10 konceptet shkencore të 2013-s që ndryshuan mënyrën si e shohim botën

10 hapat përpara të shkencës për vitin 2013 që nga inteligjenca në rënie e njerëzve deri te brejtësi në Mars dhe jetëgjatësia e universit Zb...

10 hapat përpara të shkencës për vitin 2013 që nga inteligjenca në rënie e njerëzve deri te brejtësi në Mars dhe jetëgjatësia e universit
Zbulimet 

Jeta në Tokë është e mbushur me mistere, shumë prej të cilave janë zbuluar falë njerëzve të guximshëm dhe plot vullnet, ndërsa të tjera mistere kanë mbetur ende në anën e errët të paditurisë. Ky vit ka treguar për qetësinë pas zbulimeve të mëdha siç ishte zbritja spektakolare në Mars në gusht të vitit 2012.
Ndër zbulimet e papërmendura në top 10 listën e mëposhtme janë edhe njohja me virusin H7N9 që pritet t’u shtohet listës së pandemikëve që kërcënojnë shëndetin e popullsisë botërore. Shkencëtarët arritën të provojnë se mësimi i gjuhës fillon përpara lindjes. Në skeletin e mbretit Rikardi III u zbuluan plagë të rënda. Një tjetër hap i madh i këtij viti ka qenë aplikimi i printimit 3D, që u finalizua me sukses në printimin e organeve njerëzore si mushkëria, mëlçia, zemra dhe truri.
Ja cilat janë 10 konceptet shkencore të këtij viti që po lëmë pas.
10. Rënia e inteligjencës humane
Teknologjia mund të jetë duke bërë hapa të shpejtë dhe çdo ditë që kalon sjell nga një shpikje të re, por një studim në Amsterdam tregoi se që prej Epokës Viktoriane, inteligjenca njerëzore ka zbritur 14 pikë.
9. Femrat pëlqejnë meshkujt me mjekër
Kërkuesit e Australisë anketuan femrat dhe u kërkuan atyre të shkallëzonin tërheqjen që kishin ndaj meshkujve me katër lloj mjekrash. Këto ishin mjekra e plotë, mjekra e pakët, mjekra e dukshme dhe fytyra e rruar. Femrat zgjodhën meshkujt me mjekër të dukshme dhe të dendur, por jo të plotë. Nga ana tjetër meshkujt u shprehën se ishin më tepër të dhënë pas mjekrës së plotë dhe asaj të dendur, sesa mjekrës së pakët apo fytyrës së rruar.
8. Zbulimi i një pjese të re trupi
Ata që mendonin se njohim çdo pjesë të trupit tonë, u habitën jashtë mase këtë vit kur kirurgët e Belgjikës raportuan për zbulimin e një ligamenti të panjohur në gjurin njerëzor. Ligamenti i ri, i quajtur ligamenti anterolateral, u zbulua gjatë kërkimeve shkencore në një kufomë.
7. Fosili i rrallë i zhapikut
Nuk është i pazakontë zbulimi i insekteve parahistorike ose pjesëve të bimëve në qelibar. Megjithatë zbulimi i fosilit të një zhapiku 23 milionë vjeçar i kapi në befasi shkencëtarët e Meksikës.
6. Universi ka jetëgjatësi të fundme
Për të gjithë ata që ndoqën me vëmendje zbulimin e grimcave Higgs Boson në vitin 2012, lajmi i mirë i këtij viti është se ka gjasa që universi të shkatërrohet prej zgjerimit të Diellit shumë kohë më parë se të ndodhë katastrofa e grimcave Higgs.
5. Super-Hëna
Super-Hëna është termi i përdorur për të përshkruar ngjarjen e rrallë qiellore, që përkon me pikën kur Hëna vjen më pranë Tokës. Super-Hëna e qershorit të vitit 2013 tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve në botë që janë të pasionuar pas soditjes së qiellit.
4. Miu në Mars
Nuk bëhet fjalë për një mi të vërtetë në planetin e kuq, sigurisht. Por forma dhe hija që ra mbi një gur në Mars e bëri atë të duket si një brejtës. Guri që dukej si me këmbë dhe bisht u dallua nga një përdorues interneti.
3. Materiali i pamundur krijohet
Shkencëtarët në Suedi aksidentalisht lanë të vazhdonte gjatë fundjavës një reaksion kimikatesh dhe papritur zgjidhën problemin kimik 100-vjeçar. Puna e tyre çoi në zhvillimin e një materiali të ri, të quajtur Upsalite. Ky i fundit është tepër premtues dhe pritet të zërë vend kudo që nga kontrolli i lagështisë në shtëpi deri tek industria kimike.
2. Meteori që shpërtheu në Rusi
Më shumë se 1000 njerëz mbetën të dëmtuar kur një meteor i përmasave të një autobusi me peshë 7000 tonë shpërtheu në qytetin e Chelyabinsk-it, 1500 kilometra larg Moskës. Shpërthimi kishte fuqinë e 20 bombave atomike dhe ngriti një valë të re frike mbi rrezikun ndaj asteroideve dhe ekspozimit ndaj tyre në planetin tonë. Shkencëtarët mblodhën mostra të meteorit për t’i analizuar.
1. Përmasa mesatare e gjenitaleve mashkullore
Dilemës se cila është gjatësia mesatare e gjenitaleve mashkullore i erdhi fundi. Kërkuesit e Universitetit Indiana analizuan 1661 meshkuj dhe dolën në përfundim se gjatësia mesatare e një penisi të erektuar është 14 centimetra. Nga studimi doli edhe gjatësia minimale që ishte 4 centimetra dhe ajo maksimale që ishte 26 centimetra.

Related

Suplement 3856208644894335636

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item