Shqiptari që ka aplikuar për udhëtim në Mars (Video)

Prej mijëra aplikantëve që kanë aplikuar për të shkuar në Mars, gjenden edhe dy shqiptarë. Njëri nga ta është Enkeli nga Shqipëria, i cili n...


Prej mijëra aplikantëve që kanë aplikuar për të shkuar në Mars, gjenden edhe dy shqiptarë. Njëri nga ta është Enkeli nga Shqipëria, i cili në përshkrimin e jetës së tij ka thënë se gjithmonë ka dashur shkencat natyrore. “Shkencën e konsideroj dashurinë time të parë”, është shprehur ai.
Enkeli, përveç gjuhës shqipe ëshë njohës i anglishtes, italishtes, më pak gjermanishtes, spanjishtes dhe shumë pak i kinzezces. Nga Kosova nuk ka asnjë kandidat, ndoshta edhe nga fakti se në faqen zyrtare të organizatorit nuk gjendet Kosova si shtet i pavarur.
Mijëra njerëz nga mbarë bota ende po aplikojnë për këtë udhëtim njëdrejtimësh.
Kompania holandeze “Marsi One”, e cila është organizatore e këtij misioni, ka filluar të mbledhë aplikacionet edhe për astronautë. Aplikantët duhet të prezantohen me një video material dhe vetëm për pak kohë janë mbledhur mbi 200.000 aplikantë. Nuk kanë nevojë për asnjë përvojë të mëparshme në shkencat e hapësirës, astronomisë ose çfarëdo tjetër që të aplikojnë për të udhëtuar në Mars, por ata që aplikojnë nuk duhet të jenë nën 18 vjeç.
Dorëzimi i aplikacioneve kushton rreth 40 dollarë. Ideja është që të zgjidhen 28-40 kandidatët në vitin 2013 që do të shkojnë nëpër trajnime. Bileta për këtë planet është njëdrejtimëshe, nuk parashikohet kthimi në Tokë. Megjithatë, projekti “Marsi One” ka shumë punë përpara në drejtim të mbledhjes së fondeve që do të financojë këtë aventurë, pasi është vlerësuar se ajo do të ketë nevojë për të paktën gjashtë miliardë dollarë.

Related

Video 1489893618622469488

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item