Përse e lëshoi Putini harkun e hakmarrjes?
“Foreign Policy” Ashtu si një mbret i mirë, Vladimir Putini nuk e vrau mendjen të bënte ndonjë veprim mëshire gjatë konferencës së tij të s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/perse-e-leshoi-putini-harkun-e.html
“Foreign Policy”
Ashtu si një mbret i mirë, Vladimir Putini nuk e vrau mendjen të bënte ndonjë veprim mëshire gjatë konferencës së tij të së enjtes. Ai tha se kishte planifikuar t’i kërkonte ndjesë Mikhail Khodorkovsky, ish-manjatit të burgosur që u njoh dikur si armiku numër 1 i Putinit.
Duke iu referuar Khodorkovsky me emrin e tij të rrjedhur nga babai "Mikhail Borisovich”, Putini tha se oligarkia i kishte shkruar duke i kërkuar ndjesë. “Ai ka kaluar më shumë se 10 vjet në burg, është një ndëshkim i rëndë. Ai citon disa arsye humanitare, nëna e tij ishte sëmurë rëndë. Duke marrë të gjitha këto parasysh, ka shumë mundësi të merret një vendim”, shtoi më tej Putini.
Më pak se 24 orë më vonë, Khodorkovsky, që ishte akuzuar për mashtrim e përvetësim, u dërgua drejt e në Berlin, ku u bashkua me familjen e vet.
Habia që shkaktoi deklarata e Putinit në marrëdhëniet publike ishte e mjaftueshme edhe për kampin e Khodorkovskit.
Pa e pasur vëmendjen te rrethanat e ndjesës (duke përfshirë edhe arsyet e mundshme familjare) ndjesa ndaj Khodorkovskit është një hap pozitiv për Rusinë. “Urime për këdo që e priti kaq gjatë të vinte kjo ditë”, tha Vladimir Murza, ish-këshilltar në Institutin Modern Rus. U tha madje se avokati i Khodorkovskit, madje as familja nuk ishin në dijeni për lirimin e tij dhe ndjesën që iu kërkua. Një nga avokatët e tij është shprehur se “nuk është aplikuar për faljen dhe nuk kemi informacion se ndokush ka aplikuar në emër të tij së fundmi”. “Derisa skuadra e tij legale të takohet me Mikhail Khodorkovsky, nuk mund të komentojmë nëse është bërë ndonjë kërkesë për faljen e tij, nga kush dhe për cilat arsye” lexohet në një deklaratë në faqen e internetit të Khodorkovskit. Ditën e premte, vetë Khodorkovski lëshoi një deklaratë duke thënë se i kishte kërkuar Putinit faljen e tij “për shkak të rrethanave familjare” – një referencë për nënën e tij të sëmurë – dhe shtoi më pas se ishte “i gëzuar që vendimi i tij ishte pozitiv”.
Kuptohet që në politikën ruse mund të jetë e vështirë të dallosh ndryshimet mes fakteve të rënda dhe të përllogaritura më së miri kur bëhet fjalë për disinformacion. Në një situatë të tillë avokatët e Khodorkovskit duken të hutuar.
Pavarësisht se si ia doli, lëvizja është interpretuar si një shprehje pozitive para lojërave olimpike që do të zhvillohen vitin që vjen në Sochi. “Ai e ka luajtur për bukuri kartën” shprehet një gazetar anglez. Sipas Pomerantsevit, lëvizja e Putinit ka brenda 2 mesazhe, përmbajtja e së cilave varet nga këndvështrimi i audiencës. Koordinimi ishte i përsosur. “Është diçka e bukur që bëhet pikërisht para lojërave olimpike” tha Pomerantsev.
Në vendin e tij, lirimi i Khodorkovskit ka shërbyer si një spektakël i radhës nga ana e Putinit, si pasojë e pushtetit të tij absolut. Si një mbret që me mirësjellje e fal viktimën e tij, mesazhi që ai i jep Rusisë është një nga kontrollet e tij të rrepta. Duke liruar nga burgu një njeri, që dikur shihej si rivali i tij, ai tregon se nuk ia kall datën aspak Khodorkovsky. “E kam thyer atë njeri” duket sikur thotë ai.
Por nëse Putinit do t’i pëlqente t’i vinte rrotull lirimit të tij si një demonstrim i qartë i politikës ruse, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Rusia muajt e fundit ka qenë nën mbikëqyrje intensive për shkak të minoritetit homoseksual. Kjo mbikëqyrje është amplifikuar nga lojërat olimpike, kur është marrë vesh se disa liderë botërorë nuk do të marrin pjesë. Kjo është diçka që Putini dëshiron ta shmangë sa të mundet. Me fjalët e Masha Gessen, lirimi i Khodorkovskit erdhi për shkak të “perspektivës së të qëndruarit vetëm gjatë lojërave olimpike ose vetëm me presidentin e Ukrainës për shoqëri, që u duk si e vërtetë për herë të parë”.
Përllogaritja që mund të ketë dalë nga ana e vendimit të administratës së Obamës për të dërguar një delegacion të rangut të ulët në Sochi, që do të drejtohet nga ish drejtori i departamentit të sigurisë, Janet Napolitano.
Asnjë zyrtar i kabinetit nuk do të jetë me to, madje edhe Presidenti Obama do të rrijë larg.
Presidenti francez Hollande nuk do të marrë pjesë gjithashtu dhe lista e miqve që janë kryetarë shtetesh do të jetë e dukshme për ata që do ta ndjekin, por më e dukshme akoma do jetë për ata që nuk do ta ndjekin fare. Por kush do rrijë krah Putinit në tribunë? Presidenti rus do të pëlqente të kishte një lider të madh në krah.
Koordinimi duket i mbarë – por Putini nuk e vriste mendjen shumë se ç’mendonte bota europiane për të. “Kur bëhet fjalë për probleme themelore, sidomos për gjëra ku Perëndimi ushtron presion mbi të, Putini duket se futet në ankth” shkruan Ioffe.
Duke argumentuar për lirimin e Khodorkovskit themi se ishte një rezultat i drejtëpërdrejtë vendimi i Obamës të mos shohë asnjë ndeshje hokey apo ndonjë interpretim bobslei, gjë që i ka shtuar ankthin edhe më shumë Putinit.
Por Putini nuk është Kim Jong Un – një diktator i izoluar nga pjesa tjetër e botës me pak miq, përtej Dennis Rodman.
Ai është lider që duhet të angazhohet për partnerët e tij në gjithë botën dhe të kujdeset për imazhin e tij. Një vështrim në fotot e Putinit pranë një kali na thotë gjithçka që duam të dimë. Ky është një njeri që dëshiron të sajojë një imazh të caktuar për Rusinë dhe për botën – një imazh force, burrërie dhe pavarësie.
Përktheu Rudina Dahri