Ju pëlqen sallata? Ja cila është më e shëndetshme

Mendosni se të përzieni disa gjëra quhet sallatë? Edhe pse ne i përdorim të gjithë zarzavatet në mënyrat tona të ndryshme, jo të gjitha sall...


Mendosni se të përzieni disa gjëra quhet sallatë? Edhe pse ne i përdorim të gjithë zarzavatet në mënyrat tona të ndryshme, jo të gjitha sallatat e krijuara janë të shëndetshme.
Sallata jeshile krahasuar me rozmarinën, p.sh. është më e lehtë, ose si të themi ndryshe, si të krahasojmë mollën me portokallin. Kjo, sepse në përgjithësi zarzavatet me gjethe janë të pasura në fibra, kalcium ,hekur dhe vitamina A dhe C mes lëndëve ushqyesve të tjera thelbësore.
“Nuk ka rëndësi se çfarë lloji është, sallata do t’ju ofrojë disa vlera ushqyese”, thotë Rachel Berman, RD, drejtor i rubrikës së ushqimit në caloriecount.com . Është gjithashtu me vlerë të përmendet, se zarzavatet me gjethe nuk përmbajnë disa prej armiqve më të mëdhenj të tretjes, pra yndyrën dhe natriumin.
“Ju merrni shumë vlera për pak kalori”, thotë Berman. ”Duke shoqëruar çdo vakt me një sallatë, ju ndihmoni veten të ngopeni me më pak kalori.”
Mbani mend se nuk ka sallatë, pa yndyrë fare. Një studim ka zbuluar se vlerat ushqyese në zarzavate dhe perime merren më mirë kur janë të shoqëruara me pak yndyrë, si në avokado, arra apo vaj ulliri.
Por krijimi i një baze të mirë është i rëndësishëm, gjithashtu. Një përzierje e zarzavateve pak të ndryshme është ndoshta sallata më e shëndetshme nga të gjitha. Në këtë mënyrë ju merrni përfitimet e ndryshme, të disa opsione të ndryshme.
Natyrisht, edhe sasia e sallatës së konsumuar do të ndikojë në sasinë e vlerave ushqyese./100revista




Related

Shëndet & estetikë 6516174310381193311

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item