Rekord investimesh shkencore në Gjermani

Firmat gjermane kanë investuar si kurrë më parë në vitin 2013 më shumë fonde në shkencë dhe zhvillim. Peshën më të madhe të investimeve e mb...

Firmat gjermane kanë investuar si kurrë më parë në vitin 2013 më shumë fonde në shkencë dhe zhvillim. Peshën më të madhe të investimeve e mbart industria.

Investimet shkencore të sipërmarrjeve e koncerneve gjermane kanë arritur një rekord të ri në vitin 2013. Sipas të dhënave të Organizatës Gjermane të Shkencës të publikuara të martën investimet në shkencë për këtë vit që po mbaron kapën shifrën e 53,8 miliardë eurove, 5,3% më shumë se viti 2012. Edhe në personel ka pasur zhvillime pozitive në fushën shkencore në Gjermani. Numri i vendeve të punës me orar të plotë në shkencë dhe zhvillim (FuE) u rrit me 2,9%, konkretisht 367.000 vende pune më shumë.
Industria e makinerive e elektronikës kryeson
Krahas veprimtarive të veta, firmat u kanë ofruar oferta për studime institucioneve jashtë firmave, si universiteteve gjermane, në një vlerë të përgjithshme prej 12,8 miliardë eurosh, një plus prej 3,8%. Pjesa më e madhe e investimeve vjen nga industria gjermane. 86% e fondeve këtë vit erdhën nga industria e automjeteve, ajo e elektronikës, makinerive, si edhe nga industria farmaceutike e kimike. Vetëm prodhuesit e makinerive dhe automjeteve e rritën fondin e investimeve me 6,4%.
Firmat promotore të investimeve
Si promotorë të investimeve konsiderohen fusha energjitike dhe e menaxhimit, si edhe teknologjitë e reja në fushën e automobilistikës. Firmat e nivelit të mesëm nuk kanë investuar shumë në shkencë këtë vit. Më shumë se dy tretat e investimeve vijnë nga firma me më shumë se 1000 punëtorë. Krahas ekonomisë edhe shkollat e larta e institutet shkencore kanë qenë të gatshëm për të dhënë më shumë fonde për studimet shkencore, një rritje prej 4,8%.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shpenzimet për shkencën dhe zhvillimin kapën shifrën e 80 miliardë eurove. Krahas fondeve të industrisë këtë vit u rritën edhe fondet e shtetit gjerman për shkencën dhe zhvillimin, nga 0,94% në 0,96%. Me këtë rritje përmbushet edhe objektivi i qeverisë së pritshme gjermane të koalicionit për të investuar 3% të potencialit të ekonomisë në shkencë dhe zhvillim.

Related

Lajme 3042743515727598085

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item