E vërteta e fantazmave
Ka patur periudha ku secili prej nesh ka ndjerë brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. N...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/e-verteta-e-fantazmave.html
Ka patur periudha ku secili prej nesh ka ndjerë brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk ekziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Ekzistojnë shumë teori, çka se asnjëra, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.
Fantazmat nuk ekzistojnë
Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht “fantazmore”.
Fantazmat janë vetëm legjenda
Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frutë i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pas provuar të krijojë një Fantazmë duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme… u betuan se e kishin parë këtë fantazmë të tmerrshme!!!
Fantazmat janë haluçinacione
Ato ekzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazmë nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat “haluçinacione kolektive” (në të cilat ai “që sheh” arrin që në mënyrë telepatike t’ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)… por… hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull: kush sheh një Fantazmë nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.
Fantazmat si prodhime telepatike
Fantazmat nuk janë shpirtra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një “dyzimi” ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike. Sipas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim.
Fantazmat si shpirtra personazhesh të vdekur
Kjo është padyshim teoria më romantike por… përse vallë një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (sipas Hans Holzer) “Stay-behinds” (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja “spiritiste” e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.
Fantazmat si regjistrime psikike
Peter Underëood (një nga më të famshmit Ghost Hunter të botës) vëren se shpesh fantazmat përshkojnë porta dhe mure që nuk ekzistojnë më, por që dikur ekzistonin. Është njëlloj si të rishohësh një film që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Fantazmat atëherë do të ishin “fotografi” të mbetura në celuloidin hapësirë kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijim të ngjarjeve veçanërisht të ndërlikuara nga pikëpamja emocionale: ja sepse shumë fantazma riparaqesin në shfaqjet e tyre gjëndje të përcaktuara shpirtërore (frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonëse është rishikuar dhe plotësuar në kohët e fundit, kjo teori është në bazë të konceptimeve parapsikologjike që lidhen me këto shfaqje.