10 gjërat që shkurtojnë jetën e grave

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në zyrë ose përpara televizorit, kequshqyerja, mungesa e miqësisë, papunësia, frika nga vdekja etj., jan...

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në zyrë ose përpara televizorit, kequshqyerja, mungesa e miqësisë, papunësia, frika nga vdekja etj., janë disa nga faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë së femrave

Shëndeti
Sa herë e kemi pyetur veten se ajo që po bëjmë është e rrezikshme për shëndetin dhe jetën tonë? Shumë pak herë, ashtu siç është e vërtetë që, pavarësisht të gjithave, vazhdojmë të pimë duhan, e ekzagjerojmë me alkoolin dhe kryejmë në përgjithësi sjellje të dëmshme. Sipas shumë studiuesve, përsëritja e veprimeve të përditshme, sidomos për femrat, mund të ketë efektin e shkurtimit të jetës së tyre. Por cilat janë këto veprime? Të shohim dhjetë prej tyre:
Të qëndruarit ulur për më shumë se dy orë në ditë
Sidomos për ato që punojnë në zyrë është e pashmangshme që mos të ndodhë. Sipas disa hulumtuesve australianë, kohëzgjatja e jetës do të reduktohej për disa vjet, duke qëndruar ulur për më shumë se dy-tri orë. Një efekt që nuk mund të zhduket edhe me një aktivitet të mirë fizik.
Mungesa e miqësisë
Miqësia i bën mirë zemrës dhe shpirtit, kështu që kush ka pak miq, ka mundësi të vdesë më parë. Këtë gjë e thotë një kërkim i zhvilluar nga “Brigham Young University” dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, sipas të cilit qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë do të ishte i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë.
Qëndrimi i shumtë përpara televizorit
Të qëndrosh përballë televizorit edhe vetëm dy orë në ditë do të rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të tipit 2. Këtë gjë e pohojnë studiuesit e Universitetit të Harvardit, sipas të cilëve një orë e kaluar përpara ekranit të vogël shkurton deri në 21.8 minuta jetë.
Kequshqyerja
Të gjitha ushqimet që ekspertët i quajnë “mbeturina” zvogëlojnë jetëgjatësinë. Duket se edhe mishi i kuq kontribuon në reduktimin e 20% të jetës, nëse konsumohet vazhdimisht.
Papunësia
Papunësia nuk është një gjendje që ka një efekt pozitiv në organizëm. Nga shkencëtarët kanadezë është llogaritur që mospasja e një pune rrit me 63% rrezikun e vdekjes së hershme, pak a shumë sa pirja e duhanit.
Lëvizja e shumtë me makinë
Lëvizjet që përfshijnë më shumë se një orë me makinë rrisin stresin, trashjen, pagjumësinë, nervozizmin dhe pasivitetin fizik. Të gjithë këta faktorë, sipas universitetit suedez “Umea”, do të shkurtonin jetëgjatësinë.
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale
Një studim në Uells tregoi se mospërjetimi i një orgazme për periudha të gjata kohore mund të ulë jetëgjatësinë me 50% në krahasim me ato që kanë marrëdhënie seksuale të rregullt. Pra, atëherë rroftë seksi…!
Kolegët apatikë apo të padurueshëm
Jeta në zyrë nuk është aspak e lehtë, akoma më keq nëse kolegët që të qëndrojnë pranë janë shumë të padurueshëm. Një studim nga Universiteti i Tel Avivit tregoi se një subjekt i integruar në mjedisin e saj të punës ka gjasa të sjellë vdekjen e hershme. Ndërkohë, njerëzit e paintegruar, megjithatë, janë të rrezikuar deri në 2.4 herë më shumë se kolegët e lumtur.
Fjetja e shumtë ose e paktë
Fjetja e paktë i bën keq zemrës, favorizon diabetin, disa lloje kanceri, çmendurinë, shqetësimet konjitive dhe veçanërisht një vdekje të parakohshme. Por, në të njëjtën mënyrë, edhe të qenët gjumash nuk bën mirë. Por cila është masa e duhur e kohës së gjumit? 6 deri në 7 orë çdo natë.
Frika nga vdekja
Tanatofobia ose frika nga vdekja mund të shkurtojë jetën. Një studim i kryer nga Biblioteka Kombëtare Amerikane e Mjekësisë ka gjetur se ankthi për vdekjen zvogëlon jetëgjatësinë, duke shkaktuar paranojë dhe duke krijuar terror dhe tjetërsim.

Related

Shëndet & estetikë 3294946479045414346

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item