prekin personin që, në një farë mënyre, prish rendin natyror të gjërave. Sipas botkuptimit të sotëm, këto s’janë gjë tjetër veçse gjepura. Megjithatë, po t’i mendojmë gjërat me kujdes, ka diçka në to që nuk ndryshon shumë nga idetë që mbrohen nga një numër gjithnjë e më i madh terapistësh të sotëm.

Ruajtja e ekuilibrit
Çështja kryesore që ka lindur në teorinë dhe praktikën mjekësore në këto dekadat e fundit është ajo se shëndeti varet nga një ekuilibër ose harmoni e caktuar e forcave ku përfshihen, jo vetëm aspektet thjesht fizike të shëndetit, por edhe faktorët mendorë, emocionalë, të mjedisit dhe ato shoqërore. Të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e sëmundjes. Nuk është thjesht çështje e mosfunksionimit të molekulave dhe kimikateve brenda trupit të njeriut dhe e korrigjimit të sjelljes së tyre me anën e ilaçeve. Sëmundja shihet tashmë si maja e një ajsbergu, si rezultat i një sëmundjeje më të thellë që mund të jetë akumuluar për vite e vite me radhë për shkak të sjelljeve, zakoneve dhe emocioneve të këqija që kanë sjellë nga ana e tyre bllokimin e rrjedhjes dhe harmonisë së energjive të jetës. Pra, në vend që të shihet sëmundja si një cënim i ndonjë rendi të padukshëm demonik, shihet si një cënim i ekuilibrit dinamik që influencon jo vetëm mbi jetën njerëzore, por edhe mbi jetën e planetit dhe të gjithë kozmosit. Në një farë mënyre, kjo është të dalësh nga akordimi.
Po të merret në mënyrë metaforike, atëherë, ideja e vjetër e zbutjes së inatit të zotit ose të demonit, ndoshta nuk është shumë larg të vërtetës. Në epokën moderne, këto forca të padukshme kanë ndryshuar thjesht veshjen dhe operojnë sot me emra të tjerë si p.sh. bakterie, viruse, stres, neuroza etj. Po ashtu, në ngjashmëri me pikëpamjet e vjetra, sot thuhet gjithmonë e më shumë se këto gjëra nuk e sulmojnë njeriun nga jashtë, por se njeriu e predispozon veten ndaj sëmundjeve të tilla duke jetuar në një mënyrë negative dhe aspak harmonike. Këtu mund të përfshihen faktorë të tillë si relacionet e vështira emocionale, ndjenjat e pakënaqësisë dhe inatit, shqetësimi dhe frika, ose amullia në çfarëdo forme e njeriut.
Sipas pikëpamjeve të vjetra magjike, të gjitha gjërat në univers, me frymë dhe pa frymë, janë, në një farë mënyre, të lidhura me një rrjet të hollë energjish të fshehura. Poeti Uollt Uitman thoshte: “Një ngjashmëri e madhe na bashkon të gjithëve”. Njohja e këtij rrjeti të fshehtë e bën të mundur që një person t’i manipulojë forcat e holla të jetës dhe të sjellë efekte pozitive (nganjëherë negative). P.sh., shumë antropologë që kanë studjuar aktivitetet e shamanit primitiv kanë qënë të detyruar të pranojnë se këta individë punojnë me një lloj fuqie të panjohur për pikëpamjet tona racionale dhe shkencore.

Lidhjet e padukshme
Ka shumë besime të vjetra ku mund të gjesh gjurmë të këtyre njohurive rreth mbinatyrores. Një nga këto është dhe zakoni për të lidhur një shall të kuq rreth qafës për të mos u sëmurur nga të ftohtit ose zakoni për të varur rroba të kuqe në një dhomë për të ndihmuar në shërimin e një të sëmuri. Po pse ngjyra e kuqe? Sepse sipas filozofisë së mbinatyrores, që është e bazuar në parimet astrologjike, e kuqja është ngjyra e Marsit dhe, së bashku me metalin e këtij planeti (hekuri), është konsideruar si e fuqishme në largimin e shpirtrave të këqinj. Dhe kjo ka llogjikë sepse Marsi është planeti i energjisë, i shoqëruar me gjakun, dhe prandaj mjaft i rëndësishëm në shërimin e pacientit dhe kthimin e fuqisë te ai.
Ideja se ka forca të padukshme që depërtojnë në univers dhe që lidhin të gjitha gjërat, gjëndet në filozofitë mistike të të gjitha epokave. Në Kinë, këto forca, quheshin CH’i; në Indi quheshin prana; në misticizmin e Hebrejve njihej me emrin Od kurse në traditën Hermetike Perëndimore është njohur me emra të ndryshëm: kuintesencë (thelb), drita e natyrës ose Spiritus Vitae (shpirti i jetës). Okultisti i shekullit të 19-të, Elifas Levi, i referohej me emrin Drita Yjore.
Paracelsus, doktori i famshëm i shek. 16-të, që thuhet se ka bërë mrekullira, e njihte këtë fuqi të padukshme. Ai e quante atë Arkaeus, me te cilën nënkuptonte energjinë primare jetësore të natyrës, forcën jetësore që mban të gjitha gjërat e gjalla në kushte shëndeti të mirë. Është pikërisht kjo fuqi që reagon ndaj influencës kozmike, duke rezonuar në të gjithë trupin fizik. Kjo fuqi nuk është e mbyllur në trupin fizik, por rrezaton jashtë si një sferë luminishente. Paracelsus thotë se individi mund të ndikojë së tepërmi mbi këtë energji të ndjeshme, për mirë ose për keq, me anë të imagjinatës dhe kjo mund të ketë pasoja të theksuara mbi shëndetin dhe sëmundjen. “Imagjinata,” thotë ai, “mund ta helmojë esencën e jetës dhe të shkaktojë sëmundje ose mund ta pastrojë atë, pasi është ndotur, dhe t’i kthejë asaj shëndetin”.

Shkaqet bazë
Pra, doktori i famshëm i shek. 16 ka thënë: “Imagjinata mund ta helmojë esencën e jetës dhe të shkaktojë sëmundje ose mund ta pastrojë atë, pasi është ndotur, dhe t’i kthejë asaj shëndetin”. Këto janë, ndoshta, fjalët më të zgjuara të shkruara ndonjëherë lidhur me shëndetin dhe sëmundjen. Sidoqoftë, vetëm dekadat e fundit terapistë të caktuar kanë filluar që t’i marrin këto ide me seriozisht. Është gjithashtu i rëndësishëm fakti se biologët e sotëm, të cilët akoma nuk janë në gjëndje të shpjegojnë dukuritë misterioze të jetës që lidhen me konfiguracionet specifike të molekulave dhe elementeve kimike, tani kanë filluar të përdorin koncepte të tilla si Fusha e Jetës ose Fushat Plazmike Biologjike që u referohen diçkaje tej aspekteve thjesht fizike ose materiale të organizmave të gjalla.
Le të përmendim vetëm faktin se çdo atom i trupit zëvendësohet plotësisht periodikisht për të kuptuar se nën këtë proces ndodhen ndoshta disa faktorë të tjerë. Çfarëdo emri që t’i japim, gjithshka varet nga ruajtja e një rrjedhjeje të lirë dhe harmonike të kësaj energjie jetësore të padukshme sepse ajo mund të sabotohet lehtë nga faktorë negativë që funksionojnë nëpërmjet zakoneve dhe sjelljeve tona. Kohët e fundit, po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e më e madhe idesë së vjetër së një esence të padukshme jetësore që mund të manipulohet me metoda të caktuara, ose nga një shëronjës që ka njohuritë e nevojshme ose nga vetë personi nëpërmjet metodave psikologjike. Rezultatet dobiprurëse të metodave të tilla si akupuntura ose meditimi empirik njihen sot zyrtarisht nga komuniteti mjeksor.
Shpesh, kohët e fundit, kjo energji e padukshme dhe në dukje magjike, u ka dalë përpara njerëzve aksidentalisht. Një nga këto raste është ai i Kenelm Digby i cili, nga mesi i shek. 17, bëri disa mjekime të famshme duke përdorur një pluhur që ai e quante ‘pluhuri simpatik’. i jati i Kenelmit e kishte mësuar këtë metodë nga një murg që kishte udhëtuar shumë në Lindjen e Largët. Kjo procedurë, që përdorej kryesisht në mjekimin e plagëve, konsistonte në marrjen e një cope rrobe të lagur me gjakun e plagës dhe në zhytjen e asaj rrobe në një tretësirë të pluhurit simpatik (që Digby e quante vitriol). Efekte të ngjashme mund të arriheshin duke lagur me këtë tretësirë armën që kishte shkaktuar plagosjen. Metoda funksiononte sipas parimit të veprimit simpatik në largësi midis gjakut të personit dhe plagës nga ishte marrë ky gjak. Sipas Digby, plagët shëroheshin pa patur nevojën që të prekeshin ose shikoheshin. Mjekimi më i famshëm që ka bërë Digby me këtë metodë është ai i një farë Xhejms Hoëell, sekretar i Dukës së Bakingamit, i cili kërkoi ndihmën e Digby me që kishte plagosur dorën. Digby i kërkoi fashën e lagur me gjak dhe një legen me ujë. Ndërkohë, Hoëell, duke menduar se doktori po bënte përgatitjet për kurimin e tij, bisedonte me një mik në cepin e dhomës duke mos vënë re se Digby kishte hedhur në ujë pluhurin special dhe po fuste fashon e tij duke vëzhguar me vëmendje Hoëellin.
“Papritur,” tregon Digby në raportin e tij,” ai u drodh dhe bëri një lëvizje sikur të ndjente një shtysë të brendshme. “Nuk e di,” tha Hoëell, “por unë tani nuk ndjej asnjë dhimbje. Më duket sikur më është shpërndarë mbi dorë një freski e këndshme sikur të kisha një beze të lagur mbi të. Më duket se më është larguar i gjithë infeksioni.” Brenda pesë ose gjashtë ditëve plaga e tij u mbyll tërësisht.
Digby ka përdorur parimet shumë të vjetra të magjisë simpatike ku një gjë mund të ndikojë mbi një tjetër nëpërmjet një lloj rezonance të fshehur, vënë në lëvizje nga mendja. Metoda e mirënjohur dhe mjaft efektive e shërimit të lytheve funksionon sipas të njëjtit parim. Natyrisht kjo energji mund të përdoret edhe negativisht, si në rastin e njohur të nguljes së gjilpërave në një figurinë dylli ose etj. që ka diçka që i përket viktimës së zgjedhur.

Magnetizmi
Më dramatik ka qënë aktiviteti i Anton Mesmerit i cili, në gjysmën e dytë të shek. 18, shkaktoi sensacion me zbulimin e Magnetizmit të Kafshëve (siç e quajti). Mesmerit i kishte bërë përshtypje të madhe ideja e një ‘shpirti jetësor’ që përshkonte të gjithë natyrën dhe që ishte përmendur vazhdimisht nga mistikët dhe filozofët e shkuar. Nga viti 1679 u botua një libër, shkruar nga Uilliam Maksuell, me titull “De Medicina Magnetica” (mjekësia magjike), ku ai flet për një shpirt jetësor, që ekziston në gjithshka dhe që mund të manipulohet nga një person që ka aftësitë dhe njohuritë e duhura, që mund të veprojë si një ilaç universal.
Në përputhje me këtë, Mesmer besonte se ndërmjet trupave qiellorë, Tokës dhe organizmave të gjalla ekziston një influencë e ndërsjelltë. Mekanizmi i kësaj influence është një lloj energjie magnetike (ose fluid) e cila, besonte ai, mund të identifikohet, të grumbullohet dhe të përdoret si forcë shëruese.
Raporte të ndryshme thonë se Mesmeri mund të magnetizonte pacientët, nganjëherë me një nga gishtrinjtë e tij, ose duke përdorur një shufër hekuri. Pacienti hynte në një gjëndje somnabulike, duke patur nganjëherë konvulsione të fuqishme, dhe si rezultat ndodhte shpesh kurimi i tij i suksesshëm.
Mesmer sajoi, gjithashtu, një tub magnetik rrethor e të madh nga ku dilnin shufra të ndryshme metalike. Pacientët uleshin rreth e qark këtij tubi duke kapur secili nga një shufër. Mesmer pastaj u thoshte që të formonin një zinxhir duke prekur njëri tjetrin me majat e gishtave të dorës. Pothuaj menjëherë, disa nga pacientët hynin në konvulsione ose në ekstazë nga e cila dilnin me një vitalitet të ripërtëritur të trupit të tyre, të çliruar nga çfarëdo lloj gjëje që i mundonte.

Rrjedhja e lirë
Çfarë përfundimi mund të nxjerrim atëherë nga gjithë këto dukuri misterioze? A ka vërtetë një forcë magjike që mund të ndikojë mbi shëndetin dhe sëmundjet? Meqënëse jemi rritur në një epokë që supozohet shkencore, shumë prej nesh e kanë të vështirë t’i gëlltisin këto gjëra. Megjithatë, kur kemi parasysh se fizika moderne, më kokëfortja nga shkencat, tashmë i shikon këto dukuri si një proces valësh dhe energjish të padukshme, ndoshta pikëpamjet e vjetra të forcave mbinatyrore që depërtojnë të gjithë universin dhe që influencojnë mbi jetën, nuk janë pa baza. Shumë mjekë të sotëm, ortodoksë dhe jo ortodoksë, po i marrin më seriozisht efektin e asaj që mjekët dhe mistikët e hershëm e quanin Spiritus Vitae, rrjedhja e lirë dhe harmonike e të cilës konsiderohej si sekret i shëndetit, jetës dhe zgjuarsisë intuitive.
Nocioni se sëmundja, fizike ose psikologjike, rezulton nga bllokimi i rrjedhjes së kësaj energjie jetësore, shkaktuar nga emocione dhe sjellje negative, po merret sot më seriozisht. A mos konvulsionet violente të pacientëve të Mesmerit janë rezultat i një çlirimi të menjëhershëm i bllokimit të rëndë të rrjedhjes së jetës së padukshme – një bllokim që ekziston në themelin e të gjitha sëmundjeve fizike, nënvleftësuar nga terapia moderne, që lehtëson sëmundjen, por nuk e kuron atë?/standard