Si bëhet “manipulimi” i trurit
Kur Katharina Beta “lindi sërish”, ishte 32 vjeçare. Kujtesa dhe përjetimet e saj u zhdukën gjatë një aksidenti, të cilin K. Beta, e cila së...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/si-behet-manipulimi-i-trurit.html
Kur Katharina Beta “lindi sërish”, ishte 32 vjeçare. Kujtesa dhe përjetimet e saj u zhdukën gjatë një aksidenti, të cilin K. Beta, e cila së shpejti pritej të bëhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirëpo, kujtesa e saj “vdiq”. Për familjen, por edhe për vet atë, emri i saj i pagëzuar, Irmhild, mbeti përgjithmonë i huaj. Nuk arriti kurrë ta kthej sërish këtë identitet. Së bashku me terapeuten e saj, vendosi që Unin e saj të vjetër ta lë të vdes. Ajo u ripagëzua si Katharin dhe filloji një jetë të re. Katharina sot jeton si shkrimtare në Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.
Manipulimi i Unit
Ndryshimi i qëllimshëm i bindjeve, qëndrimeve, mendimeve… pra i Unit, nuk është temë e re. Qysh në kohërat më të lashta për nevoja manipulimi me psiken njerëzore janë përdorur metoda të ndryshime. Ndër më të njohura është metoda përmes hipnozës dhe ajo me ndihëm e narkotikëve. Por edhe shkencëtarët ka kohë që janë duke eksperimentuar në këtë fushë, dhe jo pa arsyeje! Bile ata kanë shkuar edhe më larg se sa hipnoza dhe narkotikët, duke e shfrytëzuar teknologjinë e sotme më moderne të informatikës. Përmes stimulimit elektronik të trurit ata veç kanë arritur që publikisht t’i kontrollojnë sjelljet e disa specieve, por këtu nuk përjashtohet as njeriu. Edhe metoda më e re e implantimit digjital, përmes mikroçipave të implantuar në pjesë të trurit, që gjithashtu është bërë publike para sa vitesh nga kompania SUN (e njohur për softvarin, Star Office që ofrohet falas) dhe nga organizata amerikane “Aplied Digital Solution” anon në këtë derjtim. Me këtë sistem, faktikisht, njeriu bëhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojës së dikujt tjetër, pa pasur mundësi që të kundërshtoj ose rezistoj. Implantimi i një çipi ë tillë në tru e kthehet individin në një robot, por i përbërë nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetër për nevoja ose shërbime të planifikuara. Mirëpo, si gjithnjë, shkencëtarët shpalosin anët pozitive të hulumtimeve të tyre, që bazuar, jo vetëm në rrafshin shkencorë por edhe atë etik, është i mirëseardhur dhe i dobishëm për njeriun. Njerëzit që përballën me situata krizash të provokuara ose shkaktuar nga faktorët e ndryshëm, e që janë të shumtë në përditshmërinë e rrjedhave të kohës moderne, shpesh nuk gjejnë mbështetje e as rrugëdalje dhe vuajnë pothuajse gjatë gjithë procesit jetësorë. E në raste ekstreme, alternativ e vetme për ta është suicidi (vetëvrasja). Aplikimi i qëllimshëm i metodave për fshirjen e kujtesës, pra, në vend të informacioneve të vjetëra, në Unin e individit të regjistrohen informacione të reja, do t’ua lehtësonte shumë njerëzve jetën dhe shumë të tjerë to i shpëtonte nga vdekja e sigurt. Këtë e dëshmon edhe rasti i Doug Bruces, i cili pas përjetimeve të tmerrshme dhe problemeve të shumta e pa rrugëdalje me të cilat ishte përballuar gjatë jetës së tij, as që dëshironte të kthehej më në Unin e mëhershëm. Rasti i Bruces është i njohur në literaturën mjekësore. Edhe pse shumë rrallë ndodh humbja total e kujtesës, bazuar në statistika, te mbi 95% e rasteve kujtesa pas një kohe kthehet sërish. Tek dikush pas disa ditësh, tek tjetri pas disa muajsh por ka edhe raste kur kujtesa rikthehet edhe pas disa vitesh. Pothuajse shumica e të prekurve nga amnezia kthehen prapë në rrjedhat e jetës së mëparshme, pra në Unin e tyre fillestar. Por, Doug Bruce nuk e dëshironte më atë identitet. Ai vendosi që Unin fillestar ta “varros” përgjithmonë dhe “rilindjen” e sërishme, si fëmijë por në trupin e një të rrituri, ta përjetoj, jo më si tmerr, por si një fat të madh. “Amnezia mua ma ka shpëtuar jetën!” deklaroi ai më vonë. Ai filloi ta shijoj jetën nga fillimi, të krijoj shoqëri të re, talent të ri, bile edhe të dashurohet për herë të parë. Ai magjepsej nga ndezja e fishekzjarrëve sikurse edhe nga reshjet e borës në jetën e tij të re. Gjithashtu, shumë ushqime që në Unin e tij të vjetër i urrente, tani ishin menytë e tij më të preferuara. Bruce filloi të formoj identitet tjetër. Kohë të gjatë format e tilla të humbjet së kujtesës për shkencën ishin raste të pasqaruar. Falë teknologjisë më të re dhe eksperimenteve të shumta, sot shkenca ka arritur që të ketë qasje më të gjerë edhe në këtë fushë. Shkencëtarët mendojë, se për shumë njerëz, kujtesa në Unin e kaluar është aq e dhimbshme sa që ata me gjithë fuqinë që disponojnë mundohen ta stopojnë sapo ajo të filloj të paraqitet në vetëdije, dhe në vend të saj përpiqen të mendoj në diçka tjetër. Në disa raste të veçanta, kujtesa “shkyçet” ose “bllokohet” aq herët, sa që njohurit e vetëdijshme perceptuese për një gjendja të përcaktuar faktike, nuk janë më assesi të kapshme. Kjo mund të shkoj aq larg, sa që vite të tëra të jetës të shlyhen nga kujtesa, siç është edhe rasti i Doug Bruces dhe i shumë të tjerëve. Në raste të tilla, ndryshimi i qëllimshëm i identitetit, ndoshta edhe do të kishte efekte pozitive ose preventive. Ndoshta për shumë individ, të cilët nuk gjejnë forcë për t’u përballur me sfidat e kohës, do të ishte alternativ e vetme për ta vazhduar procesin jetësor dhe për ta shijuar këtë dhuratë të shtrenjtë e të mrekullueshme.Por realiteti ka dëshmuar shpesh të kundërtën! Shumë zbulime që janë proklamuar si nevojë e domosdoshme për njeriun dhe shoqërinë, kanë rezultuar me pasoja katastrofave jo vetëm për individin por edhe masën e gjerë, sepse dualiteti është pjesë e pandashme, jo vetëm e procesit jetësor, por edhe e proceseve të përgjithshme universale. E ky dualitet është valid edhe për temën që po shkruajmë, pra për Unin tonë. Ekspertet sot e kanë të qartë se kontrolli i qëllimshëm i mendjes dhe manipulimi me individ është funksional. Teknikat e ndryshme për “riprogramimin” e trurit si: elektroshoku, narkotikët, hipnoza, dhuna, izolimi, frika etj., me të cilat është eksperimentuar në shumë laboratorë të shërbimeve sekrete, por që janë aplikuar edhe nga shumë sekte të ndryshme, dhe atë, drejtpërdrejt në njerëz, e konfirmojnë bindshëm një gjë të tillë. Pacientët e psikoterapeutes amerikane nga Neë Orleans, Valerie ëolf (tani e ndjerë), ishin zakonisht individ me lëndime të rënda psikike. Mirëpo, dy paciente ishin disi të veçanta! Edhe pse ato gra nuk njiheshin mes veti, megjithatë simptomat shpirtërore të tyre ishin pothuajse identike: personalitete të shumëfishtë, shenja frike, harresa (blockout) të përsëritura, kujtesë të shthurur etj., dhe që ty dyja ishin gjetur nga policia – të hutuara, çoroditura dhe pa dijeni për vendbanimet e tyre. Nga një intervistë radioje, V. ëolf ishte informuar për një kamp ushtarak ku eksperimentohej me njerëz në gjetjen e formave të mundshme për kontrollin e mendjes – “Mind Control Experiment”. Simptomat e të eksperimentuarave të atij kampi ishin të njëjta sikurse edhe simptomat e pacienteve të psikoterapeutes ëolf. Pas eksperimenteve të gjata, së fundi u ishin regjistrua (riprogramuar) kode nga alfabeti grek, për t’i fshehur gjurmët e hulumtuesve dhe hulumtimeve dhe që ishin kryer mbi ta. Në seancën e radhës, Valerie ëolf, pacienteve të saj ua tregoi disa shkronja të alfabetit grek. Dhe, efekti ishte i menjëhershëm. Gratë filluan të dridhen dhe të lotojnë. Nën lot filluan të rrëfejnë për përjetimet e tmerrshme. Për dhoma të errëta, për hipnozë, për dhënien të dhunshme të drogave halucinogjene, për orë të tëra hetimesh, për mjek me mantele të bardhë që i mundonin me elektroshok etj. Kur rasti u bë publik, V. ëolfi u kontaktua nga mbi 40 terapeutë nga mbarë SHBA-ja. Pa përjashtim, të gjithë kishin pacientë që dëshmoni se ishin viktimë e eksperimenteve nga kampi “Mind Control Experiment”. Dhe kjo e tmerroi mbarë opinionin.
“Implantimi” i Unit të ri!
“Atamore State Prison”, “Mind Beneder”, “MKULTRA”, “Monarach” etj. të gjithë këta janë emrat projektesh pas të cilave fshihen shërbimet sekrete, por edhe sekte, klinika, qendra kërkimore etj., me qëllime të caktuara – manipulimin e trurit. Efektet vepruese të këtyre manipulimeve janë vërtetuar edhe shkencërisht. Prapa qëllimit për ndryshimin apo edhe shlyerjen e identitetit të një individi, fshihet një ligj mjaft i thjesht psikologjik: “Ndrysho sjelljet e një njeriu, dhe psikja e tij do të ndryshohet automatikisht”. Mendimet dhe ndjenjat e tij do të ndryshohen gjithashtu. Ai do të harroj se kush në të vërtet ishte. i gjithë ky rezultat në psikologji njihet si – Disonancë kognitive. Një gjë e tillë e vërteton edhe eksperimenti me qenë i shkencëtarit rus I. Pavlovit, i cili që në vitin 1903, për zbulimin e “refleksit të kushtëzuar” u laurua, ndër të parët, me Çmimin Nobel për mjekësi. Nga ky zbulim, i “refleksit të kushtëzuar”, u konstatua se edhe sjelljet mund të “kushtëzohen”, bile, bile te të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe se përdorimi i këtij “kushtëzimi” është i pakufishëm. Natyrisht që ky kushtëzimi i sjelljeve, më vonë, i nxiti shumë hulumtues tjerë për eksperimentime dhe në “modifikimin e sjelljeve”, pra edhe në modifikimin e Unit. Dhe të gjitha këto që u thanë më lart nuk janë vetëm shkrime sa për sensacion, por fakte të dëshmuara e dokumentuara nga qendra për kërkime trunore, dokumente sekrete qeveritare, rezultate të komiteteve të ndryshme hulumtuese, akte nga procese të ndryshme gjyqësore, publikimeve të ndryshme nëpër revista shkencore etj., në të cilat njoftohet për manipulime me njerëz – pa vetëdijen e tyre ose edhe kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre. Mbi viktimat janë zhvilluar eksperimente të formave dhe mundësive nga më të ndryshmet për manipulime afatshkurtra dhe afatgjatë të identitetit. Viktimat janë rekrutuar si Spiun, atentator, kriminel, ruajtës sekretesh, etj., për t’u shfrytëzuar në raste të caktuar.Dr. M. T. Orn, njëri ndër anëtarët e Institutit të Mjekësisë në Filadelfi, u mor shumë edhe me manipulimin e trurit, me ndihmën e hipnozës, posaçërisht për çështje të armatës. Ai, me anë të hipnozës përforconte imunitetin e ushtarëve, që ata të mund t’i përballonin dhembjet, të ftohtit, mundimet, izolimet, sëmundjet e detit etj. Në gjendje të thellë hipnotike, ai u jepte detyra të rëndësishme të përcjella me amnezi paraprake totale. Njëkohësisht u jepte shifrën, me të cilën mund të hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetëm nga personat e posaçëm. Në bazë të shtypit të atëhershëm, pohohej se gjenerali i paktit NATO, Dozijer, i cili u kidnapua nga Brigada e Kuqe, ishte i pajisur qysh përpara, që me anë të autohipnozës të mund ta ruajë sekretin. Supozohet se të gjithë funksionarët e lartë ushtarakë në SHBA dhe të paktit NATO, që janë të njohur me materiale me rëndësi shumë të madhe politike dhe ushtarake, kalojnë nëpër procesin e indoktrinimit për neutralizimin e efektit. Gjithashtu, një ndër ekspertët mjekësorë më eminentë, që punonte për nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline, i cili përveç hipnozës, eksperimentonte edhe me medikamente nga më të ndryshmet. Ky kishte për detyrë t’i stërviste operatorët për operacione të ndryshme, ndërsa në projektin ndërkombëtar – dirigjimin e mendimeve. Përndryshe, Kline është i njohur si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar kundër Sëmundjeve Mentale (ICAMI), një ndër pikat e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekte antidepresive të porsalindurve, te të cilët duhet të veprojnë gjatë gjithë jetës. Gjithashtu, ekzistojnë fakte se ICAMI, ndër të tjera, me ndihmën e kësaj metode i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta psikike, si forcë pune në industri. Instrumentalizimi i një individi, të cilit i është manipuluar Uni, funksionin vërtet. “Pa dyshim se po” – thotë ekspertja Kathleen Taylor, e cila m’u për këto manipulime ka shkruar një libër me dëshmi të shumta në këtë drejtim, “Brainëashing. The Science of Thought Control” (Shpëlarja e trurit. Shkenca e kontrollit të mendimeve), e sidomos sistemin e izolimit, të cilin ajo e ka vendos në fokus të këtij libri. “Një metodë e cila padyshim është e suksesshme. Fuqia e vetmisë dhe veprimi i saj në strukturat kognitive të trurit të një njeriu nuk duhet assesi të nënvlerësohet” – thotë ajo. Riprogramimi fillon atëherë kur mbi një individ aplikohet kontroll absolute, edhe në ambient edhe mbi shqisave të tij: paralizimi i përshtypjeve shqisore, shkëputja e tij nga realiteti, lëkundja e besimit dhe vetëbesimit, etj. Izolimi dhe vetmia, frika dhe dhuna, narkotikët dhe hipnoza… rezultojnë shumë shpejtë. “Pas disa ditësh ndjenja e kohës fillon të venitet dhe të burgosurit nuk dinë më se çfarë në të vërtet të mendojnë. Vije deri te pengesat e perceptimin dhe pranimit të realitetit, halucinacionet dhe aktiviteti i trurit ndryshon dukshëm. Përfundimisht ata e kanë një ndjenjë sikur po shkëputet, sikur po ndahet trupi dhe shpirti”, shkruan psikologu dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Heiner Gehring. Qëllimi i gjithë kësaj është për t’i prurë njerëzit në një gjendje, në të cilën ata bëhen shpirtërisht aq labil, sa që vullnetarisht të pranojnë çdo ndikim të jashtëm. Të pasigurt, të përçmuar dhe të pompuar tërësisht me drogë, të izoluarit shumë shpejtë kërkojnë mbështetje dhe siguri tek torturuesit e tyre. “Mjerimi e thyen vullnetin e tyre”, thotë K. Taylor, dhe vazhdon: “Dhe kur i izoluari arrin statusin e fëmijës së mjerueshëm, atëherë është koha që të fillohet me risocializimin e tij.” Shqetësuese dhe shumë të frikshme për këtë eksperte janë edhe zbulimet e reja në sferën e neurokirurgjisë, të cilat, gjithashtu, shkojnë në favor të kësaj, duke mundësuar kështu implantimin e dhunshëm të vullnetit të huaj në individin e caktuar. “Mjafton të mendojmë në përparimet që janë bërë në fushën e neuroimplantimit dhe me këtë edhe në mundësit e qasjes së drejtpërdrejt në tru. Dhe, e gjithë kjo mund të keqpërdoret për eksperimente të tilla”. Dhe mbas gjithë kësaj, format e trajtimit dhe mënyrat kuruese të personave të goditur nga kjo dukuri, mbeten akoma çështje të hapur, pasi ekspertet e neurologjisë këtyre procese të komplikuara nuk kanë arritur t’ua gjejnë burimin e saktë e më këtë edhe sqarimin përfundimtar të tyre. Deri më tani, atyre nuk ju ka shkuar për dore që ta zhvillojnë ndonjë metodë efektive terapeutike e cila do e rikthente kujtesën e individëve mbi të cilët është aplikuar qëllimisht “shpëlarja e trurit” ose e atyre që e kanë humbur Unin aksidentalisht. Mirëpo, ata mendojnë se në një të ardhme jo të largët, gjithçka do të ndryshoj edhe në këtë drejtim!. Shpresojmë, së paku në aspektin “pozitiv”,nandaweb.
Standard