Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale. Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset është shumë i vogël. Sipas specialistëve, ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet. Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit. Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
Hudhra
Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra gjithashtu ka një spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret. Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër viruseve, fungive (këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Së paku 200 komponent janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë aminoacide jo-esenciale.
Aloe vera
Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E që përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin janë vërtetuar edhe shkencërisht. Përbërësit dytësor bimor të aloe vera, e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.