Intervistat e punës, si t’i përgatisësh, pyetjet që bëhen nga punëdhënësi

Duhet të keni gati përgjigjet për pyetjet më të shpeshta. Zakonisht janë ato që kanë të bëjnë me motivimin e personelit. “Përse dëshironi të...

Duhet të keni gati përgjigjet për pyetjet më të shpeshta. Zakonisht janë ato që kanë të bëjnë me motivimin e personelit. “Përse dëshironi të punoni këtu?” Bëj gati edhe përgjigjet për pyetjet më pak të rëndësishme. “Cili është aktiviteti që keni menaxhuar me më pak sukses dhe pse?”


Shumë të papunë çdo ditë përballen me tregun e punës. Sigurimi i një vendi pune varet “vetëm” nga intervista e punës. Një intervistë e suksesshme do të thotë “detyrim” për punëdhënësin që t’ju punësojë. Gjëja e parë që duhet bërë, është të njiheni me një person të brendshëm. Punonjësit mund t’ju krijojnë një ide se si funksionojnë në të vërtetë punët në kompani dhe se a është vërtet një vend i duhur për ju. Nëse e përmendni këtë fakt në takimin tuaj gjatë intervistës, atëherë keni për të lënë përshtypje si një njeri i cili e merr seriozisht punën. Tregojuni intervistuesve që ju jeni i familjarizuar me kulturën e tyre të punës dhe se ju jeni një gjetje e mirë për ta. Ata duan të krijojnë besim, kështu që duhet t’u tregoni që ju keni vlera të përshtatshme me grupin e tyre. Krijoni një listë me fraza që spikasin. Krijoni një liste me fjali të shkurtra të cilat theksojnë cilësitë tuaja më të mira. Sigurohuni që t’i shprehni këto fraza gjatë intervistës në mënyrë që të tregoni më të mirën tuaj. Ushtrohuni mbi përgjigjet që u duhen dhënë pyetjeve si: “Çfarë dini të bëni më mirë?”, “Cilat janë pikat tuaja të dobëta?”, “Çfarë objektivash keni arritur?”, “Pse duhet t’ju zgjedhim ju për këtë pozicion?” Ndoshta nuk do t’ju bëhen këto pyetje, por do të ndiheni më të sigurtë nëse përgjigjet i keni përgatitur përpara. Asnjëherë intervistat e punës nuk janë të ngjashme 100%, por kanë disa karakteristika të përbashkëta. Një intervistë pune mbetet gjithmonë një ftesë nga punëdhënësi juaj i mundshëm, i cili ka interes t’ju njohë e vlerësojë, nga ana personale dhe profesionale. Nuk jeni duke u marrë në pyetje nga policia dhe as ju kanë ngritur në mësim. Kini gjithmonë gati përgjigjet për pyetjet e zakonshme: zakonisht janë ato qe kanë të bëjnë me motivimin e personelit. “Përse dëshironi të punoni këtu?” Bëj gati edhe përgjigjet për pyetjet më pak të rëndësishme. “Cili është aktiviteti që keni menaxhuar me më pak sukses dhe pse?” Studiojeni mirë website-in e kompanisë për të kuptuar sa më mirë politikat e tyre: ato detaje mund t’ju ndihmojnë të hyni menjëherë në sintoni me kompaninë. Përdorimi i të njëjtës gjuhë apo mundësia për të folur për gjëra të përbashkëta si p.sh., një event në të cilin kompania ka marrë pjesë kohët e fundit etj. Duke treguar afërsi me kompaninë, transmetoni më shumë dëshirë për t’u bërë pjesë e asaj kompanie. Kujdes me kontradiktat: me shumë siguri intervista e punës nuk do të jetë vetëm një, ndoshta do të jenë të paktën dy takime, edhe me persona të ndryshëm. Brenda të njëjtës intervistë, mund t’ju bëjnë disa pyetje për të njëjtin argument. Duhet të jeni gjithmonë koherentë me sa keni shkruar në CV dhe të tregoni gjithmonë të njëjtin version, edhe në takime të ndryshme.

Pyetjet më të zakonshme për intervistë:
1. Cilat janë pikat tuaja të forta?
2. Cilat janë dobësitë tuaja?
3. Përse jeni të interesuar të punoni në (emri i kompanisë)?
4. Ku e shihni veten pas 5 vitesh? 10 vitesh?
5. Përse doni të largoheni nga kompania juaj e tanishme?
6. Përse ka një hapësirë papunësimi gjatë periudhës (data) në punën tuaj?
7. Çfarë mund të ofroni ju që dikush tjetër nuk mund ta bëjë?
8. Cilat janë ato 3 gjëra të cilat menaxheri juaj i mëparshëm donte ti ndryshonte tek ju?
9. A keni mundësi të shpërnguleni në qytet tjetër ?
10. A keni mundësi të udhëtoni?
11. Tregoni për një arritje tuajën për të cilën ju jeni shumë krenar?
12. Tregoni një rast kur keni gabuar?
13. Cila është puna që ju ëndërroni?
14. Çfarë keni dëgjuar për këtë pozicion?
15. Çfarë do të arrinit në këtë pozicion për 30 ditët e para, 60 ditët e par 90 ditët e para?
16. Flisni për eksperiencat tuaja?
17. Flisni për shkollimin tuaj?
18. Përshkruajeni veten tuaj?
19. Më thoni se si e keni përballuar një situatë të vështirë?
20. Përse duhet t’ju punësojmë juve?
21. Përse po kërkoni për një punë të re?
22. Jeni i gatshëm të punoni gjatë fundjavave apo pushimeve?
23. Si do të vepronit me një klient të acaruar?
24. Cilat janë kërkesat tuaja për rrogën?
25. Tregoni në rast kur ju i keni arritur objektivat e një projekti?
26. Cilët janë konkurrentët tanë?
27. Cili ka qenë mosrealizimi ynë më i madh?
28. Çfarë ju motivon?
29. Kur jeni i disponueshëm?
30. Cili është mentori juaj?
31. Tregoni një rast kur ju keni kundërshtuar shefin tuaj?
32. Si e përballoni presionin?
33. Si quhet CEO i kësaj kompanie?
34. Cilat janë qëllimet tuaja për karrierën?
35. Çfarë ju zgjon në mëngjes?
36. Çfarë do të thoshin raportet tuaja për ju?
37. Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të ish-shefit tuaj?
38. Nëse e telefonoj shefin tuaj në këto moment dhe e pyes se cila është fusha ku ju mund të zhvilloheni, si do të më përgjigjej?
39. A jeni ju një udhëheqës apo një ndjekës?
40. Cili është libri i fundit që keni lexuar për tu zbavitur?
41. Cilat janë ato vese që ju bezdisin tek kolegët?
42. Cilat janë pasionet tuaja?
43. Cili është website juaj i preferuar?
44. Çfarë ju vë në siklet?
45. Cilat janë disa nga eksperiencat tuaja në lidership?
46. Si do ta pushonit dikë nga puna?
47. Çfarë ju pëlqen më shumë dhe më pak nga kjo industri?
48. A do të punonit më shumë se 40 orë në javë?
49. Çfarë pyetjeje nuk ju kam pyetur?
50. Çfarë pyetjeje keni për mua?

Related

Suplement 9133809766792853805

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item