Mundësi për të papunë papunët / Punësimi në Itali, vendet dhe kuotat ku mund të aplikojnë shqiptarët

17.850 kuota ka paraqitur Italia, për punëkërkuesit gjatë vitit 2014 Shqiptarët mund të aplikojnë dhe për leje qëndrimi Prej dy ditësh kanë ...

17.850 kuota ka paraqitur Italia, për punëkërkuesit gjatë vitit 2014
Shqiptarët mund të aplikojnë dhe për leje qëndrimi


Prej dy ditësh kanë nisur aplikimet për punësim në Itali. Do të jenë 17.850 kuota për ata emigrant apo puntorë të cilët nuk kanë një punë. Të gjitha kërkesat, qoftë për hyrjet qoftë për konvertimet, paraqiten online, përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme nullaostalavoro.interno.it, personalisht apo me ndihmën e të tjerëve. Për t’u futur në sistem, është e nevojshme që i interesuari të regjistrohet, më pas të përpilojë formularin që zgjidhet sipas llojit të kërkesës:  Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, stazh dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur. Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur. Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, stazh dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur. Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur. Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane. Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur. Formulari A për kërkesa autorizimesh për bashkëpunëtorë familjarë me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil. Formulari B për kërkesa autorizimesh për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil. Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve të futur në projekte speciale.
Hyrje për punë:
- 3.000 punonjës të huaj që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998”
- 200 punonjës të huaj për EXPO 2015 të Milanos
- 2.300 punonjës të pavarur (sipërmarrës që kryejnë aktivitet me interes për ekonominë italiane, profesionist, figura të rëndësishme shoqërish private (jo kooperativa), artistë me famë ndërkombëtare apo me kualifikim të lartë profesional të kërkuar nga ente private e publike); qytetarë të huaj për ngritjen e sipërmarrjeve “start-up innovative” sipas ligjit 221 të 17 dhjetorit 2012, në prani të kritereve të parashikuara nga i njëjti ligj dhe në favor të të cilëve ka marrëdhënie pune e karakterit autonom me sipërmarrjen.

Related

Lajme 2543635859633846967

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item