Letër për familjen dy vjet pas vdekjes
Një nënë e katër fëmijëve ka suprizuar familjen e saj, bashkëshortin dhe fëmijet dhe të fejuarën e re të bashkëshortit, kur dy vjet pas vdek...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/leter-per-familjen-dy-vjet-pas-vdekjes.html
Një nënë e katër fëmijëve ka suprizuar familjen e saj, bashkëshortin dhe fëmijet dhe të fejuarën e re të bashkëshortit, kur dy vjet pas vdekjes së saj, u ka dërguar atyre një letër për Krishtëlindje. Brenda Schmitz humbi betejën e saj me kancerin dy vjet më parë, por bashkëshorti i saj David, u ftua në një emision në radio ku ju lexua letra e së shoqes.
“ Kur ta lexoni këtë letër unë do ta kem humbur betejën time me kancerin dhe ti, shoku im dhe burri im i dashur ke ecur përpara në jetën tënde dhe ke gjetur përsëri dikë për të ndarë jetën me të. Kjo letër është për të gjithë ju në këtë moment”, shkruante ajo në letrën që përloti të shoqin.
Para se të vdiste ajo i kishte kërkuar Davidit që të vazhdonte jetën dhe të gjente një partnere të re. Dhe letra suprizë i drejtohej gruas së re të David me fjalët “unë të dua ty kushdo qofsh, sepse ti do të jesh njerka e fëmijëve të mi”. Dhe më tej jepte një porosi për burrin e saj : “Bëje atë të buzëqeshë sepse ajo ka gjithë vlerësimin tim”.
Brenda kishte menduar tia linte letrën një mikut të saj për ta bërë publike për familjen vetëm në momentin kur i shoqi të ishte lidhur me një grua tjetër dhe të ishte i dashuruar me të.
Ajo u kërkonte në letër familjes së saj që të bënin një udhëtimin të bukur gjithë së bashku me pjesetaren me te re te familjes.