Dhjetë njerëzit më të rëndësishëm të kinematografisë për 2013-n

Jemi shumë afër fundit të 2013-ës, dhe të gjithë shohim në retrospektivë se si ka qenë ky vit për ne, viti i mrekullive apo një vit i tmerrs...

Jemi shumë afër fundit të 2013-ës, dhe të gjithë shohim në retrospektivë se si ka qenë ky vit për ne, viti i mrekullive apo një vit i tmerrshëm. Është gjithashtu koha të shohim se sa i mbarë ka qenë ky vit për kinemanë. Revista “Askmen” ka analizuar  dhjetë njerëzit që kanë pasur impaktin më të rëndësishëm në filmat e vitit 2013./Përgatiti: Endri Farka

10- Arnold Schwarzeneger
2013-a ka qenë një vit i keq për Scharzeneger. Ai iu kthye filmave pas disa vitesh në politikë, me puron e tij mes buzëve të holluara nga mosha dhe njerëzit të entuziazmuar me rikthimin e një prej titanëve të kinematografisë. Megjithatë, ishin të paktë njerëzit që ndoqën filmin e tij “The Last Stand”, apo “Escape Plan”. Me ditën që kalonin për Schwarzeneger, do ishte më mirë sikur të paraqiste filma të vjetër të tij si, “Jingle all the Way” ose “End of Days” të cilat patën një buxhet prej 100 milion dollarësh. Në 2013 ai mbeti njeriu i së kaluarës me vlera të së kaluarës. Ai tashmë reklamon vetveten, jo filmat e tij. Filmat e rinj shihen më tepër si shtojcë e “markës” që përmban vetë emri i tij Schwarzeneger. Periudha e tij si yll kinematografik është thuajse e mbaruar, por ai mund t’i përdorë fuqitë e mbetura për një tjetër bashkëpunim me Stalonen në filmin “Expendables”.
 9- Ben Affleck
Affleck është lënë mënjanë nga publiku si një “mi i tmerruar” gjatë këtyre 12 muajve. E nisi vitin si ‘fëmija më i lumtur në botë’ pas çmimit Oscar të fituar me filmin “Argo”. Pas një fare kohe ai u shpall si “Batmani” i ri dhe të gjithë mbetën të shtangur. Por jo për mirë. Edhe ajo pak kënaqësi që i kishte mbetur pas dështimit të filmit “Runner, runner” u shua më vonë. Affleck është shndërruar në emblemë të kritikave dhe feedback-ut që komuniteti bën pas një filmi. Çuditërisht nuk është korrekte sipas tyre të bësh gabime, të eksperimentosh ose të të jepet mundësia të provosh aftësitë në një profesion përpara se të përballesh me turmat. Arritjet e tua do të vendosen përpara ngjarjes, nga “thashethemaxhijtë” e Twitter-it dhe jo vetëm që nuk je aq mirë sa filmi i fundit por aq sa të përkufizojnë titujt e gazetave.
8- Megan Ellison
Ellison është modeli më i ri i kinematografisë. Ajo është aq private sa janë të pakta fotot që mund të gjenden për të në faqet online. Pas një investimi në filmat si “True Grit” dhe “Lawless”, ajo u bë pjesë e “Annapurna Pictures”, kompani e cila investon para në filma që janë të vështirë të kategorizohen, por intrigues në të njëjtën kohë. Filma me buxhet mesatar, për të cilat Hollivudi i atëhershëm është treguar i kujdesshëm. Deri tani kjo kompani ka prodhuar filma si “Zero Dark Thirty”, “The master” dhe “Spring Breakers” të cilat me një buxhet të vogël kanë arritur sukses të madh. “American Hustle” i regjisorit David O’Russell dhe filmi “Her” i Spike Jonze janë të tjerat në rradhë. Megan Ellison ka fituar të drejtat nga kompania LionsGate për ekskluzivitetin e filmit “Terminator” në 2015-ën. Për një serial që interesi ka ardhur duke iu zvogëluar që pas pjesës së tretë, ky padyshim është një lajm ngacmues. Ajo i gëzohet profesionit si aktore pa frikë dhe kjo gjë po funksionon.
7- Tom Hanks
Në këtë fazë të karrierës së tij, Tom Hanks është kaq i pasur dhe popullor, sa që fare mirë ai mund të shëtiste përgjatë bregdetit, të bënte pazar dhe të bënte filma deri në fund të jetës siç kanë bërë shume bashkëmoshatarë të tij. Por në vend të kësaj ai ka marrë vendime shumë trimërore në karrierën e tij. Përfshirja e tij në filmin “Cloud Atlas” nuk hynte shumë te shijet e publikut, por në asnjë mënyrë nuk ishte e parashikueshme dhe përsa i përket filmit “Captain Phillips” ai la pas të gjitha hilet e një ylli kinemaje dhe u bë një aktor i thjeshtë. Mbase është një nga performancat e tij më të mira dhe më të suksesshme. Ai dhe aktorja Maryl Streep janë të ndërgjegjshëm se audienca nuk varet nga mosha dhe se një skenar i mirë filmi nuk është i përshtatshëm vetëm për yjet e rinj. Performanca e tij në filmin “Save Mr. Banks” është pikërisht ajo çfarë njerëzit prisnin që ai të bënte në skenë.
6- Melissa McCarthy
Viti 2011 ishte një vit pushim për të, me nominime çmimesh dhe duartrokitje të mëdha për filmin “Bridesmaids”, por 2013-ta ishte viti në të cilin McCarthy do tregonte veten e saj jo vetëm si një mbështetëse por si një yll i vërtetë. Pavarësisht se nuk është shquar për skenaret e saj, ajo ka fituar simpatinë e audiencës. Të dy filmat e fundit “Identity Thief” dhe “Heat” janë komedi me të meta, por dhe suksese mbarëbotërore në të njëjtën kohë. Melissa gjithashtu u shfaq në pjesën e tretë të filmit të njohur komik “Hangover” me dinjitet të paprekur. Sapo asaj i bie në dorë një skenar komik, ajo nuk stepet të shfaqë talentin e saj. Ne kemi nevojë për një aktore komike femër dhe padyshim që ajo është e duhura.
5- Mathew McConaughey
McConaughey projektoi një rikthim që mesa duket nuk u prit ashtu siç duhej. Kohët e fundit nuk e kemi parë atë të prodhojë filma siç bënte vite më parë me filmat komedi e romancë. Por ai ka lënë punën e mrekullueshme të flasë vetë. Filloi vitin e kaluar me rolin e tij mbështetës në filmin “Magic Mike”, që me sa duket u shpërfill nga çmimet Oscar, sepse nuk u gjend të paktën një klip ku ai të ishte tërësisht i veshur. Por këtë vit ai shfaqet me “The Paper Boy”, “Mud”, dhe së fundmi në Amerikë me filmin “Dallas Buyers Club” (një performancë kjo e fundit aq e mirë për të sa thuhet me shaka se nëse ai nuk e fiton çmimin Oscar, do të mbrohet me argumentin se ia kanë vjedhur). Nuk vlen të përmendet pjesa “Wolf of Wall Street” që e vodhi klipin nga një kast aktorësh të mëdhenj. Ai mjeshtërisht i është shmangur përpjekjeve për përçarje në filmat e tij të mëvonshëm si “Dark Kight Rises” dhe “True Dedective”. I ashtuquajtuari ‘Kapiteni pa bluzë’ është i pakrahasueshëm kohët e fundit.
4- Jeffrey Jacob Abrams
Abrams ndodhet në një pozitë këtë dekadë ashtu siç James Cameron ishte dy dekadat e fundit. Nëse ai sheh një mundësi të mirë, patjetër që do të përfitojë nga ajo. Ai është përzgjedhur për ekskluzivitetin e filmit “Star Trek”. Tani ai ka në dorë të ardhmen e “Star Wars”. Aq i besueshëm është bërë saqë humori i fansave të Star Wars është shumë pozitiv.
3- Jerry Bruckheimer
“The Lone Ranger”, pavarësisht se tepër i rekomanduar, ky film ishte pikëpyetja më e madhe e këtij viti. Kjo mbase për shkak të arrogancës së treguar. I prodhuar me një buxhet prej 250 milionë dollarësh, shumë e cila përdoret në filmat me superheronj. Ky film u pa si një tallje e vërtetë e Jerry Bruckheimer-it, si një ndër talljet më të mëdha të producentëve sidomos me shpenzimet e bëra në tregun kinematografik. Kjo tronditi paksa marrëdhëniet e Disney me Bruckheimer, gjë e cila nuk pritej pas bashkëpunimeve për prodhimin e “Pirates of Caraibbean”, “Armagedon” dhe “National Treasure”. Me siguri ky nuk do jetë fundi i Bruckheimer-it, falë kontributit të tij pozitiv të dhënë në kinematografi. Ky veprim ishte simbolik në mbi-shpenzimin e filmave të mëdha. Në një periudhë afatgjatë kjo është një e mirë për të gjithë.
2- Jennifer Lawrence
Do të ishte e tepërt të flitej për impaktin që ka pasur Jennifer Lawrence në 2013-n. Në këtë moment ajo është një nga yjet më të mëdha në histori, dhe jo vetëm këtë vit.
1-Alfonso Cuaron
Ka një debat të madh përsa i përket filmit “Gravity”. A është me të vërtetë një film i madh apo një mashtrim? Pavarësisht meritave të narratorit në film, Alfonso Cuaron në një farë mënyre e shkundi industrinë e filmit. Ai prodhoi një film që zuri vend nëpër kinema, jo sepse nuk ka vend tjetër ku të shihet më mirë por sepse duhej përjetuar në mënyrën e duhur, dhe çdo vend tjetër do ja zvogëlonte shkëlqimin. A e imagjinoni dot se çfarë impakti të dobët do të kishte ky film sikur ta ndiqnim në smart-phone? Ai e shtyu audiencës të rendnin pas shokëve të tyre duke i këshilluar ta ndiqnin në 3D dhe në një ekran sa më të madh të mundshëm. Pas Avatarit, ky ishte një film për të qenë. Kjo i ka bërë studiot kinematografike të mendojnë seriozisht se çfarë të krijojnë që të kenë bujën e filmit Gravity.

Related

Showbiz 974368019376237504

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item