Çfarë thonë vetullat për personalitetin tuaj?

Përveçse një faktor i rëndësishëm i bukurisë së fytyrës, vetullat janë edhe një tregues i mirë i karakterit të dikujt Psikologji Vetullat tr...


Përveçse një faktor i rëndësishëm i bukurisë së fytyrës, vetullat janë edhe një tregues i mirë i karakterit të dikujt


Psikologji
Vetullat tregojnë për ju më shumë sesa mund të kenë kuptuar të tjerët që ju kanë qëndruar gjatë pranë. Sipas ekspertit të leximit të shprehjeve të fytyrës Xhin Haner, tiparet tuaja tregojnë për nivelin e vetëbesimit, logjikën, aftësitë organizative, motivimin dhe vendimet që mund të merrni. Shembujt e mëposhtëm vijnë me ilustrime nga tipare të femrave të famshme të botës së shoubizit.
  1. 1.  Vetullat e shkurtra
Vetullat e shkurtra si ato të Britni Spirs (Britney Spears) janë një shenjë tipike e dikujt që nuk mund të përballojë shumë stres. Po ashtu, këta persona nuk janë miqtë ideal të cilëve mund t’i tregoni problemet e jetës suaj.
  1. 2.  Vetullat e gjata
Njerëzit që kanë vetulla të gjata si të Eva Mendez priren ta përballojnë më mirë stresin. Këta persona kanë gjithashtu shumë miq të cilët nuk e kanë problem të ulen në një kafe dhe të dëgjojnë për problemet e të tjerëve, apo të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur ato. Njerëzit që kanë vetulla të gjata janë punëtorë të mirë, marrin përsipër shumë punë dhe janë tepër konkurrues nga natyra.
  1. 3.  Vetulla të holla
Vetullat e holla natyrale ose ato që nuk bien shumë në sy, si të Tejlor Suift (Taylor Swift), simbolizojnë njerëzit të cilët nuk janë shumë të sigurt në vetvete. Këta persona nuk binden shpejt dhe nuk kanë vetëbesim. Priren më tepër të besojnë gjërat që u thonë njerëzit e tjerë, sesa të bëjnë sipas ideve të tyre. Njerëzit me vetulla të holla kanë një mënyrë të shtruar për të jetuar dhe janë shumë të kujdesshëm.
  1. 4.  Vetulla të plota
Vetullat e plota si të Cara Delevingne tregojnë se personaliteti i një personi është i fortë dhe këta njerëz dëshirojnë të kenë një jetë aktive. Kanë vetëbesim, mendojnë qartë dhe i kuptojnë gjërat shpejt, ndaj janë njerëz ku mund të mbështetesh në raste problemesh. Ndonjëherë irritohen shpejt nëse të tjerët i pengojnë kur duan të bëjnë diçka, kjo sepse njerëzve me vetulla të plota i pëlqen të veprojnë shpejt dhe pa u munduar.
  1. 5.  Vetulla me hark të lartë
Nëse njihni dikë me vetulla që vijnë pak më lart se sytë ose kanë hark të lakuar për lart, si Megan Foks (Fox), atëherë ky është një person jo i afrueshëm, tepër i ndjeshëm dhe jo tepër i komunikueshëm për gjëra personale. Njerëzit me vetulla me hark të lartë kanë nevojë për vetmi dhe ndonjëherë perceptohen si tipa të ftohtë, por gjithçka që u duhet është pak kohë që të njihen me të tjerët. Tipat me vetulla si Megan Foks duan të jenë perfeksionistë dhe kanë shije të mirë në zgjedhjen e gjërave.
  1. 6.  Vetulla me hark të ulët
Vetullat që janë të ulëta, pra janë afër syrit, ashtu si të Lili Kolins (Lilly Collins), tregojnë se jeni njerëz të afrueshëm dhe të qetë. Këta tipa i mbajnë premtimet që bëjnë dhe janë shumë mbështetës, sepse i ndihmojnë njerëzit e tjerë deri në pikën e fundit.
  1. 7.  Vetullat e harkuara
Vetullat e harkuara si të Bionse (Beyonce) zakonisht tregojnë se keni të bëni me një person të sjellshëm dhe altruist. Kanë takt në komunikim dhe gjithnjë krijojnë situata të barabarta për të mos ndodhin hatërmbetje. Njerëzit me vetulla të harkuara i pëlqejnë lidhjet sepse janë kundër vetmisë.
  1. 8.  Vetullat pa hark
Vetullat e drejta si të Xhesika (Jessica) Albës tregojnë se këta njerëz mendojnë me shumë logjikë rreth vendimeve që marrin. Tipa të tillë janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithnjë mbështeten te lidhjet shkak-pasojë në vendimet që marrin. Nuk janë shumë emocionalë, por i shfaqin emocionet në momentin e duhur.
  1. 9.  Vetullat me kulm
Bëhet fjalë për vetullat që kanë vijë që vjen në ngritje, arrin një kulm dhe fillon e ulet. Këta njerëz me vetulla si të Olivia Uajlld (Wilde) janë të dhënë pas qejfit, mendojnë shpejt, flasin shpejt, i marrin vendimet sa hap e mbyll sytë dhe kanë nevojë për stimul. Janë njerëz spontan, reagojnë shpejt kur bëhet fjalë për emocione dhe kanë një sens të mirë humori.
  1. 10.  Vetullat e holluara
Njerëzit me vetulla natyrale të trasha, por që kanë vendosur t’i hollojnë, kanë një personalitet të fortë të cilin po e luftojnë. Kjo do të thotë se këta njerëz kanë humbur një pjesë të kontrollit mbi veten dhe i marrin vendimet pa menduar gjatë. Njerëzit me vetulla të holluara janë tërheqës për të tjerët, sepse duken si më të lehtë.

Related

Shëndeti dhe bukuria 6545443263783084165

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item