Leon Walras dhe sistemi i tij ekonomik ‘pure’
Milton Friedman “Në këtë mënyrë, si i tillë, sistemi i universit ekonomik na shfaqet i plotë, me të gjithë madhështinë dhe kompleksitetin e ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/leon-walras-dhe-sistemi-i-tij-ekonomik.html
Milton Friedman
“Në këtë mënyrë, si i tillë, sistemi i universit ekonomik na shfaqet i plotë, me të gjithë madhështinë dhe kompleksitetin e tij; me një gjerësi dhe thjeshtësi unikale, ku për nga bukuria, kompleksiteti dhe madhështia ai ngjan me universin astronomik.” Leon Walras
Përkthimi i mrekullueshëm nga William Jaffe, iElements of Pure Economics i Leon Walras, na ofron një riekzaminim të një vepre të madhe të botuar afro 80 vite më parë. Lidhur me këtë rishikim të kësaj vepre, dua të theksoj se është një rishikim i bërë nga vetë autori Walras dhe jo nga Jaffe. Sidoqoftë, unë dua të falenderoj Jaffe për punën e tij të lavdërueshme dhe unikale në llojin e tij, për saktësinë dhe shënimet e detajuara. Këto shënime me sqarimet përkatëse, jo vetëm që orientojnë vëmendjen e lexuesit, por hedhin dritë në sqarimet e koncepteve themelore të shprehura në libër.
Ndonëse i shprehur në një formë disi ekstravagante, vlerësimi i Schumpeter për këtë vepër “për sa i takon teorisë së tij pure, Walras është… më i madhi nga të gjithë ekonomistët e kohërave”, unë mendoj po ashtu dhe nuk kam asnjë dyshim se Elements është një punim madhështor që ka hedhur një hap të madh të mëtejshëm në zhvillimin e shkencave ekonomike. Po ashtu edhe stili i tij ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të veçantë në mendimin ekonomik. Megjithëse e përkthyer shumë vonë, kjo vepër ia vlen plotësisht, duke krijuar një mundësi të njohjes së saj jo vetëm nga profesionistët por edhe nga studentët të cilët mësojnë të bëhen ekonomistët e ardhshëm. Kjo vepër duhet të vendoset patjetër në bibliotekat e vogla të tyre. Në këtë kontekst, kjo vepër do t’u vlejë jo vetëm si një pjesë e rëndësishme e teorisë së mendimit ekonomik, por si një udhëzues praktik në jetën e përditshme.
Në aspektin më të gjerë të përgjithësimeve rreth Elements, mendoj se aty kemi dy tema qendrore: Analiza e Rarete, apo marginal utility (vlera e përdorimit minimal) dhe teoria e Ekuilibrit të Përgjithshëm. Walras i shikonte këto të dyja si pjesë unikale dhe në harmoni me të tërën, gjë që është e vërtetë dhe e bazuar. Gjithashtu ai e shikonte analizën e vlerës së përdorimit minimal si të pazëvendësueshme për studimin e ekuilibrit të përgjithshëm, i cili duket të jetë shumë më tepër i paqartë. Analiza e vlerës së përdorimit minimal impresionon lexuesin modern si një nocion i “vjetruar” që shërben vetëm për të kuptuarit e zhvillimit të mendimit ekonomik dhe jo si një mënyrë të zgjerimit të të kuptuarit të horizontit të tij shkencor. Për këtë arsye, unë do të përpiqem të diskutoj në fillim Vlerën e Përdorimit Minimal, me qëllim pastrimin e rrugës për hedhjen e bazave të teorisë së Ekuilibrit të Përgjithshëm.
- I. RARETE (Economics: VLERA E PËRDORIMIT MINIMAL; Pjesë anësore pa rëndësi, jofrekuente)
Esencialisht, Walras e ka kompletuar analizën e tij të Theory fo Exchange of Two Commodities for Each Other në Pjesën 2 të Elements, përpara se të prezantonte analizën e Vlerës së Përdorimit, (Dobisë Margjinale). Përpara kësaj, ai kishte paraqitur kurbat e kërkesës dhe të ofertës; format e tyre tipike, konsiderata rreth kuptimit të intersektimit ndërmjet tyre, dallimet ndërmjet ekuilibrave të stabilizuar dhe të pa stabilizuar. Këto çështje janë trajtuar dhe janë përshkruar duke nxjerrë në pah Natyrën e Shkëmbimit, ndërkohë që kurbat e Vlerës janë futur për të ekzaminuar Shkaqet e Shkëmbimit. Po ashtu, në çdo stad të analizës, jepet një zgjerim i teorisë së shkëmbimit nga dy vlera në disa vlera përdorimi, si edhe zgjerim në vetvete të sistemit duke përfshirë prodhim suksesiv, formim të kapitalit, kreditim dhe qarkullim të parasë. Kjo mënyrë e të përdorurit gjatë analizës së vlerës së përdorimit nga ai, e trondit lexuesin me formën e origjinalitetin dhe jo me futje të artificeve, duke bërë të mundur që kjo të dalë natyrshëm nga trupi i analizës pa alternuar apo pështjelluar esencën. Hapa të tillë ka përdorur edhe Cassel në riformulimin e Sistemit walrasian.
Sidoqoftë, kjo qartësi për Walras dhe bashkëkohësit e tij Jevons dhe Merger, nuk perceptohet njësoj sot, kur kontributi primar i Walras konsiderohet në Teorinë e Ekuilibrit të Përgjithshëm. Ndonëse tek Jevons dhe Merger vërehet një refleksion i zbehtë i kësaj teorie, përsëri ata të tre së bashku komplementojnë, duke u konsideruar si pionierët e “vlerës së përdorimit minimal”. Walras shkruan teorinë e tij duke nënvizuar: “Shkëmbimi ndërmjet dy mallrave në një treg me kompeticion perfekt, paraqet një operacion me anë të së cilit poseduesi(t) e njërit mall apo të dyve, mund të arrijnë sadisfaksionin më të madh të mundshëm, bërë kjo në konsistencë me kushtin që të dyja mallrat të jenë blerë e shitur njëkohshmërisht dhe në të njëjtat norma të shkëmbimit për të gjithë tregun dhe brendapërbrenda tij”. Më tej ai vazhdon: Objekti kryesor i teorive të pasurive të shoqërisë është që të gjeneralizojë këtë çështje…Ku ne mund të themi… që kjo çështje përmbledh tërësinë, si atë të shkencave ekonomike ‘Pure’ po ashtu edhe të atyre të aplikative.
Sot për ne është e vështirë të kuptojmë përse kjo analizë e vlerës së përdorimit, ka qenë konsideruar kaq vitale dhe revolucionarizuese në atë kohë. Ne mund të përsërisim formulime teorike të bëra gjatë historisë së mendimit ekonomik të cilat i kanë dhënë zgjidhje paradoksit të gjetjes së diamantit në thellësi të ujit, por problemi është të gjenden balanca dhe kërkesa e lejueshme që përcakton një rol të përshtatshëm për zgjidhjen e lëkundjeve të kostos së prodhimit, apo në rastin më të keq rreth teorisë së përcaktimit të vlerës së Punës. Sidoqoftë unë nuk besoj në atë se formulime të tilla krijojnë bindje apo kuptim të plotë. Pjesërisht, kjo ndodh për arsyen e zakonshme që sapo një gabim të dalë në pah, për ata që asnjëherë nuk e kanë patur parasysh apo kuptuar atë, megjithëse ajo përmban anën racionale të gjenialitetit të zbulimit të gabimit, përsëri ajo nuk mund të materializohet për shkak të mbjelljes së saj në mënyrë të gabuar në fabrikën e mendimit të këtyre. Por unë besoj se arsyeja e vërtetë është krejt ndryshe, kjo për shkak të ndryshimit të këndvështrimit të përgjithshëm metodologjik dhe të filozofisë së përgjithshme të ndodhur nga zhvillimet e shkencave të fizikës, veçanërisht si në rastin e zëvendësimit të fizikës së Newton. Kjo shpjegon atë që leksioni i 10-të i Walras në Rarete, The Cause of Value in Exchange, na tingëllon si anakronik.
Roli më i kthjellët metafizik në Rarete-në e Walras është sjellë mjaft bukur në trajtimin e tij rreth Matjeve:
“Analiza e mësipërme është jo e plotë; dhe në shikim të parë, kjo duket e pabesueshme dhe e pamundur për t’u vazhduar sepse intensiteti i Vlerës së Përdorimit konsiderohet absolutisht shumë eluziv pasi nuk ekziston një formë e matshme e raportit kohë-hapësirë në të cilën zhvillohet ekstensivisht Vlera (sasia që mund të merret me një çmim të barabartë me zero) dhe Sasia e një malli të poseduar. Për më tej, kjo lloj vështirësie paraqitet e pakapërcyeshme. Ne operojmë vetëm me supozime në të cilat ekziston një relacion direkt dhe i matshëm, në të cilin ne do të ishim në gjendje të japim një kalkulim ekzakt matematikor të influencës respektive në çmimet të Vlerës ekstensive dhe intensive, po ashtu edhe në bazë të stokut të zotëruar. Rrjedhimisht, unë do të presupozoj ekzistencën e një matjeje standarde të intensitetit të asaj që dëshirojmë të kemi dhe të asaj që dëshirojmë të përdorim.”
Në një shkrim të një subjekti të tillë të ditëve të sotme, gjithkush do të përpiqej që të gjente në vazhdim një frazë përmbledhëse e kombinuar me të tjera fraza që ka një implikim të observueshëm, i cili do t’i jepte mundësi Vlerës së Përdorimit Minimal që në vend të shprehjes “Kjo nuk ka një raport të drejtpërdrejtë apo të matshëm me kohën dhe hapësirën”, të kishte diçka të tillë që mund të shprehej me numra e shifra të cilat të jenë të lidhura me problemin. Sigurisht që Walras nuk e trajton kështu këtë subjekt. Ai nuk thotë diçka të tillë, por thjesht vazhdon arsyetimin rreth simbolikës që ai e quanRarete, e cila ka vlera numerike që mund të mblidhen, mesatarizohen, e kështu me radhë dhe që mund të identifikohen dhe etiketohen me vlerësimin “Të kënaqshme”, në sensin që është e kënaqshme në pikëpamjen e pasurisë materiale që gjeneron.
Në një farë mënyre, gatishmëria e Walras për të pranuar që ka një pamundësi të procesit për matjen fizike të Rarete së tij, tingëllon disi ironike. Ndërkohë që për pionierët e tjerë të Vlerës së Përdorimit Minimal, Walras kishte bërë një përmbledhje shtesë rreth kësaj Vlere, e cila po të pranohej nga të tjerët, do të përcaktonte në mënyrë direkte të shprehurit të Vlerës nëpërmjet numrave. Nëpërmjet përgjithësimeve të bëra, Walras tregon se vlera e përdorimit total e një grumbull mallrash, mund të shkruhet si një shumë funksionesh, ku secili paraqitet si një variabël sasior i vetëm një malli. Këtu të krijohet impresioni që ky ka qenë tipari i funksionimit të kësaj Vlere, që për atë ishte argumenti kryesor për ta parë Rarete si element shkakësor të vlerës në procesin e këmbimit; ku për rarete-në ishte “absolute”, duke u varur vetëm në sasinë e një malli të caktuar, ndërkohë që vlera në procesin e këmbimit është “relative” në raport me këto dy absolute. Dhe kështu me radhë, gjatë kësaj linje, kurba e vlerës së përdorimit për një mall të veçantë ishte me tepër themelore për shkak të funksionimit të vetëm një variable krahasuar me funksionimin e vlerës së përdorimit e cila duhet të merret në konsideratë, por që varet nga disa variabla. Sidoqoftë, nëse preferencat e një konsumatori mund të paraqiteshin nga një shumatore e vetme e funksioneve variable, do ta kishim të lehtë të masnim vlerën e përdorimit ku nevojitet vetëm që kësaj vlere t’i shtojmë disa njësi specifike të atij malli të caktuar, e thënë ndryshe, në rastin e një buke të marrë si njësi bazë, vlera e përdorimit do të shtohet me një fetë sa një e dhjeta e bukës, dhe kështu vlera e përdorimit e të gjithë mallrave mund të shprehet bazuar në këtë arsyetim. Esencialisht, kjo procedurë ishte përdorur nga Fisher dhe Frich, në eksperimentet e bëra më vonë.
Arsyeja përse kjo metodë e matjes së vlerës së përdorimit nuk është adoptuar për tu përdorur, ka të bëjë me atë se funksionimi i vlerës së përdorimit që konsiston në shumën e një variable funksionesh, ka implikime që lidhen me qasjen e konsumatorit e cila kontradikton vëzhgimet e bëra, ku më e theksuara duket të jetë në rastet kur konsumatorët me të ardhura më të larta do të konsumonin një numër më të madh mallrash dhe sasi më të madhe për çdo lloj malli, pa patur më mallra inferiorë. Ndoshta nuk ka nevojë të thuhet, por Walras nuk e ka eksploruar këtë aspekt, megjithëse ai kishte evidentuar efekte të tilla në kurbën e kërkesës për një mall të caktuar e cila shfaq pjerrësi negative për disa mallra të tjera të caktuara nën posedim (e cila është ekuivalente me dhënie parash nga të ardhurat me anë të çmimeve të ndryshuara). Sidoqoftë, ai e pohon këtë në libër, përpara se të fillojë prezantimin e analizës së tij të Vlerës së Përdorimit Minimal, por pa dhënë justifikime të detajuara, ku mesa duke ai i ka konsideruar si gjëra të qarta.
Sipas opinionit tim, mund të them se kjo pjesë e librit të Walras, do të kishte interes vetëm për studentët e shkencave ekonomike. Lidhur me rolin që teoria e Vlerës së Përdorimit ka luajtur në literaturën e analizave moderne ekonomike, mund të pohojmë se e ka bërë këtë në mënyrë tepër të sofistikuar dhe me boshllëqe empirike, ku krahasuar kjo me veprën e Walras, nuk kemi parë asnjë avancim përtej punës së tij. Sidomos ky aspekt është i theksuar në krahasimin me punën e Walras në shpjegimin e të kuptuarit të rolit të aftësisë matëse të Vlerës së Përdorimit.