Biblioteka Britanike vendos mbi një milion fotografi historike në Flickr për hulumtim
Gjatë ditës së enjte Biblioteka Britanike lajmëroi që ka ngarkuar më tepër se një milionë fotografi publike nga shekulli 17, 18 dhe 19 në Fl...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/biblioteka-britanike-vendos-mbi-nje.html
Gjatë ditës së enjte Biblioteka Britanike lajmëroi që ka ngarkuar më tepër se një milionë fotografi publike nga shekulli 17, 18 dhe 19 në Flickr.
Lëvizja vjen si pjesë e një projekti ambicioz që do mundësojë mënyra që mund të shpiken për të naviguar depot madhore të fotografive, për të kryer hulumtime dhe për t’i përkrahur përdoruesit që të kombinojnë dhe të përdorin fotografitë.
Sipas bibliotekës, të dhënat, të dixhitalizuara me ndihmën e ndërmarrjes Microsoft, përfshijnë 300 vite të “hartave, diagrameve gjeologjike, ilustrimeve të bukura, satirave komike, letra të ndriçuara dhe dekorative, ilustrime shumëngjyrëshe, peizazhe, piktura muri” të cilat presin të hulumtohen.
Derisa secila fotografi është e etiketuar me informacione për origjinën e vet, është një përshkrim i vogël se çfarë mund të nënkuptojnë fotografitë. Është e mundshme të shpresohet që hulumtuesit do të dalin për të mbushur zbrazësitë për shumë ngjarje, të cilat mund të mbushen nga përdorimi i informacioneve nga fotografitë.
Më parë, Biblioteka Britanike ka arkivuar mijëra dorëshkrime mesjetare duke i vënë në dispozicion pa pagesë për të gjithë. Kjo bibliotekë është po ashtu në proces të arkivimit të një miliard faqeve uebi të Mbretërisë së Bashkuar, gjë e cila pritet të përfundojë këtë vit. (PCWorld Albanian)