Një ekzekutim që vetëm sa ka shtuar më shumë pikëpyetjet
Ka shumë raportime këto ditë për atë që ka ndodhur në Korenë e Veriut. Njeriu që ishte përgjegjës për transferimin e pushtetit pas vdekjes s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/nje-ekzekutim-qe-vetem-sa-ka-shtuar-me.html
Ka shumë raportime këto ditë për atë që ka ndodhur në Korenë e Veriut.
Njeriu që ishte përgjegjës për transferimin e pushtetit pas vdekjes së Kim Jong- il tek i biri i tij, Kim Jong- un, është ekzekutuar.
Gazeta gjermane Bild shkon larg kur mendon se Kim Jong- un po synon që të hapë vendin, duke ekzekutuar të vjetrit.
“Trashaluqi është me të mirët”, shkruan ajo.
Por shumica dërrmuese thonë se ai po mbretëron duke përdorur terrorin.
“E frikshme është se ai është shumë mirë mendërisht”, shkruan një tjetër e përditshme.
Por ndërkohë, një zhvillim vjen nga ky rajon, që implikon edhe Kinën.
Sipas BBC, koreano- veriorët, që punojnë në Kinë, janë thirrur të kthehen në vend.
Sipas BBC, Kim Jong-un mund të jetë duke spastruar njerëzit e Chang Song- thaek, burrit të hallës, që e ekzekutoi pak ditë më parë.
Chang mendohet se kishte lidhje ekonomike me Kinën, madje synonte t’i zgjeronte ato më shumë.
Përflitet se Chang kishte në plan nisjen e reformave ekonomike sipas stilit kinez.
Për herë të parë është publikuar edhe një foto e Kim pas ekzekutimit të njeriut të dytë më të fuqishëm në vend.
Ekzekutimi i tij ka ngritur pikëpyetje për stabilitetin e një vendi që njihet edhe si fuqi bërthamore./ep