Shqipja, kjo gjuhë e lashtë (2)
Nga R. M. - Ramçe Meditime drejt lashtësisë* Si do që t’a marrim, kodi gjenetik i njeriut tregon për aftësinë (dhuntinë) e tij për krijuar z...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/shqipja-kjo-gjuhe-e-lashte-2.html
Nga R. M. - Ramçe
Meditime drejt lashtësisë*
Si do që t’a marrim, kodi gjenetik i njeriut tregon për aftësinë (dhuntinë) e tij për krijuar zëre dhe si vijim i kësaj, për të folur në një periudhë të dhënë historike ekjo u arrit në kohën e zotësimit dhe shkathtësimit. Ai fillon të organizohet (Homo habilis) e ky fakt është tregues se në këtë kohë më kishin buthëtua zëret e para (onomatopeat). Neriu organizatif fillon poshtë-lart të artikullon nga se aftësitë e homo habilis-it për të prodhuar vegla kërkon një bashkëpunim më të madh mes tyre, një ndërlidhje aftësuese (didaktike) të tjetrit për pjesëmarrje në këtë proces të « formësimit » të diçkafit që do të përdorej për veprime të përditëshme. Pra një lloj të kuptuarit mes vete ishte i pashmangshëm për krijimin e këtyre marrëdhënieve shoqërore, e kjo shtin në mes (së paku) fjalë të caktuara për veprime të caktuara. Megjithë kompleksitetin krijues, na nuk mund të pohojmë me ndonjë siguri se e folmja e mirëfilltë egzistonte në këtë përiudhë me të vërtetë të largët. Vetë them se kjo tezë është tejet guximtare sepse shumica e shkencëtarëve (gjuhëtarë, sociologë, historianë) janë të një mendimit se fjalët e para buthëtuan ende më vonë, në kohën e njeriut plotësisht të arsyeshëm.
Të përmend këtu edhe homo sapiens-in, dhe të them se në kohën e tij nuk ishin më tepër se disa dhjetëra mijë individë. Kjo çon drejt pyetjes së prejardhjes të rreth 6000 gjuhëve. Kemi të bëjmë me një gjuhë amë (monogjeze), nga e cila lindën të tjerat me shpërndarjen nëpër troje të ndryshme të sapiensit para 60 000 - 80 000 vitesh ose :
a) me këtë shpërndarje ata ndikuan në cytjen grupeve të tjera për të folur dhe
b) poligjeneza : aty më folej një gjuhë dhe në kontakt në mes grupeve, lindën gjuhë degë dhe me kohë, familje gjuhësh dhe nëngrupe të tyre ?
Por t’i rrekem meditimeve të mia ku për të gjetur shenja e shembuj lashtësije të gjuhës shqipe, më përhidhej një tezë e amerikanit Merrit Ruhlen i cili thot se në familjen e protogjuhëve ku përfshihen 32 dy sish, të cilat ishin në përdorim para afro 52 000 vitesh, fjala e parë e thënë do të ketë qenë monosilabja tikose aq’wa. Pa ndërhy në atë se këto fjalë kanë mundur ose jo t’i kenë mbijetuar aq shum vjetëve do t’i drejtohem shqipes së sotme ngase fjala tik në shqip do të thotë gisht që faktikisht çon drejt rrënjës së lashtë TIK (lat. digitus, gr. δάχτυλο që poashtu çojnë drejt të njëjtës rrënjë). Fjala ak’wa ka gjithashtu shum mundësi të ketë evoluar dhe sot na kemi ujë që fonetikisht lidhet me shkrirjen « ekonomike » të ak dhe dhe sjell : ‘ua > uja > ujë.
Nuk do të zgjërohem momentalisht më shum në përcaktime kohore dhe krahasime sepse, si që përmenda më lart, ky shkrim ka të bëjë me meditime dhe jo hulumtime nga autorë të ndryshëm të cilët permenden këtu vetëm si kompletim anësor ngase dokumentimet (tezat) e mia janë të një natyre tjetër. Unë i qasem fjalëve të lashta që sot në gjuhën shqipe janë të gjalla, në përdorim të përditëshëm por në formë të përngjitur dhe kjo enkas me sekuencën ng, të cilën në raste të ndryshme të mëvonëshme e gjejmë edhe me g-ënë e shkrirë kur punohet për fjalë që nisin me zërin gj si psh. gjall/ë – n-gjall/ë.
Unë në vijim do të tentoj dë gjejë rrënjën e mirëfilltë të fjalës së përngjitur sepse është kryesisht kjo që çon drejt shekujve të kaluar.
Gjejmë sot një rënditje ng fillestare (në krye të fjalës) por që nuk është në asnjë moment digram si në rastin e shum gjuhërave në botë, sidomos atyre indoeuropiane. Nuk kam njohuri se ndonjë gjuhë tjetër ka më shum fjalë në repertoarin e vet se sa gjuha shqipe ku ngështë nismëtare e posaçërisht të fjalëve njërokëshe. Akoma më karakteristike është se këto fjalë, historikisht shiquar, janë të përngjitura gjithënjë duke ruajtur vlerën njërokëshe e kjo është specifika e gjuhës shqipe e ruajtur me mijëvjeçarë! Së pari për sqarim fonetik, do të përmend se kemi edhe në anglisht këtë rend që gjindet në vënde të ndryshme të fjalës dhe shqyptimi është tejet i përafërt me gjuhën tonë (finger), kurse në shum gjuhë sllave shqyptimi është plotësisht i njëjtë sikur në shqip por ato fjalë, janë të huazuara nga gjuhë të huaja (bingo, gong, ring…) dhe që poashtu gjindet e shpërndarë në vënde të ndryshme të fjalës E njëjta vlen edhe në tyrqisht: rengli, mangall…
I përmenda disa shembuj nga gjuhë të tjera me qëllim të pasqyrimit të dallimeve me rendin (në lat. sequentia – vijim, rend) e bashkëtingëlloreve në fjalë. Duket mirë se aty nuk kemi të bëjmë me raport lashtësije sikur që është rasti me shqipen, të jetë ajo vazhdim thrako-ilir apo si që e shoh unë, vazhdim i një të folmje shum më të lashtë por të papërcaktuar gjer më sot.
NG është rend i bashkëtingëllores hundore n dhe qiellëzores shpërthyese g që anatomikisht dhe shpirtërisht shiquar përbëjnë, secila në vete shprehje emocianle dhe reakcione të « dorës së parë » të njeriut primitif. N-ëja e shkurt, me nazalitet të shterur, dhe shtërngim të nofullave, shpreh mosaprovimin e një të bëme, refuzon një shërbim, shoqërim por edhe tërhjek vërejtjen ose ndalon një veprim të tjerëve. Shpërthyesja g, më së miri do të jetë përdorur për shprehje kënaqsije dhe gëzimeve të vogla duke e përsëritur të bashkuar për disa herë sipas rëndësisë që i jepej ndodhisë e cila i lënte përshtypje. Në raste kur g-ja përfundonte me përmbyllje, pra duke humbur nga zëshmëria ishte shenjë e moskënaqsisë, gjente diçka si të tepërt, monotone.
Këta dy bashkëtingëllore duhet të jenë të nxjerra nga goja e njeriut në të njëjtën periudhë me zanoret a, e, o, u ; grykoren h, buzoret f dhe p me të cilat u formuan onomatopeat e njeriut primitif.
(Vijon)
*Në fillim këto meditime i ndava në dy pjesë mirëpo për shkaqe praktike vendosa që publikimi të bëhet në tri pjesë.