Firma braziliane na “vjedh” simbolin e flamurit
Shqiponja me dy krerë është simboli ynë kombëtar. Nëse deri para pak ditësh mendonim se e kishim vetëm ne eskluzivitetin e këtij simboli, ta...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/firma-braziliane-na-vjedh-simbolin-e.html
Shqiponja me dy krerë është simboli ynë kombëtar. Nëse deri para pak ditësh mendonim se e kishim vetëm ne eskluzivitetin e këtij simboli, tani jo më. Kohët e fundit simboli ynë kombëtar ka filluar të përdoret edhe si “brand”. Një kompani veshjesh në Brazilin e largët e përdor si logo identifikuese shqiponjën dykrenore. Fotografitë dhe videot me veshjet, të cilat mbajnë shqiponjën si stemë janë publikuar në rrjete sociale, Instagram dhe Youtube. Mes shumë personave që e kanë pëlqyer koleksionin e ri ka qenë edhe ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandër Pato. Futbollisti, madje shfaqet në një fotografi me bluzën e kësaj firme, e cila mban në gjoks shqiponjën e flamurit tonë.
Sapo janë parë fotot e e postuara të Pato-s, shumë komente kanë ardhur si reagime duke bërë të ditur se ky është simboli që i përket Shqipërisë. Mes komenteve të shumta ekzistonte dhe një i tillë: “Aleksandër Pato është shqiptar”. E vërteta është se shqiponja e flamurit tonë kombëtar qëndron krenare jo vetëm në flamur, por edhe si simbol i një firme veshjesh të njohur në Brazilin e largët “Cavalera”. Nuk e dimë nëse ky fakt duhet të na bëjë të ndihemi krenarë për vetë arsyen se stema jonë kombëtare është aq e bukur sa bizneset e huaja na e “vjedhin” për ta bërë të tyren. E rëndësishme është që shqiponja nuk valëvitet vetëm në flamurin tonë kombëtar, por qëndron krenare në veshjet e një firme të njohur veshjesh në Brazil.