Shqipja, kjo gjuhë e lashtë (1)
R. Miftari - Ramçe Hyrje E filloj këtë shkrim të ndarë në dy kapituj të shkurtër për arsye se vazhdimi dallon dukshëm nga kjo pjesë e parë q...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/shqipja-kjo-gjuhe-e-lashte-1.html
R. Miftari - Ramçe
Hyrje
E filloj këtë shkrim të ndarë në dy kapituj të shkurtër për arsye se vazhdimi dallon dukshëm nga kjo pjesë e parë që ndoshta mund të quhet më së miri opinion se sa ese mbi një dukuri negative tonën, kurse më tutje, do të bëhet fjalë për meditime gjuhësore mbi një numër fjalesh të përngjitura, për rrënjën dhe prejardhen e tyre, të cilat vërtetojnë lashtësinë e gjuhës sonë bashkëkohore e sidomos zhvillimin e saj në një periudhë kohore tejet të lashtë (homo habilis), zënafilla e cilës,sipas disa tezave më të guximshme, shtrihet në kufijtë e para 2,2 milionë vjetëve.
Nuk di nëse janë shkruar më parë në shqip, hulumtime mbi disa elemente të prejardhjes dhe formimit të fjalëve të gjuhës sonë, ose më mirë thënë, të parardhëses së gjuhës së sotme shqipe. Të cek që në fillim, as që kam kërkuar enkas të gjejë ndonjë studim mbi këtë që dua të flas (kryesisht në vazhdimin nr. 2) në këtë shkrim timin e as synoj që ky i njëjti të jetë një studim gjuhësor. Këtu bëhet fjalë për meditime të mijat rreth krejt asaj që kam lexuar dhe lexoj kohë pas kohe mbi prejardhjen tonë e sidomos dokumente, teori e plot hipoteza gjuhësore mbi shqipen e bukur. Thjeshtë, (ishin dhe janë) hipotezat që më irritonin…, hipoteza të pabaza e ëndrrallore mbi lashtësinë e gjuhës sonë pa u zhytur me seriozitet në shkoqitjen themelore të fjalëve të lashta. Ndodh që fjalë të osmanishtes por edhe të tyrqishtes moderne, sllavishtes, latinishtes e greqishtes (helenishtes) të merren si dokument i lashtësisë së gjuhës sonë. Por ka absurd mbi absurd: fjalë që rrënjët i kanë që në formimin e e njërrokësheve të para, pa asnjë rezervë i atribuohen gjuhëve të ndryshme indoevropiane ose të tjera mbi të cilat nuk është bë aspak fjalë.
Historiku i dredhimeve dhe i marrjes së të thënave të gatshme nga studjues e sharllatanë për të vërteta dhe përhapja e tyre si shkencë, pa u kujdesur se kush dhe nga cili kënd ka shkruar, më formonte gurë në lukth. Falja me lehtësi të turpshme e fjalëve tona sllavishtes, latinishtes, greqishtes; sikur vijnë nga këta gjuhë, shkaktojnë irritimin e njeriut të rëndomtë i cili nuk ka mundësi të shkruaj, të thotë e t’i kundërvihet kësaj « shkence » albanologjike trishtuese. Thuhet se fjala Kosovë është vërtetuar, vjenka nga sllavishtja, këtë e thonë edhe gjuhtarë shqiptarë; Pollgjën e hangrëm si Pollog dhe e pranuam se është fjalë sllave! Si është fjalë sllave kur: poll, > pjell, > pjellore nga e folmja e Pollgjës (së Epërme) që përfshin fshatrat në mes Xhepçishtit e Odërit duke zbritur edhe gjer në brigjet e lumit Vardar thuhej gjer vonë e përdoret edhe ditëve tona nga më të moshuarit: «A poll gjâ sivjet toka nga ana e juaj… ?»
Pa u këthye larg në histori, Pollgjë janë në fillim vetëm fshatrat rrëzë Sharrit duke u nisur nga Xhepçishti e gjer në trojet e fshatit Odër. Banorët e kësaj ane quhen edhe sot polljanë). Askujtë nuk i shkon ndërmend t’i quaj banorët e Pollgjës në kuptimin e sotëm gjeografik polljanë, shum e natyrshme, ata nuk janë nga Pollgja. As fshatrat anëve të Vardarit dhe as ata të ngritura në rrëzët e Sharrit në drejtim të Pirokut sikur edhe vet qyteti i Gostivarit nuk
quhen dhe andaj as nuk janë polljanë (Në kaptinën e dytë ku flitet mbi një lloj specifik të fjalëve të përngjitura, që është praktikisht pjesa kryesore e këtij shkrimi, do të shohim në mes tjerash një shembull për Eoniam-in- Tetovën).
Kur jemi te toponimet si dhe në fjalorin e përgjithëshëm, studjuesë shqiptarë i marrin disa fakte nga dukuria e shkrirjes apo ndërrimit të bashkëtingëllores s në sh kur ajo është e para tek fjala përkatëse (por shpesh edhe në brendi të fjalës psh pescis – peshk) dhe pa u ndalur aspak të shkoqisin format e njohura etimologjike të kërkimit të prejardhjes së fjalës, ia ngjesin vulën latine emrave të vendbanimeve që egzistonin dhe logjikisht pra, themelimi i tyre datonte para se romakët të pushtonin Gadishullin Ilir. Nëse këta toponime i gjejmë të përmenden për herë të parë nga autorë romakë (ose helenë në raste tjera gjuhësore), nuk do të thotë aspak se vendasit autoktonë e shdnërruan s-ënë e latinishtes në sh por ndodhi e kundërta, në këto raste, latinishtja bëri përshtatjen e bashkëtingëllores sh në s (s’është vështirë të gjeni me qindra vendbanime shqiptare para kohës latine që fillojnë ose e kan në brendi por shpesh edhe në fund (në pask.) sot e gjithëmonë një sh që në shkrimet romake e gjejmë si s. E njëjta gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për toponime që gjinden të shkruara në gjuhët sllavojugore dhe tyrqishte. Shkrirja dhe sidomos tendencat e ekonomizimit gjuhësor (shkurtimi i fjalëve) është bë në të dy anët dhe këtu duhet kërkuar gjeneza e saktë e toponimës pa ra nën ndikimin e lehtësisë të marrjes së gatshme të tezave hipotetike.
Nuk do të ndalem më shum mbi toponimet sepse shkrimi im do të flet për një « zbulim » që ka të bëjë kryekëput me një meditim i lindur nga hidhërimi ndaj moskujdesit dhe nënshtrimi me vetkënaqje ndaj të thënave: „gjuhë e vjetër“, „e lashtë“, „më e lashta në botë“ e pa u ndalur t’i shoshisim „disertacionet“ e ndryshme ku në mënyra perfide na përvetësohen pasuritë gjuhësore nga të huajët, pa u ndalur t’i rradhisim veçoritë e fjalëve që sot mund t’i rradhisim si themel i formimit dhe zhvillimt të kësaj gjuhe të bukur që sot e flasim janë gati të pavlera elozhet tona për lashtësi. Më së fundi, ç’është edhe më brengosëse, falen nga vet na shqiptarët me një lehtësi vetëvrasëse për kulturën, historinë dhe prejardhjen e gjuhës sonë disa të dhëna faktike të periudhës së hershme të fjalëformimit të dëndur.
(Vijon)