10 momentet më pikante në futboll gjatë 2013-s

Gazetari i njohur italian i sportit Roberto Beccantini ka stiluar dhjetë momentet më të bukura në futboll gjatë 2013-ës. Në vendin e parë ga...

Gazetari i njohur italian i sportit Roberto Beccantini ka stiluar dhjetë momentet më të bukura në futboll gjatë 2013-ës. Në vendin e parë gazetari italian vë lamtumirën e Sir Alex Ferguson dhe në vendin e dytë Bayern-in e Jupp Heynckes. Po poshtë po iu sjellim renditjen e tij të plotë.

Nga Roberto BECCANTINI


1.   Lamtumira e Fergusonit
Nuk e kishte marrë akoma titullin Sir kur në nëntor të 1986-ës, kur u prezantua tek Manchester United. Në 27 vjet, ka fituar dhe stërfituar gjithçka. Me të, Man. United është shndërruar në një skuadër model. Shumë lojtarë kanë shkëlqyer nën ndikimin e tij si Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo. Kur nervozohej, u gjuante lojtarëve me këpucë.

2.   Bayern-i i Jupp Heynckes
Champions League, Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë. Heynckes u kthye në një simbol për gjermanët. 68-vjeçari me skuadrën e tij asfaltoi Juventusin në dy ndeshje (2-0; 0-2), vuri me shpatulla mbas muri Barcelonën e Messit (4-0;0-3). Në vend të tij erdhi Pep Guardiola, por mbetet i paharrueshëm stili “vertikal” i skemave të skuadrës së tij.

3.   Stefano Borgonovo
Nuk mund të mungojë një kujtim i të gjithë atyre që na kanë lënë. Stefano është mishërim i trishtimit. Sëmundja e egër që e ka zënë, i ka paralizuar të gjithë trupin duke i lënë vetëm trurin “ndezur”. Borgonovo ishte një sulmues thelbësor. Ai i dhuroi Milanit të Arrigo Sacchi-t një gol të çmuar përballë Bajernit.

4.   Gafa e portierit të Southampton, Artur Boruc.
Në një ndeshje të Premier League, në stadiumin Britannia, Boruc u gënjye nga goditja e topit të portierit Asmir Begovic, të skuadrës Stoke City. Begovic shënoi në portën e Boruc nga 90 metra largësi.

5.   Përsëritja
Në 26 tetor të këtij viti, futbolli mbushi plot 150 vjeç. I lindur në Londër në vitin 1863. Ky sport i ri zgjodhi këmbët në dallim nga loja me dorë në regbi. Megjithëse akoma vazhdojnë të ngatërrohen.

6.   Rrëmuja e diskriminimit territorial
Nuk kuptohet më asgjë. Rifutet në derivatet e racizmit, u parcelizua dhe u italianizua. Stadiume të mbyllura, të rihapura, të hapura për fëmijët. Rregulla të ndryshuara. Jo të denja për ofendimet dhe sharjet.

7.   Blerja e aksioneve të Interit
Manjati indonezian Erick Thohir blen shumicën e aksioneve të Interit. Moratti ishte president dhe padron i kësaj skuadre që nga viti 1995. Një kthesë epokale për shoqërinë dhe futbollin italian.
8.   “Kopja e Djallit”
Ky është Milani i dy administratorëve. Silvio Berlusconi mori nën zotërim Milanin në vitin 1986, duke e shndërruar në një nga klubet më të mira në botë. Mes stafetës së të besuarit të tij Adriano Galliani dhe vajzës Barbara cili do të jetë pasardhësi?

9.   Çështja e arbitrimit
Në ndeshjen Hoffenheim – Bayer Leverkusen që përfundoi me rezultatin 1-2, arbitri i ndeshjes Felix Bryck dha aprovimin për një gol që Stefan Kiessling (sulmues i Leverkusenit), nuk e kishte shënuar kurrë. Me pak fjalë: një goditje me kokë, topi jashtë porte, futet në rrjetën e çarë dhe gol. Rezultat i miratuar.

10.  Supergoli i Di Natale.
Çfarë goli fantastik ai i Di Natales ndaj Kievos. Një e majtë e fortë nga cepi në cep, dhe topi që futet në anën e djathtë të portës. Një kontroll topi prej një mjeshtri të vërtetë dhe finalizim perfekt. Ky gol të kujton golit e Francesco Totti-t kundra Sampdoria-s në Marassi.

Related

Sport 7766298157523253647

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item