Mijëra opozitarë përpara rezidencës së presidentit Janukoviç

NOVI PETRIVTSI (Ukrainë), 29 dhjetor /ATSH-AFP/ – Drejtuesit e opozitës ukrainase dhe mijëra përkrahës të integrimit në Bashkimin Evropian m...


NOVI PETRIVTSI (Ukrainë), 29 dhjetor /ATSH-AFP/ – Drejtuesit e opozitës ukrainase dhe mijëra përkrahës të integrimit në Bashkimin Evropian manifestuan sot përpara rezidencës së fshatit të presidentit Viktor Janukoviç, e mbrojtur nga masa të forta sigurie dhe e shndërruar në nje simbol të korrupsionit, një veprim që lëvizja kundërshtuese ndaj regjimit te  tij e bën per here te pare që prej më tepër se një mauji.
Rreth 5 000 opozitarë, të cilët valëvisnin flamuj të Ukrainës dhe të BE-së, u vendosën në sheshin qendror të fshatit Novi Petrivtsi, 300 metra nga rezidenca Mejiguiria, që mbrohej nga kordonë policorë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, kamionë dhe autobusë.
Hipur mbi një minibus, boksieri i njohur Vitali Kliçko, një nga krerët e opozitës, tha se ndodhej atje për të dënuar “korrupsionin”.
“Pushteti nuk duhet të mendojë se mund të fshihet pas mburojave dhe të mos dëgjojë popullin. Herën tjetër, këtu do të vijnë miliona njerëz”, shtoi ai.
Arseni Jaceniuk, aleat i opozitares së burgosur Julia Timoshenko, kërkoi edhe njëherë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Mikola Azarov, përgjegjëse për pezullimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Evropian, në përfitim të bashkimit ekonomik me Rusinë dhe për represionin ndaj manifestuesve në fund të nëntorit.
Iaceniuk shtoi se nëse kërkesat e opozitës nuk plotësoheshin, ky manifestim i së dieles përpara rezidencës së presidentit, që ai me ironi e quajti “ekskursion”, mund të përsëritet.
Rezidenca Mejiguiria është bërë simbol i korrupsionit të regjimit pas hetimeve të shumta për “privatizime të paligjshme” të bëra publike këto vitet e fundit në shtyp.
Kjo rezidencë është bërë objekt i disa artikujve të gazetares së opozitës Tetiana Çornovol, viktimë e një sulmi barbar të mërkurën qe u dënua nga Perëndimorët dhe që ka shkaktuar zemërim në Ukrainë.
Mijëra persona janë drejtuar me biçikletë, makina dhe minibus sot në mëngjes për në rezidencën rreth dhjetë kilometra prane Kievit, kryeqyteti i Ukrainës.

Manifestuesit mbanin një arkivol dhe thërrisnin “Kiev, ngrihu !” dhe “Janukoviç, ik menjëherë !”

Related

Lajme 2083274090353396388

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item